Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vasili: Provokatori ordiner në krizë, po preket lukunia e hajdutëve

2018/11/22 at 2:29 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Vasili: Kryeministri i plagosur shpirtërisht qan për Lleshaj

Edi Rama e përmendi Petrit Vasilin në parlament, edhe pse ky i fundit mungonte ashtu si gjithë deputetët e opozitës që janë në bojkot, duke e quajtur “Kadri Vasili” që mbron interesat e zaptuesve në Unazën e Re.


Nuk vonoi edhe përgjigja e kreut të grupit të LSI, i cili thotë se Rama bëri provokime të ulta pasi është në krizë sepse ndjen se po preken interesat e lukunisë së hajdutëve. Po ashtu, Vasili theksoi se Rama u vë kryq te dera qytetareve te Unazes Re, si nazistet hebrenjve”.

Deklarata e plotë e Vasilit

Për megahajdutërinë e qeverisë tek Unaza e Re, do të përvijojmë me fakte të tjera skandaloze të detyruar edhe pas deklarimeve provokative, të ulëta për sa i takon nivel shoqëror dhe politik të Kryeministrit, i cili u demonstrua sot as më shumë e as më pak, një provokatori ordiner në krizë, pasi lukunia e hajdutëve ndjen që po u preken interesat e tyre dhe tashmë hajdutëria është në sytë e publikut.

Ky, kryetar i lukunisë së hajdutëve, quhet Edi Rama. S`ka emër tjetër, jam i detyruar dhe të më ndjejnë qytetarët, por nuk e përcaktoj dot ndryshe këtë njeri, i cili po ndërton antishtetin në Shqipëri, pa u marrë ende as leje zhvillimit të territorit e të tjera, pasi merr nga KRTSH-ja i Republikës apo Këshilli Kombëtar i Territorit leje, leja merret në datën 20. Kjo është data 20 e lejes.

Ditë më parë, megjithëse mohuan pafundësisht se çfarë u kishin bërë qytetarëve, u kishin shkuar t`i paralajmëronin, u soll si naziskin me ta dhe po u demonstroj se çfarë u ka bërë ky qytetarëve ende pa dalë herët, pa pasur asgjë në rregull, pa pasur vendim të këshillit të ministrave, siç pretendon ministri e të tjerë, qytetarët nën plaçkitjen, nën dhunën e tij, nën dhunën e rrëmbimit të 40 milionë eurove për 2.2 kilometra, kanë qenë në shtëpitë e qytetarëve. Ja ku ka qenë, në shtëpitë e qytetarëve. Janë edhe me spraj në dorë. Përse duhet spraj? Do pyeste me shumë të drejtë teleshikuesi që na ndjek. Ja ku i keni zotërinjtë me spraj në dorë.

 Vulë të kuqe të dyerve, si dikur nazistët në dyert e hebrenjve

Sprajti duhet pasi ky naziskini i ri, i cili për fat të keq ka uzurpuar qeverisjen e vendit, keni përpara syve tuaj damkosjen me vulë të kuqe të dyerve, si dikur nazistët në dyert e hebrenjve. Ky damkos me kryq të kuq shtëpitë e qytetarëve të ndershëm, gjakun dhe djersën e tyre, i trajton ata tamam si naziskinët dikur dhe ky hajdut dhe i çmendur njëherazi, del dhe vret dhe bën moral me antishtetin e tij. Megjithatë qytetarët duhet të jenë akoma më të qartë se më parë dhe seç ndodh me megahajdutërinë.

Dje u kam dhënë shembuj pafund qytetarëve se sa kushtonte rruga Fier-Vlorë. U kam shpjeguar qartë se sa kushtonte rruga Levan-Tepelenë. U kam shpjeguar disa bypasse, atë të Fierit, atë të Vlorës, e Rrogozhinës, etj. Sot po u jap shembuj të tjerë qytetarëve që të kuptojnë se çfarë hajduti kanë në krye të qeverisë.
Shoqata Amerikane e Ndërtimit të Rrugëve dhe Transportit për vitin 2017, jep çmimet zyrtare të autostradave të reja amerikane të një niveli që sigurisht nuk i bën as Edi Rama dhe as kërkush tjetër në Shqipëri.

Sa është çmimi? Çmimi varion nga 1.8 në 2.7 milion euro për kilometër. 2.7 milion është maksimumi i çmimit për kilometër një autostradë e re në SHBA, por rruga që përmirëson Edi Rama bën 19 milion e kusur euro.

Rruga me asfalt apo me flori?

Më ndiqni të nderuar qytetarë. Maksimumi i një autostrade të re në SHBA kushton 2.7. Këtij kryehajduti i bën 19 dhe del e gënjen njerëzit atje. Për të kuptuar se çfarë hajdutërie është, po marr me mirëkuptim dhe po huazoj një përllogaritje shumë të bukur të bërë nga një përfaqësues i nderuar i Shoqërisë Civile, z. Edi Shabani, i cili thotë: Një unazë floriri 6 cm kushton deri në 500 euro. 6 cm asfalt me çmimet e Edi Ramës kushton 1092 euro. Dyfishin e floririt na kushton asfalti i Edi Ramës. Këto janë shifrat, nuk janë të opozitës, nuk janë të Petritit, janë atje.

