Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e sotme në gadishullin e Karaburunit në Vlorë.
Sipas informacioneve, zjarri dyshohet se është i qëllimshëm, pasi mund të jetë vendosur nga barinjtë e zonës aty pranë.
Zjarri nuk rrezikon banesa, ndërsa aktualisht po digjen kullota e shkurre. Ndërhyrja e zjarrfikësve është e vështirë nga toka për shkak të terrenit.