Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Uniformat e policisë në Maqedoninë e Veriut, në Gjuhën Shqipe

2022/03/16 at 8:13 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Uniformat e policisë në Maqedoninë e Veriut, në Gjuhën Shqipe

Uniformat e Policisë në Maqedoninë e Veriut do të jenë edhe në gjuhën shqipe, në komunat ku mbi 20 për qind e popullsisë është me shqiptarë. Në njoftimin e Qeverisë, të publikuar të martën, 15 Mars, thuhet se vendimi është miratuar në bazë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.


Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi ndryshimet në Dekretin që formalizon përdorimin e gjuhës shqipe edhe në uniformat e policisë.

Qeveria e RMV: Dekreti miratohet në bazë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, ku sipas Nenit 8 paragrafi 3 është konstatuar se uniformat e policisë në Shkup dhe Komunat ku së paku 20% të qytetarëve flasin gjuhën zyrtare ndryshe nga gjuha maqedonase, shkruhen në gjuhën maqedone dhe alfabetin cirilik, si dhe në gjuhën që e flasin së paku 20% të qytetarëve në RMV dhe alfabetin e tyre.

Nga Qeveria shtojnë se Dekreti do të hyjë në fuqi në ditën e tetë nga dita e shpalljes në Gazetën Zyrtare, kurse do të fillojë të zbatohet gjatë një viti nga dita e hyrjes në fuqi.

“Një tjetër detyrë e kryer me sukses konform Kushtetutës dhe Ligjit që reflekton zbatimin e përpiktë të parimeve të barazisë si garanci e progresit të vendit tonë”, ka shkruar lideri i BDI-së Ali Ahmeti në Facebook.

“Edhe një detyrë tjetër u përmbush sot!  Gjuha shqipe edhe në uniformat e policisë!”, ka shkruar po në Facebook, Zv/Kryeministri i Parë, Artan Grubi.

Dekretin e miratuar nga Qeveria me të cilin parashihet që uniformat policore të jenë edhe në gjuhën shqipe e ka komentuar edhe Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela.

Ziadin Sela: Shpresoj që ky dekret të mos e ketë fatin e ligjit, sepse çdoherë sillet dekreti, animohet opinioni vetëm për një çështje të ligjit ndërkohë ngelen të pa implementuar për shembull; ku është implementimi i gjuhës shqipe në gjykatë? Natyrisht bëhet fjalë për PR marketing të ulët i një subjekti që këtë temë duhej ta kishte konsumuar prej se u bë pjesë e Qeverisë në vitin 2002.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në një intervistë për Kanal 5, duke komentuar këtë vendim të Qeverisë, tha se nuk është i befasuar, duke drejtuar gishtin në adresë të Kryeministrit Kovaçevski.

Hristijan Mickoski: Kovaçevski mund të bëjë edhe tatuazhe në ballë në dy, tri gjuhë, kjo nuk më habit. Do të isha i befasuar nëse sjellin fabrika të reja, vende të reja të punës, rritje ekonomike. Të mos kishte skandale. Sa autobusë me të rinj që ikin nga vendi sot kanë ndaluar që të mos dalin nga Strumica, Vinica, Tetova dhe Gostivari? Kjo më intereson, të kemi fabrika ku do të hapen 500-600 vende të reja pune.

Më i ashpër në reagimin e tij ka qenë lideri i së “Majtës” Dimitar Apasiev. Në Tuitter ai nuk ka kursyer ofendimet por edhe kërcënimet:

Nuk respektojnë as Kushtetutën e as ligjin! Uniforma dygjuhësore të policisë kanë vënë me dekret të Qeverisë!? LSDM-ja është e keqja më e madhe që ndonjëherë e ka gjetur Maqedoninë. Okupator të ishit, do të kishit më shumë sens për popullin. Do të kalbeni burgjeve kur do të ndryshohet pushteti.

Ligji për përdorimin e gjuhëve, në bazë të cilit gjuha shqipe përdoret gjerësisht në komunat me shumicë shqiptare, si dhe në institucionet shtetërore, është miratuar në Janar të vitit 2019.

Partitë shqiptare kanë kërkuar përdorimin e shqipes edhe në ushtri dhe kartëmonedha, por kjo është refuzuar nga Qeveria pas një mendimi të Komisionit të Venecias, që vlerëson se përdorimi i tyre bie ndesh me kushtetutën.



