Bota

Vaksina e AstraZeneca, Franca ndalon përdorimin për personat mbi 65-vjeç


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:25 - 02/02/21 |
Semiljana Azizi

Autoritetet shëndetësore franceze kanë deklaruar se vaksina kundër Covid-19 e AstraZeneca duhet t’u injektohet vetëm personave nën 65-vjeç.

Ky ishte rekomandimi i fundit nga një shtet anëtar i Bashkimit Europian, duke përmendur se ka të dhëna të pamjaftueshme për efikasitetin e kësaj vaksine, nëse u injektohet të moshuarve, transmeton BBC.

Rregullatori i BE-së për Barnat ka aprovuar vaksinën e Oxford-AstraZeneca për të gjithë të rriturit, por i takon secilit shtet anëtar të BE për të përcaktuar politikën e përdorimit të vaksinës.

Vendet e BE sëfundmi janë përballur me kritika rreth ritmit të ngadaltë të vaksinimeve. Ka qenë Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila ka mbrojtur metodologjinë dhe ritmin e vaksinimit brenda BE.

Unë jam e bindur që strategjia evropiane për vaksinimin është e duhura,” i tha ajo gazetës “ Le Monde”./Opinion.al

Pas