Kungulli është një nga bekimet që na sjell vjeshta, dhe kjo për shumë arsye. Pikë së pari kungulli është shumë i shëndetshëm por edhe i shijshëm. Mund ta përdorni si në ëmbëlsira ashtu edhe në gatime të kripura, por prisni. Kungulli ka atë benefitin që e duam të gjithë, ju bën të humbisni peshë.
Kungujt janë të mbushur me vlera ushqyese të cilat bëjnë që të ndiheni të ngopur për një kohë më të gjatë. Fibrat janë esencialë për një sistem të shëndetshëm të tretjes, dhe lajmi i mirë është se kungujt kanë 0.5g fibra për 100g. Vetëm një tas me kungull përmban 3g fibra, 49 kalori, dhe gjithashtu shërben si ushqim i mahnitshëm pas ushtrimeve fizike. Tani që e mësuat, mos e ndani kungullin nga dieta juaj e vjeshtës.