Ju sugjerojmë

Horoskopi, 27 korrik 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2025

28 Maj, 2025 8:15 am
“Fati e desh të mos isha në varrim”, Fevziu: Ky emision i dedikohet Artan Lames!
-U tha në Opinion

“Fati e desh të mos isha në varrim”, Fevziu: Ky emision i dedikohet Artan Lames!

27 Maj, 2025 11:12 pm
Çifti Macron mbërrin i kapur dorë për dore në Indonezi
Bota

Çifti Macron mbërrin i kapur dorë për dore në Indonezi

27 Maj, 2025 10:19 pm
SHBA ndalon rekomandimin e vaksinës anti-Covid për fëmijët dhe gratë shtatzëna
Bota

SHBA ndalon rekomandimin e vaksinës anti-Covid për fëmijët dhe gratë shtatzëna

27 Maj, 2025 10:17 pm
Francë/ Miratohet ligji për “vdekjen e asistuar”
Bota

Francë/ Miratohet ligji për “vdekjen e asistuar”

27 Maj, 2025 10:07 pm
Pagoi 1400 Euro për vizë në ambasadën gjermane, çfarë ndodhi më pas
Aktualitet

Pagoi 1400 Euro për vizë në ambasadën gjermane, çfarë ndodhi më pas

27 Maj, 2025 9:37 pm
Ekspertët manipulojnë akt-ekspertimin e aksidentit rrugor, nxjerrin fajtor viktimën
Aktualitet

Ekspertët manipulojnë akt-ekspertimin e aksidentit rrugor, nxjerrin fajtor viktimën

27 Maj, 2025 9:20 pm
Hamami në Durrës rihapet për vizitorët
Aktualitet

Hamami në Durrës rihapet për vizitorët

27 Maj, 2025 8:50 pm
Ancelotti nis punën, publikon listën e Brazilit për dy sfidat e qershorit
Sport

Ancelotti nis punën, publikon listën e Brazilit për dy sfidat e qershorit

27 Maj, 2025 8:28 pm
Niset grupi i katërt i emigrantëve nga Italia drejt Gjadrit
Aktualitet

Niset grupi i katërt i emigrantëve nga Italia drejt Gjadrit

27 Maj, 2025 8:05 pm
Para
Forcat ruse lirojnë kryebashkiakun e rrëmbyer në Ukrainë

Forcat ruse lirojnë kryebashkiakun e rrëmbyer në Ukrainë

Patozi për Ditmir Bushatin: Është një xixëllonjë në terrin e rilindjes

Patozi: Basha është kartë e djegur, Berisha politikan pa perspektivë

Biden: Putin është kriminel lufte

Biden: Putin është kriminel lufte
















TE FUNDIT

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2025

Horoskopi, 27 korrik 2023
28 Maj, 2025

Dashi Mund të mos kaloni mbrëmjen romantike që kishit menduar, por kjo nuk do të thotë që çdo gjë do...

Lexo më shumë

“Fati e desh të mos isha në varrim”, Fevziu: Ky emision i dedikohet Artan Lames!

“Fati e desh të mos isha në varrim”, Fevziu: Ky emision i dedikohet Artan Lames!
27 Maj, 2025

Emisioni “Opinion” i kësaj të marte i dedikohet Artan Lames, që fatkeqësisht ndërroi jetë më 23 maj të këtij viti,...

Lexo më shumë

Çifti Macron mbërrin i kapur dorë për dore në Indonezi

Çifti Macron mbërrin i kapur dorë për dore në Indonezi
27 Maj, 2025

Ndryshe nga videoja e një dite më parë, çifti Macron tregoi një pamje krejt tjetër sot në Indonezi. Emmanuel dhe Brigitte...

Lexo më shumë

SHBA ndalon rekomandimin e vaksinës anti-Covid për fëmijët dhe gratë shtatzëna

SHBA ndalon rekomandimin e vaksinës anti-Covid për fëmijët dhe gratë shtatzëna
27 Maj, 2025

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk rekomandojnë më vaksinimin rutinë kundër Covid-19 për fëmijët e shëndetshëm dhe gratë shtatzëna. Lajmi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com