Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Varrezat greke, çfarë fsheh qeveria shqiptare?

2015/12/23 at 12:40 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandali/ Ushtarët grekë të rënë në jug, heronjtë tanë!

Askush nuk di të thotë çfarë, e kjo ndoshta ngaqë qeveria ka vendosur të mos japë një qëndrim institucional për një nga çështjet më të debatuara në vend. Tirana zyrtare, ose ka vendosur të mos e respektojë marrëveshjen me Athinën, ose me respektimin e saj ka dalë “mbi” vetë marrëveshjen. Refuzimi i detyrimit për të bërë transparencën i shton edhe më tepër dyshimet që e kanë shoqëruar prej kohësh paktin dypalësh me Greqinë, që parashikon ndërtimin e vetëm dy vendprehjeve për eshtrat e ushtarëve grekë, një në Këlcyrë dhe një në Bularat.

Në media është pretenduar se në fakt, në “shkelje” të marrëveshjes qeveria shqiptare, qysh në kohën kur atë e drejtonte Sali Berisha, ka pranuar “në heshtje” edhe ndërtimin e një varreze të ngjashme në fshatin Çiflig të Korçës dhe të një tjetre në Ersekë. Por asgjë e konfirmuar. Në dhjetor të vitit 2012, Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë kërkoi leje nga Tirana për të gërmuar në 696 zona të ndryshme të Shqipërisë, kryesisht fshatra dhe qytete në Jug të vendit, ku shpresonte se mund të gjenden eshtra të ushtarëve grekë.

Në shkurt të vitit 2013, “Gazeta Shqiptare” mundi të sigurojë ekskluzivisht një letër të Ministrisë së Mbrojtjes, drejtuar asaj të Brendshme, ku e informonte se punimet, sipas kërkesës së palës greke, duhej të fillonin në Prefekturat e Korçës e Gjirokastrës, respektivisht në Korçë (qytet qendër), në Kalivaç të Pogradecit, Hormovë e Peshtani në Tepelenë si edhe në Peshkëpi e Poshtme të Gjirokastrës.

Dy vjet më pas ende nuk dihet ç’po ndodh. Në 15 mars 2010, në mbledhjen me dyer të mbyllura të Komisionit parlamentar për Punët me Jashtë, një specialiste e Drejtorisë së Çështjeve Juridike dhe të së Drejtës Ndërkombëtare, Suela Janina ka sqaruar para deputetëve se numri i të rënëve, sipas listës që komisioni i palës greke i ka paraqitur palës shqiptare, arrin në rreth 1.200 vetë. Të gjendur përballë kësaj kërkese, në datën 11 janar 2012, kryeministri i kohës, Sali Berisha nxori edhe urdhrin Nr.3, që përcaktonte ekspertët e palës shqiptare në Komitetin e Përbashkët për kërkimin dhe zhvarrimin e ushtarëve grekë të rënë në territorin tonë. Dhe prej asaj kohe, nuk dihet ç’po ndodh.

SQARIMI

I vetmi zyrtar i shtetit shqiptar që hedh pak dritë mbi të vërtetën e varrezave greke është ambasadori ynë në Athinë, Dashnor Dervishi. Në një intervistë të dhënë pak javë më parë për “Indepedent Balkan News Agency”, Dervishi ka folur mbi çështjet e nxehta bilaterale me Greqinë, paktin detar e “varrezat”, duke theksuar angazhimin e Tiranës për zgjidhjen e tyre. “Në shkurt të këtij viti (2015), qeveria shqiptare i ka bërë një kërkesë zyrtare qeverisë greke për t’i hapur rrugë këtij procesi human që lidhet me të rënët e luftës. Në muajt e fundit ka pasur një përgjigje pozitive nga qeveria greke në takimet mes dy komisioneve”, – sqaronDervishi.

Se për ç’motiv qeveria shqiptare nuk flet zyrtarisht për këto takime, duke ruajtur mistere në deklarimet e saj, kjo mbetet për t’u parë. Ajo që dihet me siguri është se institucionet shqiptare me “fanatizëm” kanë vendosur të heshtin për një nga marrëveshjet më komplekse me palën greke, sikundër është edhe pakti i rrëzuar tashmë nga Gjykata Kushtetuese, për përcaktimin e kufirit detar.

ping-pongu i ministrive per varrezat e ushtareve grek

Ju sugjerojmë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Para
Skandal, Universiteti i Gjirokastrës dokumentar për Vorio Epirin

Skandal, Universiteti i Gjirokastrës dokumentar për Vorio Epirin

Gjyqtarja e komunizmit që dënoi me vdekje poetin merr çmimin “Toga e Artë”

Gjyqtarja e komunizmit që dënoi me vdekje poetin merr çmimin “Toga e Artë”

Kapet ‘mat’ i burgosuri, dy gratë e vizitojnë në burg

Kapet 'mat' i burgosuri, dy gratë e vizitojnë në burg

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
7 Qershor, 2025

Këtë të shtunë, vendgrumbullimi i mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët e zjarrit. Sipas asaj që...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
7 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për shtyp, ndër të tjera ka përcjellë një mesazh për...

Lexo më shumë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
7 Qershor, 2025

Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com