Të paktën kështu pretendohet në një shkrim të së përditshmes “Dita”. Gazeta ka botuar dhe një foto të Argitës, vajzës së ish kryeministrit në sallën e kuvendit. Nuk dihet se në ç’rrethana është shkrepur kjo foto. Ndërkohë që bashkëshorti i Argitës, Jamaerbër Malltezi tashmë është i angazhuar zyrtarisht në PD si anëtar i Keshillit Kombetar dhe drejtues i nje departamenti. Ndërsa djali i ish kryeministrit, Shkëlzeni shkruan shpesh dhe mban qëndrime politike në profilin e tij në Facebook.