Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vajza kujdes, këto sjellje mund t’i largojnë meshkujt nga ju

2016/04/02 at 10:35 PM
në -Jetë dhe Stil
Kohë leximi: 3 min
A A
Vajza kujdes, këto sjellje mund t’i largojnë meshkujt nga ju

Një femër është gjithmonë magnet për meshkujt. Por nuk do të thotë se çdo femër mund t’i tërheqë lehtësisht meshkujt dhe më tej të krijojë marrëdhënie me ta. Disa cilësi, zakone apo veprime të femrave mund t’i mbajnë larg meshkujt, aq sa një pjesë prej tyre e kthejnë magnetin në pole të njëjta për të qenë gjithmonë e më larg.


Tërheqja fizike është një nga armët që i bën femrat më atraktive në sytë e meshkujve, por nuk është ky i vetmi çelës për të hapur zemrat. Meshkujt modernë gjithmonë e më shumë po e fokusojnë vëmendjen te ritmi dhe stili i jetës së femrave, bota e tyre e të menduarit. Shiko se cilat janë disa nga cilësitë që meshkujt i mbajnë larg nga femrat.

 Shumë emotive

Nëse je një vajzë që udhëhiqesh nga emocionet dhe nuk mund ta imagjinosh jetën pa ndjesi në nivelet më të larta, duhet të kesh parasysh se kjo cilësi nuk është e preferuar nga meshkujt. Ata i urrejnë emocionet e forta, madje bezdisen sa herë kjo gjendje përsëritet dhe bëhet çëshje dite. Të gjithë meshkujt duan ta kenë larg një vajzë që nuk i kontrollon dot emocionet dhe e lë veten nën efektin e tyre. Nëse do të jesh tërheqëse në sytë e djemve, mëso të kontrollosh emocionet sa je ende në kohë.

Negativitet që lexohet në sy

MIliona femra në botë vuajnë nga depresioni dhe gjendjet negative. Në vend që të jetojnë me gjërat e bukura dhe të shohin përpara, ato gjithmonë fokusohen në aspektet negative të jetës. Kërkojnë me çdo kusht që ta injektojnë depresionin edhe tek të tjerët pa parë asnjë rreze dielli në jetën e tyre.

Bota e meshkujve nuk është më e lehtë se ajo e femrave, por ata duan që t’i largojnë energjitë negative që kanë rreth vetes, ndaj nëse është fjala për një femër të tillë, nuk e ka të gjatë shoqërinë me të. Është e vështirë të ndryshosh mënyrën e të menduarit, por nëse do vërtet të kesh sukses në marrëdhënie, shikoji gjërat me buzëqeshje dhe bëhu më pozitive me atë që ke pranë vetes.

Egoistet

Shumë femra janë të fokusuara tek vetja dhe gjithçka në jetë e kanë qëllim vetëm për vete, gati digjen nga dashuria që kanë për veten. Këto lloj vajzash të gjithë energjinë që kanë e harxhojnë vetëm duke u marrë me veten e duke ushqyer egon e tyre.

Dëshira e meshkujve është absolutisht indiferente për femrat egoiste, madje as nevojat, as opinionin, as mendimet e tyre nuk përputhen me to. Meshkujt nuk duan të krijojnë marrëdhënie me femrat që janë të fokusuara vetëm tek vetja, që nuk i pranojnë asnjëherë gabimet dhe që gjithmonë gjejnë diçka për të kritikuar tek parneri.

Joelastiket

Është e vështirë për t’u besuar, por shumë femra të bukura dhe inteligjente nuk mund ta gjejnë lehtë shpirtin e tyre binjak me të cilin mund të krijojnë një lidhje nëse nuk janë në gjendje të përshtaten me të. Zakonisht, nëse një vajzë është e interesuar për një djalë, por e ka të vështirë të tregojë ndjenjat, të falë një buzëqeshje apo të tregojë interes, për meshkujt bëhet e lodhshme dhe ua shuan atyre dalëngadalë dëshirën për të krijuar një marrëdhënie.

Materialistet

Për fat të keq, propaganda moderne për pushtetin financiar ka bërë të vetën edhe në marrëdhëniet në çift. Ekonomia ka goditur aq shumë jetën sociale, sa shumë divorce janë shkak edhe i parave.  Sot për sot, suksesi financiar është një detaj që zgjon edhe më shumë interesin në një lidhje. Por këtë nuk duhet ta tregosh hapur, aq sa meshkujt të kuptojnë se gjithçka e shikon nëpërmjet parasë. Kush nuk do të jetojë në luks, por kurrë nuk i duhet treguar atij që ky është prioriteti yt. Bisedat për paratë dhe të mirat materiale nuk do të të çojnë askund.

Xhelozet

Femrat moderne bëjnë një jetë mjaft dinamike, por në të njëjtën kohë duan edhe të kenë kontroll të plotë tek partneri i tyre, pavarësisht sa e tregojnë këtë. Jeta gjithmonë e më shumë po bëhet individuale, por femrat duan të kenë influencë të plotë te partneri i tyre. Meshkujt u rrinë larg këtyre femrave. Ata mund të tregojnë respekt e të dalin me to, por nuk do të zgjedhin kurrë ta kalojnë jetën me një femër të tillë. / Express



Ju sugjerojmë

Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 18 qershor 2025

18 Qershor, 2025 8:16 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 16 qershor 2025

16 Qershor, 2025 8:15 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 15 qershor 2025

15 Qershor, 2025 8:05 am
Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 14 Qershor 2025

14 Qershor, 2025 8:19 am
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Dy shenjat më me fat të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:29 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:18 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 5 qershor 2025

5 Qershor, 2025 8:17 am
Para
Video/ El Clasico i takon Real Madridit

Video/ El Clasico i takon Real Madridit

Video/ Juventus nuk po humbet në Serie A

Video/ Juventus nuk po humbet në Serie A

Video/Pistoleta me shampanjë, çmenduria e re në festat e VIP-ave

Video/Pistoleta me shampanjë, çmenduria e re në festat e VIP-ave

Please login to join discussion















TE FUNDIT

34 vjet PS, socialistët festojnë nesër në selinë rozë

34 vjet PS, socialistët festojnë nesër në selinë rozë
18 Qershor, 2025

Më 19 qershor, në orën 19:00, socialistët do të festojnë 34-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste. Festa do të organizohet...

Lexo më shumë

I shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet 41-vjeçari në Durrës

I shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet 41-vjeçari në Durrës
18 Qershor, 2025

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 41-vjeçar, i cili ishte i shpallur më parë në kërkim për veprën...

Lexo më shumë

Lindje e Mesme: Ku janë aleatët rajonalë të Iranit?

Lindje e Mesme: Ku janë aleatët rajonalë të Iranit?
18 Qershor, 2025

Dekadat e fundit, Irani ka ndërtuar një rrjet aleatësh në rajon. Në konfliktin aktual me Izraelin, disa prej tyre deri...

Lexo më shumë

Iu gjetën armë,drogë e shufër metalike me mbishkrimin “Policia”,arresohet 27-vjeçari

Iu gjetën armë,drogë e shufër metalike me mbishkrimin “Policia”,arresohet 27-vjeçari
18 Qershor, 2025

Policia ka vendosur në pranga një 27-vjeçar gjatë operacionit të koduar “Cold Hand”, i dënuar për vrasje dhe tentativë vrasje....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com