Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ushtria shton sulmet në Gaza, izraelitët mbushin sheshet në protesta

2025/09/03 at 10:35 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ushtria shton sulmet në Gaza, izraelitët mbushin sheshet në protesta

 


Qytetarët izraelitë kanë dalë në rrugët e Jerusalemit të mërkurën për ta kundërshtuar thirrjen në ushtri të dhjetëra mijëra rezervistëve për një ofensivë që është dënuar ndërkombëtarisht dhe që ka nxitur frikën në Izrael se mund t’i rrezikojë pengjet që ende po mbahen në Rripin e Gazës.

Protestuesit e akuzojnë kryeministrin e vendit, Benjamin Netanyahu, dhe kabinetin e tij, se nuk kanë arritur ta bëjnë një marrëveshje armëpushimi dhe në vend të kësaj kanë përshpejtuar pushtimin që, sipas spitaleve në Gazë, është duke e rritur dukshëm numrin e viktimave.

“Duhet të ndërmarrim veprim ekstrem që të na kujtojë dikush. Nuk ka shtet që i braktis qytetarët e vet”, tha Yael Kuperman, një protestuese pranë Knessetit, për transmetuesin publik izraelit Kan.

Izraelitët kanë protestuar shpesh gjatë luftës, duke kërkuar një marrëveshje që sjellë pengjet izraelite në shtëpitë e tyre.

Izraeli kryen sulme në pjesë të Gazës Ndërkohë, zyrtarë spitalorë i thanë agjencisë së lajmeve, Associated Press, se të paktën 24 njerëz u vranë nga sulmet gjatë natës së mbrëmshme dhe mëngjesin e së mërkurës.

Spitali Nasser tha se i pranoi 10 trupa, përfshirë një person që kërkonte ndihmë në Rafah dhe një fëmijë të vrarë nga një sulm në jug të Gazës.

Spitali Shifa tha se mori trupat e 14 personave, mes tyre dy fëmijë dhe katër gra, ndërsa Spitali Al-Quds raportoi një viktimë tjetër nga sulmet izraelite.

Izraeli thotë se Qyteti i Gazës – qyteti më i madh palestinez, si në Rripin e rrethuar ashtu edhe në Bregun e pushtuar Perëndimor – mbetet bastion i Hamasit dhe se nën të ndodhet një rrjet i gjerë tunelesh, edhe pas bastisjeve të mëhershme gjatë luftës.

Hamasi është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Izraeli ka shtuar sulmet ajrore dhe tokësore në periferi të Qytetit të Gazës, veçanërisht në lagjet perëndimore, ku sipas grupeve humanitare që koordinojnë ndihmën për të zhvendosurit, njerëzit po detyrohen të ikin drejt bregdetit.

Palestinezët dhe punonjësit e ndihmës thonë se kërcënimi i dyfishtë i luftimeve dhe urisë po bëhet gjithnjë e më i madh për familjet në Qytetin e Gazës, shumica dërrmuese e të cilave kanë janë zhvendosur disa herë gjatë luftës 23-mujore.

Zyrtarët e spitaleve dhe Ministria e Shëndetësisë e Gazës thanë të mërkurën se numri i viktimave po rritet, pasi njerëzit po vriten nga sulmet ajrore, duke tentuar të marrin ndihma, ose si pasojë e urisë ekstreme.

Ministria tha se 113 palestinezë u vranë të martën – më shumë se gjysma në Qytetin e Gazës – gjatë 24 orëve të fundit. Ky numër, i përsëritur shpesh javët e fundit, u publikua një ditë pasi Netanyahu dhe komandantët izraelitë u thanë rezervistëve se ofensiva po hynte në atë që ata e shpresonin si “faza vendimtare” e luftës.

Ministria raportoi të mërkurën se pesë të rritur dhe një fëmijë humbën jetën nga kequshqyerja në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 367, përfshirë 131 fëmijë gjatë gjithë luftës.

Lufta në Gazë nisi më 7 tetor 2023, kur Hamasi vrau 1.200 njerëz në jug të Izraelit dhe mori rreth 250 pengje, sipas shifrave izraelite. Prej atëherë, më shumë se 63.633 palestinezë janë vrarë gjatë luftës së Izraelit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila është pjesë e qeverisjes së Hamasit dhe e përbërë nga profesionistë mjekësorë./ REL



Ju sugjerojmë

Trump Kritika Zelenskyt: Asnjë mirënjohje për përpjekjet tona
Bota

Trump Kritika Zelenskyt: Asnjë mirënjohje për përpjekjet tona

23 Nëntor, 2025 7:16 pm
Euro të falsifikuara në qarkullim, arrestohen 4 të rinj në Tiranë
Kronikë

Euro të falsifikuara në qarkullim, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

23 Nëntor, 2025 1:35 pm
Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm
Aktualitet

Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm

23 Nëntor, 2025 1:03 pm
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 23 nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

23 Nëntor, 2025 12:19 pm
Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?
Life Style

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?

22 Nëntor, 2025 10:25 pm
Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI
Kryesore

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI

22 Nëntor, 2025 9:19 pm
Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma
Aktualitet

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma

22 Nëntor, 2025 8:43 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: Parandalimi i pushtimit të tretë rus është rruga e vetme drejt paqes

22 Nëntor, 2025 7:36 pm
20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit
Rajoni

Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “safari snajper” në Sarajevë

22 Nëntor, 2025 6:32 pm
20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit
Bota

20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit

22 Nëntor, 2025 5:36 pm
Para
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës

Arrestohen babë e bir në Shkodër, ishin në kërkim pasi plagosën me thikë 33-vjeçarin
















TE FUNDIT

Trump Kritika Zelenskyt: Asnjë mirënjohje për përpjekjet tona

Trump Kritika Zelenskyt: Asnjë mirënjohje për përpjekjet tona
23 Nëntor, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka sulmuar  qeverinë e Ukrainës, ndërsa në Gjenevë janë në zhvillim diskutimet për planin me...

Lexo më shumë

Euro të falsifikuara në qarkullim, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Euro të falsifikuara në qarkullim, arrestohen 4 të rinj në Tiranë
23 Nëntor, 2025

Katër të rinj janë vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pas një operacioni të Policisë së...

Lexo më shumë

Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm

Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm
23 Nëntor, 2025

ARRSH ka njoftuar krijimin e një bypass-I të përkohshëm në aksin Qukës- Qafë Plloçë, pasi në kilometrin 35 të rrugës...

Lexo më shumë

Horoskopi 23 nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
23 Nëntor, 2025

Dashi Sot dikush mund të të pyesë se për çfarë po mendon. Sot do të jetë sikur je futur brenda...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com