Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vazhdojnë paqartësitë rreth dronëve në disa shtete amerikane

2024/12/16 at 7:58 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vazhdojnë paqartësitë rreth dronëve në disa shtete amerikane

Këshilltari i ardhshëm i Presidentit të zgjedhur Donald Trump për Sigurinë Kombëtare, Michael Waltz tha të dielën se ka ardhur koha për të kuptuar se nga vijnë me dhjetëra dronë misterioz që po fluturojnë mbi shtetet lindore amerikane, si dhe nëse pas tyre fshihen qëllime keqdashëse.


Gjatë një interviste për rrjetin televiziv CBS ai tha se kësaj çështjeje i “duhet shkuar deri në fund”.

Për javë të tëra, banorët e shtetit të Nju Xhersit si dhe disa shteteve të tjera në veri dhe jug të vendit, përgjatë vijës bregdetare të Oqeanit Atlantik, kanë njoftuar se kanë parë më shumë se 5,000 dronë.

Por autoritetet kanë arritur në përfundimin se shifra është jashtëzakonisht e fryrë.

Këto zhvillime u kanë dhënë zë teorive të ndryshme konspirative, mes tyre se bëhet fjalë për akte spiunazhi të vet qeverisë amerikane, apo se dronët janë lëshuar nga Irani, nga një anije që ndodhet jashtë ujërave teritoriale, në lindje të Shteteve të Bashkuara.

Zoti Waltz tha se dronët po qëndrojnë në qiell për një kohë e mund të jenë të rrezikshëm.

Ai vlerësoi administratën e Presidentit Joe Biden mbi përpjekjen për të zbutur frikën dhe për të zgjidhur çdo mister në lidhje me dronët, por nuk ofroi asnjë shpjegim mbi rastin.

Senatorja demokrate Amy Klobuchar tha për rrjetin televiziv CBS se rreth kësaj çështjeje “nevojitet më shumë transparencë”.

Nju Xhersi është shteti nga ku janë bërë më shumë njoftime për dronë.

Të shtunën, zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) theksuan se shumica e njoftimeve të fundit mbi dronë, kanë qenë avionë me pilot, që nuk përbënin asnjë kërcënim për sigurinë kombëtare.

Një zyrtar i FBI-së u tha gazetarëve se agjencia po punonte me 50 partnerë shtetërorë e të qeverisë federalë dhe se kishte përcaktuar se nga më shumë se 5,000 njoftime për dronë, më pak se 100 meritonin hetime të mëtejshme.

I njëjti zyrtar tha se nuk është gjetur asnjë provë për aktivitet në shkallë të gjerë me dronë, duke shtuar se shumë prej njoftimeve i referoheshin ‘korridoreve të rregullta të fluturimit’.

Ai shtoi se hetimet po vazhdojnë me rastet e mbetura, duke analizuar të dhënat e radarëve dhe informacioneve të zbulimit.

“Ne nuk mund t’i injorojmë njoftimet (për dronë)“, tha zyrtari. “Ne po bëjmë çmos për të gjetur origjinën e këtyre aktiviteteve, por mendoj se ka pasur një zmadhim të situatës lidhur me numrin e dronëve që supozohet se janë parë”.

Zyrtarët amerikanë kanë konfirmuar se dronë janë parë mbi bazat ushtarake në Nju Xhersi, siç është ‘Picatinny Arsenal’ (objekt ushtarak që përdoret për kërkime dhe prodhim armësh), por nuk janë gjetur prova se pas tyre fshihet një qeveri e huaj.

Megjithatë zyrtarët e sigurisë kombëtare nuk kanë qenë në gjendje të thonë se kush qëndron pas dronëve misterioz.

Zyrtarët në shtetet bregdetare lindore kanë shprehur shqetësim mbi këto zhvillime.

Në një postim në mediat sociale të premten ish-guvernatori i Marilendit Larry Hogan, njoftoi se kishte parë “dhjetëra dronë të mëdhenj në qiell” mbi rezidencën e tij në këtë shtet.

“Publiku po shqetësohet dhe stresohet gjithnjë e më shumë mbi mungesën e plotë të transparencës dhe qëndrimin shpërfillës të qeverisë federale”, shkruante ai.

