Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ushtria izraelite thotë se ka gjetur gjurmë të pengjeve në një tunel në Gazë

2024/01/11 at 8:24 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ushtria izraelite thotë se ka gjetur gjurmë të pengjeve në një tunel në Gazë

KHAN YOUNIS, Rripi i Gazës – Ushtria izraelite tha të mërkurën se ka gjetur evidencë se pengjet kanë qenë të pranishëm në një tunel të nëndheshëm në Rripin e Gazës, në qytetin Khan Younis, që është bërë tashmë epiqendra e ofensivës tokësore izraelite.


Ushtria ja tregoi tunelin gazetarëve, që u shoqëruan përmes rrugëve të lagjeve me shtëpi të rrënuara. Një kolibe e ndryshkur prej teneqeje mbulonte hyrjen e tunelit, në kopshtin e një banese.

Një shkallë e improvizuar të çonte drejt shtegut të nëndheshëm, rreth 2.5 metra nën tokë. Tuneli ishte i nxehtë dhe me lagështirë, me mure prej betoni nga ku vareshin tela elektrikë. Më në brendësi gjendej një banjo, ku ushtria tha se gjeti evidencë se aty janë mbajtur pengje, ndër të tjera edhe ADN-në e tyre.

“Pengjet mbaheshin këtu në këtë sistem tunelesh”, tha kundëradmirali Daniel Hagari, zëdhënës i ushtrisë izraelite.

Zoti Hagari nuk dha detaje se çfarë u gjet saktësisht në tunel dhe as nuk tha se kur ishin mbajtur pengjet aty dhe se cilat ishin emrat e tyre. Ai gjithashtu nuk tha nëse pengjet janë gjallë apo kanë vdekur.

Në një deklaratë të mëvonshme për shtypin, ai tha se pengjet ishin mbajtur në “kushte të vështira”, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Disa nga pengjet e liruara gjatë armëpushimit në fund të nëntorit thanë se ishin mbajtur nëpër tunelet që Hamasi ka hapur në mbarë Rripin e Gazës dhe për të cilat Izraeli ka thënë se janë përdorur prej kohësh për kontrabandën e armëve dhe kalimin e luftëtarëve, duke shmangur kështu bllokadën e vendosur ndaj këtij territori.

Tuneli u gjet në një pjesë të qytetit që duket se ka përjetuar luftime të rënda. Banesa në afërsi ishte e dëmtuar rëndë.

Në një tjetër godinë ishin hedhur në erë muret e disa apartamenteve. E gjithë zona rrethohet nga pirgje të mëdha dheu, me sa duket të krijuara nga buldozerët izraelitë që kërkojnë për lëndë eksplozive të groposura. Një tank ishte parkuar përpara një shkolle të zbrazët, ku një flamur izraelit varej në muret e jashtme. Në ajër dëgjohej zhurma e një droni dhe në distancë dëgjohen luftimet me armë.

Ushtria izraelite thotë se Hamasi vepron nga brenda tuneleve dhe zyrtarët ushtarakë izraelitë e kanë bërë objektiv kryesor shkatërrimin e sistemit të tuneleve.

Gjeneral brigade Dan Goldfus, komandant i divizionit 98 të ushtrisë izraelite i përshkroi tunelet si të “një rreziku prej 720 gradësh”.

“Nuk është 360, por është 720, nëntokë dhe mbitokë”, tha ai.

Izraeli mendon gjithashtu se udhëheqësi i Hamasit, Yehya Sinwar, fshihet në një tunel në Khan Younis.

Qyteti i rrethuar është i dyti më i madh në Gazë dhe është bërë epiqendra e luftimeve të javëve të fundit. Gjatë turit të ofruar për gazetarët të mërkurën nuk u dallua ndonjë banor në këtë zonë. Izraeli i ka urdhëruar banorët të evakuohen nga pjesë të qytetit, ndërsa vazhdon me ofensivën.

Gjatë sulmit vdekjeprurës të 7 tetorit, militantë të Hamasit dhe të organizatave të tjera, vranë 1200 persona dhe morën peng rreth 250 të tjerë, sipas të dhënave të autoriteteve izraelite.

Ky sulm shkaktoi luftën. Mbi 23 mijë palestinezë, shumica gra dhe fëmijë janë vrarë, sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e qeverisur nga Hamasi. Mbi 85% e popullsisë së Gazës prej 2.3 milionë banorësh është zhvendosur dhe pjesë të gjera të territorit janë rrënuar.

