Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Unë gruaja e lirë shqiptare në rrugët e Berlinit

2017/01/10 at 9:01 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Unë gruaja e lirë shqiptare në rrugët e Berlinit

Ani Wilms


Kur në ditët e para të tetorit 1994 zbrita nga avioni dhe vura këmbën në Berlin, me diplomën e Universitetit të Tiranës në xhep dhe me një ëndërr të çmendur për t’u bërë intelektuale në hapësirën gjermanike, e ndjeja që kjo do të më kushtonte sakrificë e transformim. E megjithatë llojin dhe përmasat e transformimit nuk mund t’i merrja dot me mend.

Në radhë të parë, të ftohtin. Në Mesdhe ishte ende mot fundvere, në Berlin kishte zënë ngrica. Ishte një ajër i ftohtë e i thatë që të priste brinjët. Ishte Era e Lindjes, siç ma sqaruan që ditën e parë, ajo era e pamëshirshme e stepës dimërore, që mbyt aromat, vyshk ngjyrat dhe asgjëson modën me anë të xhupave, pulovrave, shalleve e çizmeve. Asaj i dilej vetëm me soba me qymyr, më të mëdhatë që kisha parë në jetën time.

Por në Berlin gjeta diçka kaq të çmueshme, saqë qeshë lumturisht e gatshme ta duroj të ftohtin me gjithë mundimet e tij: Për herë të parë në jetën time mund të lëvizja lirisht në një qytet pas rënies së errësirës. Askush s’e kthente kokën kur i kaloja pranë, asnjeri nuk më qepej nga pas. S’kishte fjalë të ndyra, vështrime të paturpshme, kërcënime ose lloj-lloj ngacmimesh prej meshkujve në rrugë. Nuk trembesha as në mes të natës në metro ose me biçikletë nëpër parkun Tiergarten. Burrat me pushtet – policë, nëpunësa, profesorë – nuk më binin në qafë. Askush nuk merrej me thashetheme dhe nuk përhapte shpifje mbi „nderin” dhe „moralin” tim. Çudi e madhe. Krejt e kundërta e përvojës sime në Shqipërinë komuniste e pas komuniste të viteve ’80-’90, ku për vajzat si unë s’kishte prehje përveçse në katër muret e shtëpisë ose në rrethin e ngushtë të miqve.

Jeta nën koracë

Që në moshë të vogël vajzat ishin të detyruara të mësonin një numër marifetesh për të mbijetuar në këtë ambient kaq armiqësor: veshje që s’bie në sy, pamje të vrazhdë e të vrenjtur, dredhi dhe shmangie pafund, tinëzi e fshehtësi, sepse kudo ka kurthe, në çdo kthesë ka rreziqe! Kurrë mos u hap, kurrë mos u rrëfe, moho çdo akuzë me vendosmërinë më të madhe! Ishte e vetmja mënyrë për t’i shpëtuar deri diku shtypjes së mashkullimit, dominimit të tij të pamëshirshëm fizik e psiqik, ndryshe i quajtur edhe patriarkalizëm. Mes meshkujve dhe femrave gjëmonte një luftë e paprerë, rraskapitëse. Në këto kushte nuk shpalosej dot potenciali krijues i askujt. Ishte një botë deprimuese, ishte shëmti dhe mërzi e pafund.

M’u deshën vite për t’u mësuar me hapësirën dhe lirinë e Gjermanisë, për t’i lënë mënjanë pak nga pak truket dhe masat e sigurisë, për të qenë në gjendje të krijoj marrdhënie normale e të sinqerta me meshkujt. M’u desh mjaft kohë gjersa m’u bë e qartë, se për të ecur përpara në këtë vend, një vajzë nuk ka nevojë për baba të famshëm, as për bashkëshort me influencë, xhaxha posesiv-protektiv, vëlla muskuloz ose “bodyguards” të tjerë nga fisi. I duhen vetëm aftësitë e saj: gjykim i shëndoshë, inteligjencë emocionale dhe kurajo civile. Sepse gara e këtushme nuk bëhet me grushta dhe me ligësi, por me gjuhë e dituri. Ka dy dekada që ushtrohem në këto të fundit, dhe ende s’më ka dalë habia, se sa bukur funksionojnë.

Më e mira e botëve

Për ne gratë, kjo është më e mira botë nga të gjitha. Dhe në një shoqëri ku gratë ndjehen mirë dhe lëvizin lirisht, të gjithë të tjerët ndjehen mirë. Arsyeja përse Perëndimi tërheq si magnet rininë e vendeve patriarkale është në thelb gjithmonë po e njëjta: liria e grave dhe respektimi i parimit femëror.

Vitaliteti i grave e zbukuron botën, e shndërron në një vend të larmishëm, të çelët, marramendës, – fantazia, zelli, përpikëria, takti, mprehtësia, hijeshia, besnikëria, gazmendi e ngrohtësia e motrave, nënave, shoqeve. Afërditat, Athinat, Amazonat, Mariat e Magdalenat: këtu të gjitha kanë mundësinë të jetojnë në përputhje me karakteret e tyre, të zhvillojnë talentet, t’i vënë vetes qëllime të larta, të punojnë për t’i arritur ato, ta mbushin jetën me kuptim.

