Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e djeshme në një kopësht privat në Fier, ku humbi jetën një fëmijë 3-vjeç, është arrestuar edukatorja .
Policia bën me dije se është vënë në pranga R. B., 27 vjeçe, banuese në Fier, pasi i mituri ishte nën mbikqyrjen e saj.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, arrestuan shtetasen R. B., 27 vjeçe, banuese në Fier, pasi në kopshtin privat ku punon si edukatore, ka humbur jetën aksidentalisht fëmija i mitur 3 vjeç, i cili duhej të ishte nën mbikqyrjen e kësaj shtetaseje”, njofton policia./Opinion.al