Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Varianti i ri COVID-19: Europa mbyll dyert për Britaninë e Madhe

2020/12/21 at 10:20 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Varianti i ri COVID-19: Europa mbyll dyert për Britaninë e Madhe

Këtë herë nuk bëhet fjalë për Brexit, por për një variant të ri të COVID-19, që sipas gjasave është 70% më shumë infektues. Për këtë arsye gjithnjë e më shumë vende izolohen nga Britania e Madhe.


Pjesa kontinentale europiane izolohet nga Britania e Madhe për shkak të shfaqjes së një varianti të ri të virusit COVID-19: Rrugët e transportit e udhëtimit me Britaninë e Madhe gati janë mbyllur të gjitha. Për shkak se Franca ka mbyllur kufijtë me Mbretërinë e Bashkuar u mbyll edhe porti shumë i rëndësishëm për Britaninë e Madhe, Dover në Kanalin e La Manshës, si edhe tuneli europian, i njohur si Eurotuneli.

Edhe qeveria holandeze nuk lejon më ardhjen e pasagjerëve nga Britania e Madhe. Si transporti i mallrave edhe pasagjerët luten të mos udhëtojnë, bëri të ditur porti Dover të dielën në mbrëmje. Kufizimet vlejnë fillimisht për 48 orë. Lejohet vetëm transporti pa shoqërues.

Ende çdo vend europian i vendos vetë ndalimet

Treni i fundit nga Londra që përmes Eurotunelit mbërrin në Francë u nis të dielën në mbrëmje, pasi Franca shpalli ndalimin e udhëtimit për shkak të variantit tejet infektues të Coronës. Ndalimi vlen për rrugët detare, ajrore, hekurudhore. Edhe Gjermania vendosi të dielën që nga e hëna deri më 31 dhjetor të mos ketë më fluturime nga Britania e Madhe. Vendimin e mori Ministria Federale e Transportit.

Përjashtim bëjnë avionët që transportojnë mallra, avionët me personel mjekësor, ose avionët që kthehen vetëm me ekipin në Gjermani. Priten kufizime të tjera. Të dielën në mbrëmje 63 pasagjerë të një fluturimi nga Londra nuk u lejuan të largoheshin nga aeroporti në Hanover. Ata duhet të kryenin testin e Coronës dhe të presin rezultatin. Po ashtu do të kufizohen fluturimet me Afrikën e Jugut, vend, ku u zbulua për herë të parë varianti i ri i virusit. Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, ka thënë, se në Gjermani varianti i ri i virusit nuk është identifikuar ende. Por ne i marrim shumë seriozisht të gjitha njoftimet për këtë, tha Spahn.

Fillimisht ishin Belgjika dhe Holanda që vendosën ndalime fluturimi me Britaninë e Madhe. Tanimë krahas Gjermanisë e Francës, edhe Irlanda, Çekia, Letonia dhe Bullgaria kanë marrë vendime për ndalimet e fluturimit. Edhe Italia e Austria kanë bërë të ditur, se do të marrin masa përkatëse.

A vepron vaksina kundër këtij varianti?

Qeveria në Londër u shpreh me shqetësim për variantin e ri të Coronës. Sipas të dhënave të autoriteteve britanike, varianti i ri i COVID-19 është deri në 70% më infektues se format e njohura dhe po përhapet me shpejtësi në Londër dhe jugun e Anglisë. Për këtë rajon autoritetet vendosën ndalim qarkullimi dhe udhëtimi. “Ky variant është jashtë kontrollit dhe ne duhet ta vendosim sërish nën kontroll”, është shprehur ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock për BBC.

Analizat e para të shkencëtarëve britanikë, tregojnë, se ky mutacion zotëron në mënyrë të pazakontë shumë ndryshime gjenetike, sidomos në proteinën Spike, proteinë, për të cilën ka nevojë virusi Corona që të depërtojë në qeliza. Vaksina e BioNTech-Pfizer e përdorur në Britaninë e Madhe aktivizon pikërisht një përgjigje të virusit kundër kësaj proteine. Prandaj ekziston frika, se vaksina nuk vepron dot kundër këtij varianti të ri. Por sipas të dhënave të kryeministrit britanik, Boris Johnson nuk ka të dhëna, se varianti i ri shkakton sëmundje të rënda, një vdekshmëri më të lartë, apo se vaksinat janë më pak efektive kundër tij.

Takim krize në Britaninë e Madhe

Kryeministri britanik, Boris Johnson zhvillon të hënën një mbledhje emergjente të kabinetit. Synimi të sigurohet “rrjedha e pandërprerë e mallrave”  nga dhe për në Britaninë e Madhe. Për shkak të mbylljes së pikave kryesore lidhëse të transportit mes Britanisë së Madhe e BE pritet që të krijohen edhe më shumë probleme në transportin, i cili që tani vuan nga bllokimet për shkak të ngarkesës së madhe në autostrada në drejtim të Doverit dhe Eurotunelit. Arsye për këtë janë rritja e transportit në kohën e krishtlindjeve dhe transportimi i materialeve për shkak të pandemisë. Përveç kësaj, shumë sipërmarrje përpiqen të mbushin magazinat para përfundimit të fazës së ndërmjetme të Brexit më 31 dhjetor.

Shoqata Britanike e Logjistikës, UK Logistics u shpreh “e shqetësuar për shëndetin e shoferëve”. Po përpiqemi shumë që të marrim informacione të tjera, thuhet. Kurse Food and Drink Federation, Shoqata e Ushqimit dhe Pijeve paralajmëroi nga mungesa furnizimi në periudhën e krishtlindjeve.