Rreth 110 pengje janë liruar. Gati 110 persona të tjerë vazhdojnë të mbahen peng, së bashku me kufomat e 20 personave të vrarë gjatë mbajtjes në robëri, sipas të dhënave të Izraelit. Disa trupa të tjerë të pengjeve të vrarë janë marrë tashmë nga forcat izraelite. Tre pengje janë vrarë gabimisht nga ushtria izraelite.

Vuajtjet e pengjeve kanë mbërthyer vëmendjen e izraelitëve, që i shohin ata si një simbol i vazhdueshëm i dështimit të shtetit izraelit për të mbrojtur shtetasit e tij më 7 tetor.

Izraeli e ka bërë lirimin e pengjeve pjesë të objektivave luftarake, së bashku me shkatërrimin e kapaciteteve ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit./VOA

 

 



Ju sugjerojmë

Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane
Sport

Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane

8 Qershor, 2025 4:22 pm
Ukraina njofton shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë javën e ardhshme
Bota

Ukraina njofton shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë javën e ardhshme

8 Qershor, 2025 4:18 pm
Ndezi zjarr për të pastruar tokën, rrezikoi banesat e fqinjëve, në kërkim 50 vjeçari
Kronikë

99 operacione dhe 625 të arrestuar, Policia bën bilancin e punës së muajit maj

8 Qershor, 2025 4:17 pm
Punëtorë të huaj për boshllëqet në turizmin shqiptar
Aktualitet

Punëtorë të huaj për boshllëqet në turizmin shqiptar

8 Qershor, 2025 4:03 pm
Arrestohet në SHBA TikTokeri i famshëm, për çfarë akuzohet
InstaBIZ

Arrestohet në SHBA TikTokeri i famshëm, për çfarë akuzohet

8 Qershor, 2025 3:59 pm
Hapja rrugë e një lidershipi të ri? Berisha: Dhashë dorëheqjen, erdhi Basha por…
Aktualitet

‘Episodi i 7’/Berisha:Licencat për kanabisin, si u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

8 Qershor, 2025 3:55 pm
Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit
Bota

Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit

8 Qershor, 2025 3:30 pm
“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…
Kryesore

“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…

8 Qershor, 2025 3:20 pm
“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë
Aktualitet

“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë

8 Qershor, 2025 3:04 pm
Apeli zbardh arsyet pse mbeti në qeli Erion Veliaj: Ka pushtetin për të zhdukur provat
Aktualitet

Erion Veliaj kërkon lirinë, nesër para Apelit të GJKKO

8 Qershor, 2025 2:51 pm
Para
“2024 viti i pyjeve”, Rama publikon pamje nga lugina e Gashit dhe Rajcës

“2024 viti i pyjeve”, Rama publikon pamje nga lugina e Gashit dhe Rajcës

Përdhunimi i të miturës/ 33-vjeçari hynte lirshëm në shtëpinë e saj! Si babai zbuloi faktet tronditëse

Përdhunimi i të miturës/ 33-vjeçari hynte lirshëm në shtëpinë e saj! Si babai zbuloi faktet tronditëse

Ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie heq dorë nga gara për president në SHBA

Ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie heq dorë nga gara për president në SHBA
















TE FUNDIT

Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane

Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane
8 Qershor, 2025

Luciano Spalletti shkarkohet nga detyra e trajnerit të kombëtares italiane, pas humbjes 3-0 ndaj Norvegjisë në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës....

Lexo më shumë

Ukraina njofton shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë javën e ardhshme

Ukraina njofton shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë javën e ardhshme
8 Qershor, 2025

Ukraina njoftoi sot se shkëmbimi i të burgosurve dhe trupave të ushtarëve me Rusinë do të zhvillohet javën e ardhshme,...

Lexo më shumë

99 operacione dhe 625 të arrestuar, Policia bën bilancin e punës së muajit maj

Ndezi zjarr për të pastruar tokën, rrezikoi banesat e fqinjëve, në kërkim 50 vjeçari
8 Qershor, 2025

Policia e Shtetit ka zhvilluar një sërë veprimesh intensive gjatë muajit maj 2025, në koordinim me partnerët ndërkombëtarë dhe agjencitë...

Lexo më shumë

Punëtorë të huaj për boshllëqet në turizmin shqiptar

Punëtorë të huaj për boshllëqet në turizmin shqiptar
8 Qershor, 2025

“Nuk jam jashtë Shqipërisë, por në një realitet të ri në vendin tonë, ku gjithnjë e më shumë po na...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com