Kohët e fundit në Gjermani janë shtuar lajmet mbi sulmet dhe dhunimet ndaj grave. Këto lajme janë të gjëmshme për mua. Unë e di nga përvoja se çfarë rreziku na kërcënon në rast se gratë detyrohen të ruhen, të mbrohen e të tërhiqen. Ajo lloj jete nuk ka më vlerë. Jo vetëm për gratë, por për gjithë pjestarët e shoqërisë.

Si mbrohet liria e grave në këto kushte? Kjo do jetë një nga çështjet qendrore të viteve të ardhshëm, një çështje politike, mbarëshoqërore. Një shoqëri që nuk është në gjendje të mbrojë kulturën e saj me anë të ligjit dhe autoritetit shtetëror, rrezikon të humbasë identitetin, të rrëzohet e të zhduket.

Tri breza më parë gratë i fituan të drejtat e tyre në barrikada. Sot unë jam prapë gati të ngremë barrikadat, nëse rrezikohet liria e grave, një nga arritjet më të mëdha të qytetërimit perëndimor.

*Autore e romanit “Pritje të bukura”



Ju sugjerojmë

(FOTOT) Beograd, përplasje polici e protestuses/ Kërkohet dorëheqja e Vuçiç dhe..
Rajoni

(FOTOT) Beograd, përplasje polici e protestuses/ Kërkohet dorëheqja e Vuçiç dhe..

29 Qershor, 2025 9:30 am
Më shumë se 1.000 fuçi me mbetje bërthamore në Atlantik
Bota

Më shumë se 1.000 fuçi me mbetje bërthamore në Atlantik

29 Qershor, 2025 9:15 am
Evropa Lindore planifikon brez minash kundër Putinit
Bota

Evropa Lindore planifikon brez minash kundër Putinit

29 Qershor, 2025 9:06 am
Segmenti Zgosht-Ura e Çerenecit, Rama: Investimi lidh zonat e Librazhdit me Dibrën
Aktualitet

Segmenti Zgosht-Ura e Çerenecit, Rama: Investimi lidh zonat e Librazhdit me Dibrën

29 Qershor, 2025 8:45 am
Parashikimi i motit, 30 korrik 2023
Aktualitet

Moti sot me temperatura të larta / E Diela për plazh

29 Qershor, 2025 8:30 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për sot, 29 qershor 2025

29 Qershor, 2025 8:10 am
Zjarri në Darëzezë, ngrihet në fluturim helikopteri për ndihmë nga ajri
Aktualitet

Disa vatra zjarri aktive, si paraqitet situata në vend

28 Qershor, 2025 10:31 pm
Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco
Sport

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco

28 Qershor, 2025 10:01 pm
SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë
Bota

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë

28 Qershor, 2025 9:18 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona

28 Qershor, 2025 8:46 pm
Para
Horoskopi, 12 Shtator 2016

Horoskopi, 10 janar 2017

Qytetarët e Durrësit: Nuk i falet bashkisë që lë të vobektit të vdesin nga i ftohti

Qytetarët e Durrësit: Nuk i falet bashkisë që lë të vobektit të vdesin nga i ftohti

Foto/ E pabesueshme! Borë edhe në Sarandë…

Foto/ E pabesueshme! Borë edhe në Sarandë...
















TE FUNDIT

(FOTOT) Beograd, përplasje polici e protestuses/ Kërkohet dorëheqja e Vuçiç dhe..

(FOTOT) Beograd, përplasje polici e protestuses/ Kërkohet dorëheqja e Vuçiç dhe..
29 Qershor, 2025

Në  Beograd në kryeqytetin serb, policia është përplasur me një turmë të madhe protestuesish që kërkojnë zgjedhje të parakohshme dhe...

Lexo më shumë

Më shumë se 1.000 fuçi me mbetje bërthamore në Atlantik

Më shumë se 1.000 fuçi me mbetje bërthamore në Atlantik
29 Qershor, 2025

Në kërkimet për mbetje bërthamore të hedhura dekada më parë, studiuesit kanë zbuluar dhe lokalizuar tashmë më shumë se 1....

Lexo më shumë

Evropa Lindore planifikon brez minash kundër Putinit

Evropa Lindore planifikon brez minash kundër Putinit
29 Qershor, 2025

Që nga fillimi i luftës agresore të Rusisë kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022, vështirë se ka pasur një...

Lexo më shumë

Segmenti Zgosht-Ura e Çerenecit, Rama: Investimi lidh zonat e Librazhdit me Dibrën

Segmenti Zgosht-Ura e Çerenecit, Rama: Investimi lidh zonat e Librazhdit me Dibrën
29 Qershor, 2025

Kryeministri Rama ka publikuar pamjet nga segmenti i përfunduar Zgosht-Ura e Çerenecit. Konkretisht, Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com