Bota

Viktimat nga koronavirusi shkojnë mbi 50 mijë në Itali


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:55 - 23/11/20 |
Opi Nion

Italia ka shënuar ditën e sotme një rënie të lehtë të numrit të rasteve të reja me koronavirus, ndërsa numri i personave që kanë humbur jetën vijon të mbetet i lartë.

Ministria e Shëndetësisë e vendit fqinj bën me dije se janë regjistruar 22,930 raste të reja dhe 630 të vdekur në 24 orët e fundit.

Me shifrat e fundit bilanci total i personave që kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 që nga nisja e pandemisë ka shkuar në mbi 50 mijë.

Po në 24 orët e fundit janë shëruar 31.395 pacientë, duke e çuar numrin total të të shëruarve në 584.493./Opinion.al

Pas