Vijojnë të zbardhen ende “të pathënat” në publik të mbledhjes së sotme të Asamblesë së PS. Një nga më kritikët e Blushit në takimin e sotëm çuditërisht ka qenë kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako.
“Kot e akuzojmë Blushin që është bërë si Berisha,ai është burrë shteti,Blushi më shumë ngjan me Grida Dumen”- mësohet të ketë deklaruar Dako,duke shprehur kështu respekt për figurën e ish kryeministrit dhe jo për konkurrenten e tij për Bashkinë e Durrësit. Pas këtyre deklaratave,Dako ka kërkuar që Asambleja të përjashtojë Ben Blushin pasi sipas tij kjo ishte dhe arsyeja për të cilën kishte ardhur në mbledhje.