Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ushqimi si armë lufte

2016/06/13 at 11:53 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ushqimi si armë lufte

Privimi i njerëzve prej mjeteve të tyre të jetesës konsiderohet si krim lufte prej së Drejtës Ndërkombëtare dhe ka ndikime afatshkurtra dhe afatgjata për të prekurit.


Privimi i njerëzve prej mjeteve të tyre të mbijetesës, dhe kjo do të thotë bllokimi i ndihmave dhe i furnizimeve ushqimore, konsiderohet tani si shkelje e Ligjit Ndërkombëtar Humanitar. Në mënyrë të veçantë lënia e civilëve që të vdesin nga uria që përdoret si metodë lufte, njihet tani si krim lufte. Kjo nuk do të thotë që për një veprim të tillë mund t’i hedhësh njerëzit në gjyq, por edhe sipas rregullave tradicionale të luftës, pra sipas Konventës së Gjenevës, ka vite që shkaktimi me dashje i vuajtjeve të mëdha njihet si thyerje e rregullave të luftës, thotë Jane Howard.

Në Siri prej pesë vjetësh mund të konstatohen taktika të tilla që ngjajnë me ato të luftërave mesjetare, kur për marrjen e territoreve përdorej metoda e rrethimit të tyre. Një nga këto metoda është që t’u presësh qyteteve dhe fshatrave rrugët e furnizimit me ushqime duke shpresuar që popullsia civile do t’i braktisë ato dhe do të largohet. Në disa zona luftërash agjencitë e ndihmave humanitare konstatojmë rritje të nivelit të kequshqyerjes dhe për to kjo është një sfidë e madhe, sepse ato nuk kanë mundësi të shkojnë direkt në vend për të parë se si është situata aty.

Shkaktarët e krimeve nuk përfundojnë në gjyq

Edhe pse privimi i njerëzve prej mjeteve të tyre të jetesës konsiderohet si krim lufte, shkaktarët e krimeve të tilla nuk përfundojnë në gjyq. Kjo sipas Jane Howard lidhet me shkaqe politike, dhe është një problem me të cilin duhet të merren liderët politikë dhe ndërmjetësuesit e paqes.

Programi Botëror i Ushqimit përpiqet të sigurojë që gjëra të tilla të mos ndodhin, dhe ne negociojmë kudo që mundemi për të shmangur situata të tilla, thotë zëdhënësja e këtij programi. Është e qartë se në zonat e luftës, sidomos atyre që kanë qenë të rrethuara, ekonomia do vite të tëra që të rimëkëmbet. Programi Botëror i Ushqimit punon në shumë vende ku ka pasur konflikte, vitet e fundit sidomos në Siri dhe Sudanin e Jugut, ku ka programe të tëra për rimëkëmbjen, sepse bëhet fjalë për rindërtimin e qyteteve dhe të fshatrave, rindërtimin e rrugëve, rindërtimin e shkollave, rindërtimin e sistemeve të furnizimit me ujë, të cilat janë lënë tërësisht pas dore dhe shkatërruar gjatë luftërave.

Ndikime afatgjata

Mungesa e ushqimit apo kequshqyerja e vazhdueshme mund të ndikojë ndaj një brezi të tërë. Sipas zëdhënëses së Programit Botëror të Ushqimit dihet se përkeqësimi i ushqimit në rastin e grave shtatzëna, të nënave që i kanë fëmijët në gji dhe të fëmijë të vegjël deri në dy vjeç, ka efekt negativ për të ardhmen. Pra edhe në qoftë se përfundon e lufta dhe familja kthehet në vendin e saj ajo do të shikojë se fëmijët thjesht nuk rriten dhe zhvillohen si duhet, p.sh. ata janë më trupshkurtër, nuk zhvillohen sa duhet mendërisht, kanë prirje për të pasur probleme në shkollë ose e braktisin atë herët. Kjo do të thotë që më pas nuk fitojnë aq shumë para të rriturit gjë që ka më pas ndikim dhe në të gjithë gjendjen ekonomik të vendit. /DW



Ju sugjerojmë

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
-U tha në Opinion

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

9 Qershor, 2025 10:48 pm
“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
Aktualitet

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

9 Qershor, 2025 10:27 pm
Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
Sport

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

9 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
Bota

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

9 Qershor, 2025 9:22 pm
Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
Politikë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

9 Qershor, 2025 8:48 pm
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
Bota

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

9 Qershor, 2025 8:27 pm
Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
Rajoni

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

9 Qershor, 2025 8:06 pm
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

9 Qershor, 2025 7:53 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

9 Qershor, 2025 7:41 pm
Para
Ambasadori Lu thumbon Ramën: Në zyrën e tij, sende të thyera

Çfarë po ndodh sot? Del Meta, hyn Donald Lu tek zyra e Ramës

Ronela Hajati: Ja pse i kam rezistuar operacioneve plastike

Ronela Hajati: Ja pse i kam rezistuar operacioneve plastike

Sulmi në klubin e homoseksualëve, reagojnë kandidatët presidencial

Fareed Zakaria: Radikalizmi islamik dhe armët, një kokteil vrasës

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
9 Qershor, 2025

Padyshim, momenti më i lumtur për çdo njeri, është ai kur bëhet prind. Ermal Hasimja ndau sonte në “Opinion” pikërisht...

Lexo më shumë

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
9 Qershor, 2025

Në shkurt të këtij viti, emisioni “Stop” transmetoi një problematikë nga Lushnja. Bexhet Vrapi, tregoi se kunati i tij, që...

Lexo më shumë

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
9 Qershor, 2025

Dy ditë pas ndeshjes në Shqipëri që përfundoi pa gola, Federata Serbe e Futbollit ka publikuar një deklaratë për ditët...

Lexo më shumë

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
9 Qershor, 2025

Protestat filluan të premten pasi u zbulua se oficerët e Zbatimit të Doganave të Imigracionit (ICE) po kryenin bastisje në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com