Aktualitet

Vaksina ruse e kineze? Tomini: Do të jenë si alternativa, nëse kemi ngërçe


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:42 - 02/02/21 |
Opi Nion

Ditën e djeshme në Shqipëri mbërritën në Shqipëri 1170 doza të vaksinës Pfizer, më pak nga sa ishte deklaruar më herët nga kryeministri Edi Rama. Pjesa tjetër e vaksinave prej 41 mijë dozash do të mbërrijnë në vendin tonë deri në fund të shkurtit.

Lidhur me vaksinat që vendi jonë do të përdorë kundër COVID-19, ka folur zv/ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini. Në një ontervistë për “News24”, Tomini tha se në rast se nuk përparohet me kontraktimet me kompanitë farmaceutike perëndimore, atëherë alternativa të mundshme do të jenë vaksinat ruse e kineze.

 “Do të kaloja deri diku tek biseda që përmbylli Lubonja. Sa i  përket vaksinave perëndimore. Duke kaluar në retrospektivë në dhjetor e më herët, tendenca ka qenë e qeverisë të komunikojë zyrtarisht me kanalet e vaksinës të marrë vaksinat epara të certifikuara, dhe të niste sa më parë në Shqipëri. Në javët e fundit u cilësua se në javët e para të janarit do të vinin në Shqipëri. Në dy fazat prej 3 javësh, arriti të vijë sasia e dytë, por me vijueshmëri deri në 41 mijë doza deri në fund të shkurtit. Pra ka qenë një luftë përpjekjesh e definuar me fitore. Dy objektivat u arritën, pavarësisht se kemi nisur me grupin e riskut, pra mjekët dhe infermierët. Pfizer u miratua shumë më shpejt. Vaksina ruse po kalon fazat e fundit, për t’u miratuar nga EMA. Por është më i hershëm tratativa. Prandaj qeveria i bëri me Pfizer për 500 mijë dozat. Bashkohem me ju që në momente të caktuara, kur situata epidemiologjike është kriter për të negociuar me vaksina të tjera. Në gjithë këtë vorbull e krizë farmaceutike, mbarë botërore, edhe krizë morale, por humane duke treguar kacafytjen. Ndërkohë sigurisht po thoja që në kuadër të një strategjie të njohur perëndimore, kur strategjia do të përkrahen nga BE, duke ndjekur strategjinë aktuale. Nëse kemi ngërçe me kontraktimet, apo kanalizimeve, do jenë oportune apo alternativa që mund të përkrahen.”- tha Tomini./ Opinion.al

Pas