Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Urbi et Orbi” i Françeskut, si asnjëherë më parë gjatë papatit të tij

2020/04/12 at 2:05 PM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Urbi et Orbi” i Françeskut, si asnjëherë më parë gjatë papatit të tij

Papa Françesku bëri thirrje këtë të Dielë të Pashkëve për solidaritet global në luftën kundër pandemisë së koronavirusit dhe pasojave të saj ekonomike, duke kërkuar zbutjen e sanksioneve ndërkombëtare, lehtësimin e borxheve për kombet e varfra dhe armëpushimet në të gjitha konfliktet.

Ai paralajmëroi gjithashtu Bashkimin Evropian se rrezikonte të shkatërrohej nëse nuk pajtohej se si ta ndihmonte rajonin të shërohet.

Mesazhi “Urbi et Orbi” i  Papa Françeskut, i transmetuar nga një Bazilikë e zbrazur e Shën Pjetrit, në vend se për turmën e zakonshme me dhjetëra mijëra njerëz, ishte më politiku që nga zgjedhja e tij në 2013 sipas Reutres.

Duke thënë se mesazhi i “Pashkëve të vetmisë” të këtij viti duhet të jetë një “shpërthim shprese”, ai thuri lëvdata për mjekët, infermierët dhe të gjithë ata që rrezikojnë jetën e tyre për të shpëtuar të tjerët dhe përshëndeti ata që punojnë për të mbajtur shërbimet thelbësore.

“Kjo nuk është një kohë për indiferencë, sepse e gjithë bota po vuan dhe duhet të bashkohet në përballjen me pandeminë,” tha ai në mesazhin, pothuajse tërësisht të dedikuar efekteve të pandemisë në marrëdhëniet personale dhe ndërkombëtare.

“Indiferenca, egoizmi, ndarja dhe harresa nuk janë fjalë që duam t’i dëgjojmë në këtë kohë. Ne duam t’i ndalojmë këto fjalë përgjithmonë! ” tha ai.

Françesku shprehu ngushëllimet për ata që nuk ishin në gjendje t’i thonin lamtumirë të dashurve të tyre për shkak të kufizimeve.

“Në këto javë, jeta e miliona njerëzve papritmas ka ndryshuar,” tha ai.

Papa tha se tani ishte koha që politikanët dhe qeveritë të shmangin “egoizmin e tyre” dhe të ndërmarrin një veprim vendimtar, të bashkërenduar për të ndihmuar popullsinë e njëri-tjetrit të jetojnë përmes krizës dhe përfundimisht të rifillojnë jetën normale.

“Sanksionet ndërkombëtare të lirohen, pasi ato e bëjnë të vështirë për vendet në të cilat ata janë imponuar të japin mbështetje të duhur për qytetarët e tyre,” tha Françesku.

Ai gjithashtu bëri thirrje për ulje të borxheve ose falje për kombet më të varfra, pa përmendur asnjë vend.

Papa shprehu shqetësim të veçantë për të ardhmen e Europës, duke thënë se ishte jetike që rivalitetet që ekzistonin përpara Luftës së Dytë Botërore “nuk rifitojnë forcën” si rezultat i pandemisë.

Kombet e Bashkimit Europian janë të ndarë sa i përket mënyrës se si të ndihmojnë ekonominë e kontinentit të rimarrë veten. Italina dhe anëtarët e tjerë të eurozonës kërkojnë lëshimin e bonove të euros të mbështetur nga të gjithë, por Gjermania, Hollanda dhe vende të tjera kundërshtuan këtë.

“Bashkimi Evropian aktualisht po përballet me një sfidë epokale, nga e cila do të varet jo vetëm e ardhmja e tij, por ajo e tërë botës,” tha Françesku.

“Kjo nuk është një kohë për ndarje,” shtoi ai.

Papa përsëriti një thirrje për armëpushim “në të gjitha cepat e botës”, dënoi prodhimin e armëve dhe tha që pandemia duhet të nxisë udhëheqësit për t’i dhënë fund përfundimisht luftërave të gjata si ajo në Siri.

Ai gjithashtu bëri thirrje për ndihmë për emigrantët dhe të tjerët që vuajnë nga konfliktet ekzistuese. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
Kronikë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

8 Qershor, 2025 5:27 pm
Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
Bota

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

8 Qershor, 2025 5:11 pm
Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump
Bota

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump

8 Qershor, 2025 5:06 pm
Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme
Bota

Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme

8 Qershor, 2025 4:56 pm
Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness
InstaBIZ

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

8 Qershor, 2025 4:53 pm
VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb
Sport

VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb

8 Qershor, 2025 4:45 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Musk flet për krijimin e një partie të re në SHBA, Trump: Do ketë pasoja të rënda

8 Qershor, 2025 4:38 pm
Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët
Bota

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

8 Qershor, 2025 4:30 pm
Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane
Sport

Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane

8 Qershor, 2025 4:22 pm
Para
Policët kërcënohen me kafshime, kollitje dhe pështymë në fytyrë

Policët kërcënohen me kafshime, kollitje dhe pështymë në fytyrë

Koronavirusi në Britani, Johnson: Të sillemi si qeveri në kohë lufte

Pas një jave i shtruar, Boris Xhonson del nga spitali por...

Koronavirusi rrezikon mbylljen e puseve të naftës

Koronavirusi rrezikon mbylljen e puseve të naftës

TE FUNDIT

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
8 Qershor, 2025

Një bel i hollë nuk shërben vetëm për të ulur rrezikun e diabetit apo sëmundjeve kardiovaskulare, por edhe për të...

Lexo më shumë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
8 Qershor, 2025

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka ndërmarrë menjëherë masa për të bllokuar një skemë mashtruese që synonte vjedhjen e...

Lexo më shumë

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
8 Qershor, 2025

Forcat e Gardës Kombëtare u vendosën në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara, pas urdhrit të presidentit amerikan, Donald Trump,...

Lexo më shumë

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump
8 Qershor, 2025

Errol Musk, babai i sipërmarrësit miliarder të teknologjisë Elon Musk, udhëtoi për në Moskë për të marrë pjesë në “Forumin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com