Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vaksina e AstraZeneca për koronavirusin më e lirë se vaksinat e tjera

2020/11/23 at 5:05 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Vaksina e AstraZeneca për koronavirusin më e lirë se vaksinat e tjera

Kompania farmaceutike AstraZeneca tha më 23 nëntor se vaksina e saj kundër COVID-19 mund të jetë rreth 90 për qind efektive, duke i ofruar botës edhe një armë në luftën kundër pandemisë. Vaksina e kësaj kompanie pritet të ketë çmim të lirë dhe shpërndarja e saj të jetë më e shpejt se e kompanive rivale që po zhvillojnë vaksinat e tyre kundër koronavirusit të ri.


Kjo kompani britanike tha se deri në fund të vitit 2020 do të ketë në dispozicion rreth 200 milionë doza të vaksinës, aspo katër herë më shumë se kompania amerikane Pfizer, që po ashtu ka njoftuar se ka gati vaksinën kundër sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi, raporton agjencia Reuters.

Shtatëqind milionë doza mund të jenë gati për t’u shpërndarë në mbarë botën në fund të çerekut të parë të vitit 2021, tha kompania.

“Kjo do të thotë se ne kemi vaksinë për botën”, tha Andrew Pollard, drejtor në Universitetin e Oxfordit, ku dhe është zhvilluar kjo vaksinë.

Vaksina e kësaj kompanie ishte 90 për qind efektive në parandalimin e COVID-19 nëse një pacientit i jepet gjysmë doze, pasuar nga një dozë e plotë një muaj më vonë, thuhet në gjetjet e studimeve të kryera në Britani dhe Brazil. Sipas kompanisë AstraZeneca, nuk ka të dhëna se kjo vaksinë ka efekte serioze anësore.

Vaksina pritet t’iu kushtojë qeverive të botës disa dollarë, krahasuar me vaksinat e Pfizer dhe kompanisë Moderna që pritet të kushtojnë më shumë. Këto të fundit kanë përdorur teknologji jokonvencionale në zhvillimin e vaksinave të tyre.

Po ashtu, vaksina e AstraZeneca mund të ruhet në temperaturën e frigoriferëve normal dhe kjo e bën edhe më të lehtë që të transportohet, veçanërisht në vendet e varfra. Ndërkaq, Pfizer, që ka njoftuar për vaksinën e saj javën e kaluar, ka thënë se ajo duhet të ruhet në temperaturë -70 gradë celsius.

Shpërndarja më e shpejt e vaksinës rrit shpresat se ajo mund të arrijë më lehtë në vendet e varfra, që do të kishte ndikim edhe në ndaljen e ndasive sociale dhe ekonomike të shkaktuara nga pandemia, që deri më tani ka vrarë 1,4 milion njerëz në mbarë botën.

“Pjesa më e madhe e programit të shpërndarjes së vaksinës do të jetë në muajin janar, shkurt dhe mars. Ne shpresojmë se pas Pashkëve të nisim që t’i kthehemi normalitetit”, tha Matt Hancock, sekretari i Shëndetësisë së Britanisë së Madhe, shtet ky që tashmë ka porositur 100 milionë doza të vaksinës të kompanisë AstraZeneca.

Në shtetet e varfra, ku logjistika për shpërndarjen e vaksinave rivale paraqet sfidë më të madhe, avantazhi i vaksinës së AstraZeneca është çmimi i saj i lirë dhe shpërndarja më e shpejt. Ministri i Shëndetësisë së Bangladeshit, Zahid Maleque, shteti i si cilit do të blejë 30 milionë doza nga AstraZeneca, tha se gjetjet e studimit janë “vërtetë një lajm i mirë”.

“Avantazhi më i madh i kësaj vaksine është se ajo mund të ruhet, transportohet dhe të administrohet në temperaturë prej 2-8 gradë celsius dhe për këtë gjë ne kemi infrastrukturën e duhur”, tha ai.

“Do të jemi më të lumtur”

Rezultatet tregojnë se efektiviteti i vaksinës së AstraZeneca varet nga doza që merr pacienti dhe studimi tregoi se efektiviteti ra në 62 për qind kur një pacientit iu dhanë dy doza të plota të vaksinës në vend se gjysmë doze fillimisht.

Ndërkaq, Pfizer – që ka zhvilluar një vaksinë së bashku me kompaninë gjermane BioNTech – si dhe kompania Moderna, kanë thënë se vaksinat e tyre janë rreth 95 për qind efektive. Këto të dhëna, këto kompani thanë se kanë dalë gjatë studimeve të fazës së tretë të vaksinës.

“Unë mendoj se është budallallëk që të zgjedhësh në mes të tri vaksinave (të kompanisë Pfizer, Moderna dhe Astra) bazuar në të dhënat që kanë publikuar këto kompania nga faza e tretë”, tha Danny Altmann, profesor i imunologjisë në Universitetin Imperial të Londrës.

“Unë mendoj se brenda një viti ne do t’i përdorim të gjitha këto tri vaksina që ofrojnë rreth 90 për qind mbrojtje – dhe që të gjithë do të jemi shumë më të lumtur”, tha ai.