Europa mund të kthehet në fortesë të mbyllur

Sipas një raportimi të gazetës “Bild” kancelarja gjermane, Angela Merkel mendon për një mbyllje të plotë të Europës për udhëtime në Britaninë e Madhe deri më 6 janar. Në fillim të javës BE do të vendosë për një ndalim të plotë të udhëtimit të pasagjerëve mes pjesës kontinentale dhe mbretërisë. Gjermania mban presidencën e radhës në BE.

Në një telefonatë mes kancelares Merkel, presidentit Macron, presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, presidentit të Këshillit të BE, Charles Michel u diskutuar për gjendjen aktuale. Sipas të dhënave nga Pallati Elysée në qendër ishte gjetja e një strategjie të përbashkët. Bëhet fjalë që të mbyllen portat për hyrjen e virusit./ DW

Etiketa: britanine e madhecovid-19Europëvariant i ri


Ju sugjerojmë

Stuhia dimërore, disa shtete amerikane shpallin gjendje emergjente
Bota

Stuhia dimërore, disa shtete amerikane shpallin gjendje emergjente

23 Janar, 2026 10:24 pm
E dënuar në Greqi, Irena Gjoka letër KLGJ-së: S’jam njoftuar për diçka të tillë
Aktualitet

E dënuar në Greqi, Irena Gjoka letër KLGJ-së: S’jam njoftuar për diçka të tillë

23 Janar, 2026 9:06 pm
Polonia dhe BE dërgojnë mbi 800 gjeneratorë në Ukrainë
Bota

Polonia dhe BE dërgojnë mbi 800 gjeneratorë në Ukrainë

23 Janar, 2026 8:28 pm
Djali i Olldashit-Berishës: Ata që flasin në foltore janë “tapë”, s’dinë ç’thonë
Politikë

Djali i Olldashit-Berishës: Ata që flasin në foltore janë “tapë”, s’dinë ç’thonë

23 Janar, 2026 7:32 pm
Protesta/ Berisha thirrje të rinjve: Ngrihuni si në Beograd dhe Bangladesh
Kryesore

Protesta/ Berisha thirrje të rinjve: Ngrihuni si në Beograd dhe Bangladesh

23 Janar, 2026 7:21 pm
Agjentët e emigracionit në SHBA arrestojnë 5-vjeçarin në Minesota
Bota

Arrestimi i 5-vjeçarit, J.D Vance: S’do ta linim fëmijën në të ftohtë, ne ndaluam…

23 Janar, 2026 7:14 pm
Pse Hungaria po forcon lidhjet me Rusinë dhe Kinën?
Bota

Kryeministri i Hungarisë: Vendet kryesore të BE duan që lufta në Ukrainë të vazhdojë

23 Janar, 2026 6:21 pm
TikTok finalizon marrëveshjen për të shmangur mbylljen në SHBA
Bota

TikTok finalizon marrëveshjen për të shmangur mbylljen në SHBA

23 Janar, 2026 5:11 pm
Bloomberg zbulon planin e Trump për Groenlandën
Bota

Bloomberg zbulon planin e Trump për Groenlandën

23 Janar, 2026 3:49 pm
Ushtarët danezë urdhërohen të jenë në gatishmëri në rast sulmi në Groenlandë
Bota

Ushtarët danezë urdhërohen të jenë në gatishmëri në rast sulmi në Groenlandë

23 Janar, 2026 3:07 pm
Para
Altin Avdyli kërkesë GJKKO për përjashtimin e gjyqtares nga çështja

Altin Avdyli kërkesë GJKKO për përjashtimin e gjyqtares nga çështja

Varianti i ri i Covid, Maqedonia e Veriut pezullon fluturimet me Britaninë

Varianti i ri i Covid, Maqedonia e Veriut pezullon fluturimet me Britaninë

Punonte për vaksinën anti-COVID, shkencëtari vdes pasi bie nga kati i 14

Punonte për vaksinën anti-COVID, shkencëtari vdes pasi bie nga kati i 14
















TE FUNDIT

Stuhia dimërore, disa shtete amerikane shpallin gjendje emergjente

Stuhia dimërore, disa shtete amerikane shpallin gjendje emergjente
23 Janar, 2026

Disa shtete amerikane dhe kryeqyteti amerikan, Uashington, kanë shpallur gjendje emergjente, teksa po përgatiten për një nga stuhitë dimërore më...

Lexo më shumë

E dënuar në Greqi, Irena Gjoka letër KLGJ-së: S’jam njoftuar për diçka të tillë

E dënuar në Greqi, Irena Gjoka letër KLGJ-së: S’jam njoftuar për diçka të tillë
23 Janar, 2026

Gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka, i ka dërguar përmes një letre Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), ku u...

Lexo më shumë

Polonia dhe BE dërgojnë mbi 800 gjeneratorë në Ukrainë

Polonia dhe BE dërgojnë mbi 800 gjeneratorë në Ukrainë
23 Janar, 2026

Polonia ka njoftuar dërgimin e qindra gjeneratorëve në Ukrainë, ndërsa sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike kanë shkaktuar ndërprerje masive të energjisë elektrike. Sulmet në sistemin energjetik ukrainas kanë çuar në ndërprerje afatgjata...

Lexo më shumë

Djali i Olldashit-Berishës: Ata që flasin në foltore janë “tapë”, s’dinë ç’thonë

Djali i Olldashit-Berishës: Ata që flasin në foltore janë “tapë”, s’dinë ç’thonë
23 Janar, 2026

Djali i Sokol Olldashit, Glauk Olldashi ka mbajtur fjalë e tij gjatë takimit me kryetarin e PD-së, Sali Berisha. Ai...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com