Pra ç’na binte qytetarë, edhe ta bënim me florinj do na binte më lirë sesa me asfaltit e Edi Ramës. Ky hajdut dhe i çmendur që ka marrë pozicionin e çelësit kopil, pra çelës kopil që hap çdo derë, ky bën piktorin ambulant, ky bën kërcënuesin dhe kriminelin, ky bën inxhinierin, ky bën filozofin, ky flet për shkencën, ky flet për naftën, pre e vetmja gjë që ky flet saktë është hajdutëria.

Prandaj çdo ditë të nderuar qytetarë që ne kemi dhe që vazhdon të jetë ky njeri në pushtet, asfalti do na kushtoje dyfishin e floririt autostradat tona do kushtojnë shtatëfishin e autostradave amerikane dhe ky i panginjur nuk do të qetësohet në çmendurinë e tij pasi çmenduri, padituri dhe krim të bëra bashkë, kjo është një fatkeqësi shumë e madhe për Shqipërinë, dhe çdo ditë që ky qëndron në pushtet do na duhet një ditë më shumë nesër për të vendosur në vend shtetin e tronditur, shtetin e zhbërë, antishtetin, i cili çdo ditë grabit qytetarët dhe njëherazi të nderuar qytetarë u vë damkën e kuqe si dikur nazistët hebrenjve, nazisti i ri ua vë qytetarëve shqiptare.

Këto janë të vërtetat, e ftohta, e qarta që nuk ka nevojë për komente të gjata dhe për këtë arsye shprehja e madhe e shkrimtarit çek Julius Buchinsky “Njerëz jini vigjilent”, është më aktuale se kurrë, sot.

Etiketa: Petrit Vasiliramareplikaunaza


Ju sugjerojmë

Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet
Bota

Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet

19 Shtator, 2025 11:04 pm
“Detyrën e shoh si mision”, Balluku: 21 vite në skuadrën e Ramës
Politikë

“Detyrën e shoh si mision”, Balluku: 21 vite në skuadrën e Ramës

19 Shtator, 2025 6:15 pm
Ilir Meta mbetet në burg
Kronikë

Ilir Meta mbetet në burg

19 Shtator, 2025 4:22 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Votohet shkarkimi i tij, Veliaj kërkon të jetë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit

19 Shtator, 2025 3:35 pm
I vunë tritolin te porta e shtëpisë, Xhelal Mziu: Mesazh nga pushteti i Ramës
Kryesore

I vunë tritolin te porta e shtëpisë, Xhelal Mziu: Mesazh nga pushteti i Ramës

19 Shtator, 2025 2:27 pm
Lirohet nga paraburgimi ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu
Kronikë

Lirohet nga paraburgimi ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu

19 Shtator, 2025 1:21 pm
Hodhën Kushtetutën dhe bidonë drejt Ramës, përjashtohen dy deputetë të PD
Politikë

Hodhën Kushtetutën dhe bidonë drejt Ramës, përjashtohen dy deputetë të PD

19 Shtator, 2025 11:19 am
Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”
Aktualitet

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

19 Shtator, 2025 10:19 am
“Lista e zezë”/ Rama: Ata që shesin një apartament dy herë, konfiskim direkt
Aktualitet

Regjistrimi digjital i pronave, Rama: Shërbime më të shpejta përmes e-Albania

19 Shtator, 2025 8:14 am
Shpërthim me eksploziv pranë banesës së deputetit të PD-së, Xhelal Mziu
Aktualitet

Shpërthim me eksploziv pranë banesës së deputetit të PD-së, Xhelal Mziu

19 Shtator, 2025 8:11 am
Para
Pamje drithëruese/ Si u la efektivja e re përballë turmës

Pamje drithëruese/ Si u la efektivja e re përballë turmës

Partnerja nuk ju beson? Po ju listojmë disa nga arsyet kryesore

Partnerja nuk ju beson? Po ju listojmë disa nga arsyet kryesore

VIDEO/ Kaos para parlamentit, protestuesit përleshen me policinë

Policia arreston 11 protestues, mes tyre një grua dhe një adoleshent
















TE FUNDIT

Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet

Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet
19 Shtator, 2025

Udhëheqësi rus Vladimir Putin tha se brezi i ardhshëm i udhëheqjes politike të vendit duhet të përbëhet nga veteranë të...

Lexo më shumë

Avionët rusë pranë Talinit, Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s

Avionët rusë pranë Talinit, Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s
19 Shtator, 2025

Qeveria estoneze i ka kërkuar NATO-s, anëtare e së cilës është, të aktivizojë Nenin 4 të Traktatit të Atlantikut të...

Lexo më shumë

Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë

Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë
19 Shtator, 2025

Diego Simeone u bë protagonist për keq në humbjen e ekipit të tij, Atletico Madrid, në ndeshjen e Champions League...

Lexo më shumë

BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë

BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë
19 Shtator, 2025

Komisioni reagoi ndaj një letre të kohëve të fundit të dërguar nga më shumë se 100 rabinë evropianë drejtuar Presidentes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com