Studiuesit e AstraZeneca nuk kanë treguar se pse marrja e dozave më të vogla të vaksinës jep më shumë efektivitet ndaj sëmundjes COVID-19.

“Ka disa shembuj që tregojnë se ndryshimet në sistemin tonë imunitar mund t’i kundërpërgjigjen më mirë sëmundjes”, tha Pollard.

Shefi ekzekutiv i AstraZeneca, Pascal Soriot tha se zhvillimi i vaksinës është lajm i mirë, pasi shumë njerëz mund të vaksinohen brenda një periudhe të shkurtër.

Administrata për Ushqim dhe Barna e SHBA-së (FDA) ka thënë se çdo vaksinë që shfaq të paktën 50 për qind efektivet ndaj sëmundjes, mund të merret në konsideratë për të marrë miratimin për t’u përdorur.

Vaksina e AstraZeneca ka përdorur një version të modifikuar të virusit të zakonshëm te shimpanzetë, që udhëzon qelizat që të luftojnë virusin. Kjo është një qasje më tradicionale krahasuar me qasjen që ka pasur Pfizer dhe Moderna, që për zhvillimin e vaksinave të tyre kanë përdorur një teknologji të re të quajtur RNA.

AstraZeneca ka thënë se menjëherë do të nisë punën për aplikimin për miratim në mbarë botën, duke iu dërguar autoriteteve të dhënat e studimeve të vaksinës.

Gjithashtu, kjo kompani do të kërkojë miratim emergjent edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për të përshpejtuar disponueshmërinë te vendet me të ardhura të ulëta.

Administrata për Ushqim dhe Barna me shumë gjasa do ta miratojë në mesin e muajit dhjetor vaksinën e zhvilluar nga kompania Pfizer, kanë thënë zyrtarë të lartë të administratës amerikane./ REL



Ju sugjerojmë

Lala: 15 celularë të sekuestruar për çështjen e ish-kreut të ARRSH-së
-U tha në Opinion

Lala: 15 celularë të sekuestruar për çështjen e ish-kreut të ARRSH-së

16 Dhjetor, 2025 11:08 pm
Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament
-U tha në Opinion

Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament

16 Dhjetor, 2025 11:03 pm
Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli
-U tha në Opinion

Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli

16 Dhjetor, 2025 10:35 pm
Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni
Bota

Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni

16 Dhjetor, 2025 9:31 pm
Si u shpërnda në mbarë Europën një gjen kanceri i rrallë?
Bota

Si u shpërnda në mbarë Europën një gjen kanceri i rrallë?

16 Dhjetor, 2025 8:49 pm
Krijohet komisioni për dëmet e luftës në Ukrainë, konventa miratohet në Hagë
Bota

Krijohet komisioni për dëmet e luftës në Ukrainë, konventa miratohet në Hagë

16 Dhjetor, 2025 8:24 pm
Salianji takim me demokratët e Elbasanit, merrni pjesë në protestën e 22 dhjetorit
Politikë

Salianji takim me demokratët e Elbasanit, merrni pjesë në protestën e 22 dhjetorit

16 Dhjetor, 2025 7:48 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident me vdekje në aksin Tapizë-Fushë Krujë, shoferi 19-vjeçar përplas këmbësorin

16 Dhjetor, 2025 7:45 pm
Zbardhet shkresa e SPAK drejtuar Kuvendit për Ballukun
Aktualitet

Zbardhet shkresa e SPAK drejtuar Kuvendit për Ballukun

16 Dhjetor, 2025 7:42 pm
Lukashenko: Maduro është i mirëpritur në Bjellorusi
Bota

Lukashenko: Maduro është i mirëpritur në Bjellorusi

16 Dhjetor, 2025 6:38 pm
Para
Ambasada gjermane jep njoftim të rëndësishëm për vizat

Ambasada gjermane jep njoftim të rëndësishëm për vizat

Maqedonia e Veriut, regjistrohen 35 viktima dhe 387 raste të reja me COVID

Maqedonia e Veriut, regjistrohen 35 viktima dhe 387 raste të reja me COVID

Viktimat nga koronavirusi shkojnë mbi 50 mijë në Itali

Viktimat nga koronavirusi shkojnë mbi 50 mijë në Itali
















TE FUNDIT

Lala: 15 celularë të sekuestruar për çështjen e ish-kreut të ARRSH-së

Lala: 15 celularë të sekuestruar për çështjen e ish-kreut të ARRSH-së
16 Dhjetor, 2025

Gazetarja e kronikës Klodiana Lala, ndërsa ishte e ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan mbrëmjen e sotme, më 16 dhjetor, foli...

Lexo më shumë

Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament

Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament
16 Dhjetor, 2025

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka folur për hetimet dhe masat e dhëna nga SPAK në lidhje me abuzimet...

Lexo më shumë

Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli

Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli
16 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opinion” gazetari Armand Shkullaku ka folur në lidhje me hetimet që po kryen SPAK. për AKSHI-n dhe për...

Lexo më shumë

Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni

Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni
16 Dhjetor, 2025

Shërbimet e sigurisë në Poloni kanë ndaluar një student të dyshuar për përgatitjen e një sulmi terrorist, njoftoi të martën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com