Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

UNESCO paralajmëron përfshirjen e Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik

2024/07/16 at 8:23 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
UNESCO paralajmëron përfshirjen e Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik

DCIM101MEDIADJI_0215.JPG

Organizata Botërore e Monumenteve, UNESCO paralajmëron autoritetet shqiptare dhe ato maqedonase për një përfshirje të mundshme të Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik.


Në projekt-vendimin e sesionit të 46 të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të sapo publikuar UNESCO thotë se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet t’i paraqesin Qendrës së Trashëgimisë Botërore, deri më 1 shkurt të vitit 2025, një raport të përbashkët të përditësuar mbi gjendjen e ruajtjes së pronës dhe zbatimin e rekomandimeve të misioneve të UNESCO-s.

UNESCO vlerëson se se “nevojat urgjente të ruajtjes së Ohrit kërkojnë një mobilizim të gjerë për të ruajtur vlerat universale, duke përfshirë edhe përshkrimin e mundshëm në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik”.

Në projekt-vendimin e Komitetit të Trashëgimisë Botërore që do të shqyrtohet në sesionin e 46 në Indi gjatë këtij muaji UNESCO “rithekson kërkesën për Shqipërinë për të hequr zyrtarisht nga parashikimet e Planit të Përgjithshëm Vendor të Pogradecit, mundësinë e zhvillimit urban në zonat përgjatë bregut të liqenit midis Pogradecit dhe Tushemishtit dhe në Lin” .

Po kështu UNESCO kërkon që nga Masterplani i Parkut Ujor të Burimit të Drilonit, të hiqet parashikimi për ndërtimin e një godine në majë të kodrës pranë Drilonit dhe të çdo infrastrukture mbi dhe rreth tij.

UNESCO rithekson kërkesën e saj për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që urgjentisht të përgatisin një Vlerësim Strategjik Mjedisor që vlerëson në mënyrë gjithëpërfshirëse ndikimet e të gjitha planeve të infrastrukturës dhe zhvillimit dhe projekteve të tjera madhore në vlerat universale dhe ta dorëzojnë atë në Qendrën e Trashëgimisë Botërore për shqyrtim.

UNESCO në projekt-vendim nxit Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të përforcojnë dialogun ndërkufitar nga niveli i lartë institucional në atë operacional.

UNESCO u kërkon të dy shteteve “të sigurojnë që Komiteti i Menaxhimit të Pellgut Ujëmbledhës Ndërkufitar të funksionojë në baza të rregullta, në një dialog të dyanshëm me dhe të mbështetur nga një grup pune ndërkufitar për të siguruar që çështjet ndërkufitare të adresohen menjëherë dhe në mënyrë efektive dhe progresi të monitorohet dhe raportohet”.

UNESCO në projektvendim përsërit kërkesën e saj drejtuar Maqedonisë së Veriut që “ndryshimet në Planet e Detajuara Urbane dhe miratimi i Planeve të Zhvillimit Lokal jashtë vendbanimeve do të pezullohen derisa të kryhet një Vlerësim i Ndikimit të Trashëgimisë”

“Planet e Përgjithshme Urbanistike për Ohër dhe Strugë dhe instrumentet e planifikimit hapësinor për zonat e pandërtuara të përpunohen me urgjencë dhe në respekt të plotë të vlerave universal”, thotë UNESCO.

UNESCO kërkon që Maqedonia e Veriut të ekzaminojë sistematikisht, bazuar në kritere të qarta, shtrirjen e ndikimeve negative të ndërtesave të paligjshme dhe të vendosë se si të eliminohen ose zbuten ato efekte të padëshirueshme, duke përfshirë heqjen e ndërtimeve pa leje ose pjesëve të tyre”.

Më tej UNESCO i kërkon Maqedonisë së Veriut të ndalojë ndërtimin pranë Kënetës së Studençiçës dhe kompleksit Gorica Veriore dhe Gorica 3 derisa të ndërmerren vlerësimet e ndikimit në mjedis për projektin

UNESCO i kërkon përsëri Maqedonisë së Veriut të finalizojë shpalljen e Kënetës së Studençiçës si park natyror dhe Liqenit të Ohrit si Monument të Natyrës dhe të sigurojë që masat e menaxhimit të ruajnë proceset dhe veçoritë kryesore ekologjike që kontribuojnë në vlerat universale të pronës.

Maqedonisë së Veriut i kërkohet nga UNESCO të dorëzojë në Qendrën e Trashëgimisë Botërore, pas përfundimit, studimin e fiksibilitetit për Planin Urbanistik për zonat dhe ndërtesat me rëndësi shtetërore në brezin bregdetar të rajonit të Ohrit.

Gjithashtu UNESCO i kërkon Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut që të dorëzojnë në Qendrën e Trashëgimisë Botërore për shqyrtim nga ICOMOS të gjithë dokumentacionin e projektit në lidhje me projekt-propozimin për kishën e hershme të krishterë në Lin dhe projektin për rehabilitimi i shëtitores përgjatë liqenit në Strugë.

UNESCO nxit të dy shtetet të ndërmarrin një Vlerësim të Ndikimit në Mjedis për ndikimin e mundshëm në vlerat universal të çdo rruge alternative të Korridorit VIII-të hekurudhor, për të cilën duhet të përgatitet studimi i fizibilitetit në vitin 2024, dhe t’i dorëzojnë të gjitha vlerësimet dhe informacionin teknik përkatës UNESCOS .

UNESCO në analizën e saj vëren me shqetësim se zhvillimi në shkallë të gjerë rreth liqenit, veçanërisht pranë qendrave kryesore urbane, ka cënuar cilësitë e ansamblit jashtëzakonisht harmonik.

