Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vazhdojnë dilemat për mbajtjen e zgjedhjeve të 11 Dhjetorit në Maqedoni

2016/10/16 at 6:35 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vazhdojnë dilemat për mbajtjen e zgjedhjeve të 11 Dhjetorit në Maqedoni

Kuvendi i Maqedonisë të hënën pritet të shpërndahet bazuar në marrëveshjen ndërmjet partive politike për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare më 11 dhjetor, apo 60 ditë para mbajtjes së tyre, ashtu siç parashihet me Kushtetutë.


Kjo do të jetë shpërndarja e tretë brenda këtij viti, pasi dy datat e caktuara më parë për mbajtjen e zgjedhjeve, më 24 prill dhe 5 qershor, kishin dështuar për shkak të mospajtimeve ndërmjet partive për zbatimin e pikave të marrëveshjes, duke bërë që sërish të vënë në funksion punën e institucionit ligjvënës, pavarësisht pretendimeve të shumta të ekspertëve për shkelje drastike të Kushtetutës.

Se a do të ketë zgjedhje më 11 dhjetor, është vështirë të thuhet, duke marrë parasysh sërish përplasjet mes partive, në veçanti për Prokurorinë Speciale, puna e së cilës vazhdon të mbetet zvarrë për shkak të taktizimit të Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar një nismë, me të cilën kërkohet shfuqizimi i Ligjit për themelimin e saj.

Në rast të miratimit të një kërkese të tillë, zgjedhjet vështirë të mbahen pasi opozita mbajtjen e tyre e kushtëzon me vazhdimin e punës së këtij institucioni, i cili po heton mbi 60 zyrtarë për vepra të rënda penale, përfshirë edhe ish-kryeministrin, Nikolla Gruevski.

Por, njohësit e çështjeve politike, janë të bindur se kësaj radhe zgjedhje do të ketë pasi vendi ndodhet një kohë të gjatë në krizë dhe çdo shtyrje e mëtejmë do të kishte pasoja të paparashikueshme, jo vetëm për stabilitetin politik, por edhe atë të sigurisë.

“Mendoj se shtyrja e zgjedhjeve të 11 dhjetorit është një çështje shumë e vështirë dhe vlerësoj se nuk do të ndodhë. Këtë e bazoj në gjendjen aktuale ku vendi një kohë të gjatë është në krizë të thellë”.

“Sa i përket Prokurorisë Speciale mendoj se presionet ndaj këtij institucioni do të vazhdojnë deri në ditën e zgjedhjeve. Prandaj, mendoj se është me rëndësi që sa më parë të përgatitet tereni, pasi ka edhe çështje tjera që duhet kushtuar vëmendje për mbajtjen e zgjedhjeve në afatin e përcaktuar”, thotë Nikolla Dujoski, analist dhe profesor në Universitetin “Fon” të Shkupit.

Në këtë drejtim, Mersel Bilalli, ish-deputet dhe njohës i çështjeve politike, thotë për Radion Evropa e Lirë se pengesa do të ketë, porse zgjedhjet doemos duhet të mbahen.

“Nëse marrim parasysh të gjithë paramenduarat, në veçanti presionin e jashtëm, vlerësoj se ka gjasa që zgjedhjet të mbahen, por hapat që ndërmerren nga ana e pushtetit, janë në drejtim të shtyrjes së zgjedhjeve. Por, kjo mendoj se do ta dramatizonte edhe më tej situatën, në të cilën ndodhet vendi”, vlerëson Bilalli.

Ndërsa, sa i përket punës së Prokurorisë Speciale, ekspertët thonë se puna e Prokurorisë Speciale, jo vetëm që nuk duhet të pengohet, por duhet të miratohen edhe dy kërkesat e saj, për vazhdimin e mandatit pas skadimit dhe miratimin e Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve që të mund të nisë hetimet edhe për rastet më të ndjeshme ,“Monstra”, “Sopoti” dhe “Neshkovski”.

“Meqë u pa se bëhet fjalë për lëndë të komplikuara, vlerësoj se nuk do të ishte e drejtë që këto raste të mos mund të prokurohen për shkak të afateve, apo mosmiratimit të ndryshimeve ligjore të kërkuara nga Prokuroria Speciale. Puna e saj duhet të vazhdojë pa pengesa, për të zbardhur të gjitha rastet e aferës së përgjimeve”, thotë Gordan Kallajxhiev, ekspert i së Drejtës Kushtetuese.

Për rëndësinë e vazhdimit të punës së Prokurorisë Speciale dhe mbajtjen e zgjedhjeve foli edhe komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë i BE-së, Johanes Hahn, gjatë vizitës të premten në Maqedoni.

Ai kërkoi angazhim nga të gjitha partitë që t’i përmbahen marrëveshjes së arritur me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare për dhënin fund të krizës, e cila po zgjat tash një vit e gjysmë.

/Radio Evropa e Lirë

Etiketa: maqedonizgjedhjet


Ju sugjerojmë

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

Trump tërhiqet nga tarifa për Hormuzin

14 Korrik, 2026 9:13 pm
Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
Kryesore

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

14 Korrik, 2026 8:44 pm
Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë
Kryesore

Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

14 Korrik, 2026 8:13 pm
Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund
Kryesore

Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund

14 Korrik, 2026 8:09 pm
Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet
Bota

Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet

14 Korrik, 2026 7:58 pm
Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas, humbin jetën dy persona

14 Korrik, 2026 7:54 pm
Marrëveshja e Detit me Greqinë, Hoxha: Do të shkojmë në gjykata ndërkombëtare
Kryesore

Hoxha për deklaratën e ministres serbe: Fyerje për viktimat e luftës

14 Korrik, 2026 7:09 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen e saj “non grata”

14 Korrik, 2026 5:33 pm
U largua nga Lazio, Elseid Hysaj gjen akordin me klubin tjetër të Serie A
Sport

U largua nga Lazio, Elseid Hysaj gjen akordin me klubin tjetër të Serie A

14 Korrik, 2026 4:37 pm
Deklarata e ministres serbe: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998
Rajoni

Deklarata e ministres serbe: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998

14 Korrik, 2026 3:48 pm
Para
Studiuesit: Ja arsyeja e vërtetë pse femrat tradhëtojnë

10 mënyra për një seks më të mirë

Letra e 16 Gushtit 1797 : Shqiptarët, komb trim sipas Napoleon Bonapartit

Letra e 16 Gushtit 1797 : Shqiptarët, komb trim sipas Napoleon Bonapartit

Video/ Tirana-Skënderbeu 2-1. Superlojë e Bardhebluve, thyejnë hegjemoninë e fitoreve të korçarëve

Video/ Tirana-Skënderbeu 2-1. Superlojë e Bardhebluve, thyejnë hegjemoninë e fitoreve të korçarëve
















TE FUNDIT

Trump tërhiqet nga tarifa për Hormuzin

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
14 Korrik, 2026

Presidenti Amerikan  Donald Trum , është tërhequr nga propozimi për vendosjen e një tarife prej 20% për anijet që kalojnë...

Lexo më shumë

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
14 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Brukseli lidhur me projektin e planifikuar në Zvërnec, duke deklaruar se procesi nuk ka...

Lexo më shumë

Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë
14 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Konferencën e IX Ndërqeveritare për mbylljen e tre grupkapitujve të tjerë për anëtarësimin e...

Lexo më shumë

Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund

Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund
14 Korrik, 2026

“Është një super e martë për zgjerimin”, tha Marta Kos duke vlerësuar punën e Shqipërisë për anëtarësimin në BE. Kos...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}