Më shumë se 500 objektiva të Hamasit dhe Xhihadit Islamik në Rripin e Gazës u goditën gjatë natës, thotë Forca Ajrore izraelite (IAF).
IAF thotë se avionët luftarakë dhe helikopterët, dhe artileria goditën objektivat.
Ata gjithashtu bëjnë me dije se Izraeli goditi shtatë qendra komanduese të Hamasit dhe një qendër komanduese të Xhihadit Islamik.
Zyrtarët palestinezë shëndetësorë thonë se 413 persona janë vrarë në Gaza që nga fillimi i sulmeve ajrore izraelite.