Presidenti i zgjedhur Trump sugjeroi të shtunën se administrata Biden nuk po tregohej transparente lidhur me njoftimet për dronë duke shtuar se objektet fluturuese duhet të rrëzoheshin.

Ligjvënësi republikan nga Nju Xhersi, Christopher Smith tha të premten në një deklaratë se qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë ndaj kësaj çështjeje kishte qenë “shpërfillës”

Zyrtarët amerikanë thanë të shtunën se administrata u kishte dërguar zyrtarëve të Nju Xhersit radarë pajisur me një “sistem kamerash me rreze infra të kuqe” për të gjurmuar objektet.

Javën e kaluar, zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se pas një hetimi rreth njoftimeve për dronë, nuk ishte zbuluar ndonjë aktivitet i paligjshëm.

“Përkundrazi, pas rishikimit të pamjeve në dispozicion, duket se shumë nga pamjet e njoftuara janë në të vërtetë avionë me pilot, që janë operuar në mënyrë të ligjshme”, tha zoti Kirby./voa



Ju sugjerojmë

PD publikon udhëzimin për primaret,afati i fundit për tre qytetet e mëdha…
Politikë

Votat e Greqisë, PD tjetër ankesë në KAS

16 Maj, 2025 10:47 pm
Sa paguhen deputetët në Gjermani?
Bota

Sa paguhen deputetët në Gjermani?

16 Maj, 2025 10:19 pm
Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror
Politikë

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror

16 Maj, 2025 10:01 pm
Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët
Kryesore

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët

16 Maj, 2025 9:47 pm
Ble online vaj për gjunjët, befasohet nga ajo që i vjen në shishe
Aktualitet

Ble online vaj për gjunjët, befasohet nga ajo që i vjen në shishe

16 Maj, 2025 9:39 pm
Këshilli Evropian ratifikon marrëveshjen, 5 miliardë euro ndihmë për Ukrainën
Rajoni

BE-ja: Veprimet e autoriteteve të Kosovës në veri rrezikojnë rritjen e tensioneve

16 Maj, 2025 9:26 pm
Rrezikon të bjerë pallati, turku bën ndërtim pa leje në mes të Tiranës
Aktualitet

Rrezikon të bjerë pallati, turku bën ndërtim pa leje në mes të Tiranës

16 Maj, 2025 9:09 pm
CNN rendit këngët e Eurovizionit, ‘Zjerm’ në vend të parë
-Jetë dhe Stil

CNN rendit këngët e Eurovizionit, ‘Zjerm’ në vend të parë

16 Maj, 2025 8:44 pm
Rama e Macron te Piramida, nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Francë për Inovacionin
Politikë

Rama e Macron te Piramida, nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Francë për Inovacionin

16 Maj, 2025 8:33 pm
Trump paralajmëron Kievin se “Ukraina mund të bëhet ruse një ditë”
Bota

Trump: SHBA i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

16 Maj, 2025 7:54 pm
Para
Sulm me armë në një shkollë katolike në SHBA

Sulm me armë në një shkollë katolike në SHBA

Benzema largohet në fund të sezonit, Real Madrid do e gradojë ambasador të klubit

Benzema largohet në fund të sezonit, Real Madrid do e gradojë ambasador të klubit

Perëndimi masa për të penguar e bllokuar “flotën hije ruse”

Perëndimi masa për të penguar e bllokuar “flotën hije ruse”
















TE FUNDIT

Votat e Greqisë, PD tjetër ankesë në KAS

PD publikon udhëzimin për primaret,afati i fundit për tre qytetet e mëdha…
16 Maj, 2025

Partia Demokratike çoi në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve vendimin e Ilirjan Celibashit, i cili urdhëroi vazhdimin dhe përfundimin e...

Lexo më shumë

Sa paguhen deputetët në Gjermani?

Sa paguhen deputetët në Gjermani?
16 Maj, 2025

Bundestagu ka 630 deputetë, 100 më pak se ai i mëparshmi. Po si paguhen deputetët, sa janë të ardhurat e...

Lexo më shumë

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror
16 Maj, 2025

Forcat Ajrore shqiptare do të pajiset me kapacitete të avancuara mobile të vëzhgimit ajror, ndërkohë që bashkëpunimi dypalësh mes Shqipërisë...

Lexo më shumë

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët
16 Maj, 2025

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar pas përmbylljes së Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com