Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Varësia nga droga? Pasi të dëgjoni rrëfimin s’keni për ta provuar kurrë

2019/01/28 at 8:39 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Genci Muçollari i ‘Aksion Plus’: Në Shqipëri 40 mijë përdorues droge

Një burrë ka rrëfyer historinë e tij si ra në kontakt me lëndën narkotike dhe si u bë më pas vartës i saj. E ka nisur hashashin, më pas heroinën që në 1997 kur ishte 21 vjeç, ndërsa tashmë shkëputja prej saj është thuajse e pamundur.


Rrëfimi i përdoruesit të drogës për emisionin “Fiks Fare” është një apel i fortë për të gjithë të rinjtë, për ti qendruar asaj.

“Në fillim kam provuar hashash. Është një portë për t’u futur në drogat me zarar, sepse të gjithë e pijnë hashashin për të qeshur. Kam pasur një lloj frike dhe i rrija larg personave që pinin drogë, apo kishin të bënin me drogat. Unë e kam provuar për herë të parë në vitin 1997. Në lagjen tonë kishte pistoleta, kallash. Shumica s’e dinin se çfarë pinin. Thoshin çunat, ja po pijmë këtë drogën e të fortëve. Me heorinën është e kundërta, je i qetë, çdo gjë e ke në rregull”, thotë ai.
Ai shpjegon se, në atë kohë ka qenë një pikë te “Zogu i Zi”.

“Atje shitej gjithmonë. Njëherë rastisi që e njihja personin që e shiste. Më thotë, edhe ti erdhe këtu? Ishalla – më tha, – s’të shoh më këtu. Atje kaloi një furgon policie dhe këta i hodhën një top me lekë”, vijon rrëfimin, ndërsa shton se më pas filloi punë në një institucion, ku edhe atje e pinin.
“Ne e njohim njëri-tjetrin, e njohim nga pamja, nga mënyra e të sjellurit. Edhe nga era, se dikush që e pi me varak e njeh. Të ndryshon edhe bebja e syrit, të bëhet e vogël, si majë gjilpëre. Jam njohur edhe me kokainën. Kam përdorur dy vite. I bëja të dyja, kokaina të ngrinte lart, heroina të ul. Ka persona që i përdorin të dyja, quhet ‘speed’. Kjo gjë është e rrezikshme se ti e sforcon trurin, i jep efekte të kundërta me njëra-tjetrën. Të jep një mpirje”, thotë ai.
Më tej, ai shton se e ka lënë shumë herë.

“Heroina është droga më e keqe që ekziston. Duhet një njeri që të jetë shumë i fortë, që të shkëputet nga ajo. Ka një varësi shumë të lartë, më shumë sesa drogat e tjera. Në momentin që e ke marrë heroinën, edhe sikur pak të kesh lënë për të nesërmen, atëherë ti je bërë i varur. Them për rininë që t’i rrinë larg”, vijon ai.

Sipas tij, nëse nuk ke përdorur të paktën një muaj dhe kërkon ta lësh atë, 3 ditët e para janë ditët më të këqija.

“Do të heqësh të zitë e ullirit. Ndodh ankth, dhimbje kockash, mesi, dhimbje dhëmballe, dhimbje koke. Të vjen për të vjellë. Të dridhet trupi. Të gjitha këto bashkë, gjithë ditën dhe s’pushojnë gjithë ditën. S’të lënë asnjëherë rehat. Në momentin që i ke këto, të marrësh një pikë të pushojnë të gjitha. Bëhesh si në fillim. Kjo është varësia nga heroina”, thotë përdoruesi i drogës.
Burimi: TCH

Etiketa: drogePERDORUESrrëfimvaresia


Ju sugjerojmë

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…
Kryesore

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…

27 Korrik, 2026 10:57 pm
Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
Aktualitet

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

27 Korrik, 2026 6:12 pm
Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
Kryesore

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

27 Korrik, 2026 3:10 pm
Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
Kryesore

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

27 Korrik, 2026 11:43 am
Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
Aktualitet

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

27 Korrik, 2026 10:41 am
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Para
Ish-shefi i Starbucks-it mund të garojë për President të SHBA

Ish-shefi i Starbucks-it mund të garojë për President të SHBA

Video/ Këngëtarja nga Saranda që po bën ‘namin’ në SHBA, shfaqet në NBC

Video/ Këngëtarja nga Saranda që po bën ‘namin’ në SHBA, shfaqet në NBC

Pedagogët pa rroga/ Rektori i UT: Faji i ministrisë dhe administratorëve

Video/ Bllokimi i Juridikut: A ka shkelur ligjin Rektori Mynyr Koni?
















TE FUNDIT

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…
27 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi deputeti Agron Shehaj mori një dokument të klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-të. Në një...

Lexo më shumë

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
27 Korrik, 2026

Në media janë publikuar pamjet e momentit kur Agron Shehaj, merr kopjen e marrëveshjes konfidenciale për huanë prej 302 milionë...

Lexo më shumë

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
27 Korrik, 2026

“Sa më pranë Bashkimit Evropian, aq më të forta bëhen edhe përpjekjet për të penguar këtë rrugëtim.” – Për kryeministrin...

Lexo më shumë

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
27 Korrik, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Edi Rama “një kredi të qeverisë së SHBA për qëllime mbrojtje do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}