Gjendja e ruajtjes së pronës nuk po përmirësohet dhe nuk ka prirje pozitive për të filluar rikthimin e integritetit të saj” , thotë UNESCO.

Liqeni i Ohrit, është një nga liqenet më të mëdha në Gadishullin Ballkanik dhe llogaritet si një nga liqenet më të vjetra në botë. Pjesa më e madhe e liqenit i përket Maqedonisë së Veriut, kurse pjesa tjetër i përket Shqipërisë. Në bregun e liqenit shtrihen tre qytete të mëdha: Ohri dhe Struga në Maqedoni dhe Pogradeci në Shqipëri.

Pjesa maqedonase e Liqenit të Ohrit u pranua në Listën e Trashëgimisë Botërore të në vitin 1979, fillimisht si pasuri natyrore, dhe një vit më vonë si pasuri natyrore dhe kulturore ndërsa pjesa shqiptare u pranua në vitin 2019./VOA



Ju sugjerojmë

Lideri i Iranit hedh poshtë komentet e Trump për propozimin për programin bërthamor
Bota

Lideri i Iranit hedh poshtë komentet e Trump për propozimin për programin bërthamor

17 Maj, 2025 7:33 pm
Gjithçka duhet të dini për Eurovizionin para finales së madhe
-Kulturë

Gjithçka duhet të dini për Eurovizionin para finales së madhe

17 Maj, 2025 7:14 pm
Votat e Greqisë/ PD ruan mandatin e katërt në Lezhë, tensione mes Nokës dhe Ballës
Politikë

Votat e Greqisë/ PD ruan mandatin e katërt në Lezhë, tensione mes Nokës dhe Ballës

17 Maj, 2025 6:49 pm
Vizita në Tiranë, presidenti Macron: Shqipëria e ka vendin e saj në BE!
Bota

Vizita në Tiranë, presidenti Macron: Shqipëria e ka vendin e saj në BE!

17 Maj, 2025 6:43 pm
Projekti në Sazan, Jared Kushner zbulon si vendosi të investonte në Shqipëri
Kryesore

Projekti në Sazan, Jared Kushner zbulon si vendosi të investonte në Shqipëri

17 Maj, 2025 6:31 pm
Votat e Greqisë,përfundon procesi i numërimit për subjektet zgjedhore në katër qarqe
Politikë

Votat e Greqisë,përfundon procesi i numërimit për subjektet zgjedhore në katër qarqe

17 Maj, 2025 6:11 pm
OBSH: Shqipëria, nën mesataren e Europës për infermierët
Aktualitet

OBSH: Shqipëria, nën mesataren e Europës për infermierët

17 Maj, 2025 6:04 pm
Pas kaosit disamujor, rumunët bëhen gati ta zgjedhin presidentin
Bota

Pas kaosit disamujor, rumunët bëhen gati ta zgjedhin presidentin

17 Maj, 2025 5:35 pm
Gjekmarkaj feston ditëlindjen në Parkun Olimpik, surprizohet me tortë nga deputetja
Politikë

Gjekmarkaj feston ditëlindjen në Parkun Olimpik, surprizohet me tortë nga deputetja

17 Maj, 2025 5:06 pm
Tornadot godasin dy shtete të SHBA-së, raportohen viktima dhe të plagosur
Bota

Tornadot godasin dy shtete të SHBA-së, raportohen viktima dhe të plagosur

17 Maj, 2025 4:45 pm
Para
Kievi dhe Praga pajtohen të prodhojnë pushkë dhe municione në Ukrainë

Kievi dhe Praga pajtohen të prodhojnë pushkë dhe municione në Ukrainë

Ishte duke u larë, mbytet aksidentalisht turistja sllovake në Golem

Ishte duke u larë, mbytet aksidentalisht turistja sllovake në Golem

Shqipëri – Gjeorgji, dalin në shitje biletat për ndeshjen e 10 shtatorit

Shqipëri - Gjeorgji, dalin në shitje biletat për ndeshjen e 10 shtatorit
















TE FUNDIT

Lideri i Iranit hedh poshtë komentet e Trump për propozimin për programin bërthamor

Lideri i Iranit hedh poshtë komentet e Trump për propozimin për programin bërthamor
17 Maj, 2025

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, deklaroi se Teherani nuk ndjen asnjë presion për t’iu përgjigjur një propozimi amerikan...

Lexo më shumë

Gjithçka duhet të dini për Eurovizionin para finales së madhe

Gjithçka duhet të dini për Eurovizionin para finales së madhe
17 Maj, 2025

Festivali i 69-të i Këngës në Eurovision po i afrohet finales së madhe në qytetin zviceran të Bazelit. Artistë muzikorë...

Lexo më shumë

Votat e Greqisë/ PD ruan mandatin e katërt në Lezhë, tensione mes Nokës dhe Ballës

Votat e Greqisë/ PD ruan mandatin e katërt në Lezhë, tensione mes Nokës dhe Ballës
17 Maj, 2025

Teksa në tetë qarqe vijon numërimi i votave nga Greqia, duket se ka pasur një tension mes palëve në Parkun...

Lexo më shumë

Vizita në Tiranë, presidenti Macron: Shqipëria e ka vendin e saj në BE!

Vizita në Tiranë, presidenti Macron: Shqipëria e ka vendin e saj në BE!
17 Maj, 2025

Pas vizitës zyrtare në Tiranë, presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar në rrjet sociale, ku shpreh falënderimet e tij për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com