Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ushqimet që ju bëjnë të ndiheni të uritur

2016/10/24 at 5:38 PM
në -Jetë dhe Stil, Life Style
Kohë leximi: 2 min
A A
Ushqimet që ju bëjnë të ndiheni të uritur

Të vdesësh urie nuk është një mënyrë e zgjuar për të rënë në peshë. Kurdoherë që jeni të uritur, gjëja më e mirë që mund të bëni është të hani, gjithmonë nëse është uri ajo që ndieni dhe jo thjesht mërzitje. Disa ushqime të caktuara kanë tendencën t’ju lënë më të uritur se më parë, prandaj duhet të shmangen nga personat që po përpiqen të dobësohen.


Buka e bardhë

E zhveshur nga çdo vlerë ushqyese e drithërave përbërës, si për shembull gruri, mielli i bardhë i përdorur për të bërë bukë rrit shumë sasinë e sheqernave në gjak. Sipas një studimi të bërë kohët e  fundit, rezulton se personat që konsumojnë bukë të bardhë çdo ditë kanë 40% më shumë mundësi që të bëhen mbipeshë se sa personat që nuk e konsumojnë.

Pijet e gatshme të frutave

Personat që përpiqen të jenë në formë përpiqen që të pijnë sa më shumë lëngje frutash me mendimin se kjo i bën më të shëndetshëm. Ky mendim është i gabuar. Fillimisht lëngjet nuk i përmbajnë më fibrat që gjenden në tulin e frutave ose në lëkurën e tyre, të cilat janë edhe pjesa më e shëndetshme e tyre. Së dyti, lëngjet e frutave janë të ngopura me sheqerna, gjë që rrit nivelin e sheqerit në gjak si dhe lë pas një ndjesi urie.

Ushqime të shpejta të kripura

Çdo ushqim i shpejtë dhe i kripur, si kikirikët, patetinat ose çibukët, është i përbërë nga karbohidrate të cilat përthithen lehtësisht nga trupi dhe rrisin shumë nivelin e sheqerit në gjak. Për më tepër, truri e lidh këtë prurje të menjëhershme të energjisë me ëmbëlsirat – prandaj dhe pasi konsumojmë këto ushqime të kripura, trupi kërkon diçka të ëmbël.

Alkooli

Nuk është sekret se alkooli pengon logjikën edhe për gjëra më të thjeshta, prandaj, pasi keni konsumuar alkool, ka një mundësi më të madhe që të konsumoni çdo lloj ushqimi pa menduar për sasinë e kalorive që jeni duke marrë. Gjithashtu, sipas ekspertëve, alkooli rrit me 30 % prodhimin e leptinës, hormoni i cili e bën trupin të ndihet i ngopur dhe fillon procesin e depozitimit të yndyrave.

Çdo ushqim me ëmbëltues artificial

Përdorimi i ushqimeve me ëmbëltues artificial mendohet se mban trupin në formë, duke qenë se ato kanë shumë pak kalori. Kjo është e gabuar. Këto lloj ushqimesh e bëjnë trurin të mendojë se është duke pritur shumë sheqerna dhe kjo çon në një dëshirë të parezistueshme për të ngrënë diçka të ëmbël.

Camçakëz-i

Nuk është ide e mirë të përtypësh çamçakëz për të hequr mendjen nga uria. Lëvizja e gojës gjatë përtypjes e bën trurin të mendoj se diçka është duke u ngrënë. Efekti është më i madh nëse përdorni çamçakëz me ëmbëltues natyral. Kjo gjë do t’ju çoj të hani diçka pas një kohe fare të shkurtër.

Etiketa: uriushqime


Ju sugjerojmë

Inteligjenca artificiale krijon fe? Ekspertët: AI po merr kontrollin e gjuhës
Life Style

Inteligjenca artificiale krijon fe? Ekspertët: AI po merr kontrollin e gjuhës

3 Shkurt, 2026 4:47 pm
Ellenzék (1938) / Udhëtim në Mat, vendlindjen e Zogut të Parë
-Kulturë

Ellenzék (1938) / Udhëtim në Mat, vendlindjen e Zogut të Parë

30 Janar, 2026 10:27 am
Studimi/ Dhjami i trupit luan një rol të rëndësishëm në shëndetin fizik dhe mendor
Life Style

Studimi/ Dhjami i trupit luan një rol të rëndësishëm në shëndetin fizik dhe mendor

24 Janar, 2026 2:50 pm
(1931)/“Një muaj pranë Mbretit Zog”, intervista me Márton Hosszú
-Kulturë

(1931)/“Një muaj pranë Mbretit Zog”, intervista me Márton Hosszú

24 Janar, 2026 10:44 am
Gazeta australiane (1929)/ Një rrëfim për gratë e Shqipërisë
-Kulturë

Gazeta australiane (1929)/ Një rrëfim për gratë e Shqipërisë

18 Janar, 2026 10:41 am
Mbreti Zog (1933): Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, një dëshirë e madhe
-Kulturë

Mbreti Zog (1933): Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, një dëshirë e madhe

14 Janar, 2026 9:31 am
1962 /Rrëfimi i korrespondentit të “TIME” në Paris, rreth vizitës së tij në Shqipëri
-Kulturë

1962 /Rrëfimi i korrespondentit të “TIME” në Paris, rreth vizitës së tij në Shqipëri

6 Janar, 2026 1:32 pm
Gazeta zvicerane (1963) / Intervista në Bejrut me Leka Zogun dhe Hysen Selmanin
-Kulturë

Gazeta zvicerane (1963) / Intervista në Bejrut me Leka Zogun dhe Hysen Selmanin

3 Janar, 2026 9:42 am
(1963) / “Puna e fisnikëron njeriun…”, takimi me Mbretëreshën Geraldinë në Madrid.
-Kulturë

(1963) / “Puna e fisnikëron njeriun…”, takimi me Mbretëreshën Geraldinë në Madrid.

31 Dhjetor, 2025 4:36 pm
Njihuni me arritjen shkencore të vitit
Life Style

Njihuni me arritjen shkencore të vitit

28 Dhjetor, 2025 2:12 pm
Para
Planeti i nëntë që mund të “shkundë” sistemin tonë diellor

Planeti i nëntë që mund të "shkundë" sistemin tonë diellor

Rreth 70 mijë azilkërkues kosovarë refuzojnë ta lënë Gjermaninë

Rreth 70 mijë azilkërkues kosovarë refuzojnë ta lënë Gjermaninë

Ja lista e këngëve që Obama dëgjon gjatë palestrës

Ja lista e këngëve që Obama dëgjon gjatë palestrës
















TE FUNDIT

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg
8 Shkurt, 2026

Një fotografi e re e publikuar nga dosjet e Jeffrey Epstein ka rikthyer në vëmendje lidhjet e tij me disa...

Lexo më shumë

Dhunimi i avokatit Kujtim Cakrani në Vlorë, Berisha: Një akt kriminal shtetëror

“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
8 Shkurt, 2026

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes së sotme në Vlorë, ku u dhunua avokati i ish-presidentit...

Lexo më shumë

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona
8 Shkurt, 2026

Autoritetet franceze kanë arrestuar pesë persona pasi një gjyqtare dhe nëna e saj u rrëmbyen dhe u mbajtën peng për...

Lexo më shumë

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe
8 Shkurt, 2026

Zyrtarë të lartë të mbrojtjes izraelite i kanë paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se programi iranian i raketave balistike përbën një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com