Policia e Tiranës ka shoqëruar edukatoren e kopshtit privat që dhunoi barbarisht vajzën 3-vjeçare, e cila përfundoi me këmbë të thyer në spital.
Kujtojmë se rasti është denoncuar natën e mbrëmshme në emisionin “Stop” nga babai i vogëlushes, që sipas tij, nga dhuna i janë shkaktuar fraktura në këmbë.
Dyshohet se e mitura është dhunuar nga edukatorja, Majlinda Dehima, në kopshtin privat “Stinët” në rrugën “Kushtrimi i lirisë” në Tiranë më 1 nëntor.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë brenda kopshtit për të përcaktuar mënyrën se si vajzës i është thyer këmba brenda kopshtit. Ngjarja ka ndodhur në datën 1 nëntor në kopshtin privat “Stinët” në rrugën “Kushtrimi i lirisë”.