Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

‘Unaza e Re’/ Basha: Rama autori i tragjedisë, t’i vendosë gishtin kokës

2018/11/24 at 5:16 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Unaza e Re’/ Basha: Rama autori i tragjedisë, t’i vendosë gishtin kokës

Protesta e banorëve të zonës së “Astirit” që kundërshtojnë shembjen e mbi 300 objekteve që parashikohet të prishen për t’i hapur rrugë ndërtimit të një autostrade urbane nga Sheshi Shqiponja deri te Pallati me Shigjeta, ka hyrë sot në ditën e 21-të.


Kësaj proteste i është bashkuar edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha.

Basha tha se ajo se çfarë po ndodh këtu është një shkelje barbare e ligjeve të Kushtetutës dhe e ligjeve që garantojnë transparencën për dëmshpërblimin e duhur.

Ai tha se jemi këtu për të mbrojtur shtëpitë e banorëve, autori i kësaj tragjedie duhet t’i vendosë gishtin kokës dhe për një vjedhje katastrofike do të nxjerrë banorët nga shtëpitë.

“Ajo që po ndodh këtu është një barbari, shkelje e ligjeve themelore të vendit, e ligjeve që garantojnë transparencën dhe dëmshpërblimin e duhur, dhe të mënyrës se si kjo vepër publike është prokuruar, kemi të bëjmë me një vjedhje të madhe. Ata nuk do t’i lëshojnë shtëpitë e tyre, dhe se Edi Rama t’i vejë gishtin kokës. Afera është e qartë për 40 milionë euro, për 1 centimetër rrugë 2 mijë euro, Rama do të nxjerrë nga shtëpia mijëra qytetarë. Babai i Vilsonit është në burg sepse kriminelët e vërtetë janë në krahë të Edi Ramës. Ai ka shpikur skemat më perverse për të vjedhur Shqipërinë. I bëj thirrje policisë mos të vendosen kundër ligjit përballë qytetarëve po kështu dua ti bëj një thirrje Ramës dhe qeveritarëve ti bëjnë mirë hesapet kur vërsulin policinë ndaj qytetarëve. Dhuna që kanë ushtruar në komisariate është e regjistruar, secili prej tyre do të mbajë përgjegjësi. Rruga e vetme është revolta popullore, dhe largimi i kësaj bande me në krye Edi Ramën”,- tha Basha. 

Edhe në protestën e kësaj të shtune, banorët mbanin në duar pankarta me mbishkrimin: ‘Jemi qytetarë, nuk jemi shpellarë’, apo edhe ‘Shtëpia mbrohet me jetë’. 

Banorët janë shprehur: “Nuk ka asnjë fije transparencë, as nga qeveria as bashkia, ne sikur jemi geto afrikane, jo qytetarë të Tiranës. Qeveria edhe mund të na terrorizojë, por ne me trupin e jetën tonë do i mbrojmë banesat.“

Ata kanë bllokuar rrugën, ndërsa shprehen se i kanë banesat në proces legalizimi dhe kërkojnë dëmshpërblim me vlerën e tregut.

Banorët gjithashtu kanë përsëritur thirrjet: “Nuk jemi shpellarë, por jemi qytetarë”, “Poshtë hajdutët”, të cilat ia drejtonin kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ministrit të Infrastrukturës Damian Gjiknuri dhe kryeministrit Edi Rama.

Prej disa ditësh, banorët kanë kërkuar që të dëgjohen nga autoritetet shtetërore dhe t’u jepet zgjidhje problemit të tyre.

Ndërkohë për mediat disa prej tyre janë shprehur, pikërisht kështu: “Këtu do nis revolucioni njësoj siç lindi në Francë në një qytet të vogël dhe më pas u përhap në të gjithë vendin”.

Përgjatë 21 ditëve, banorët e “Astirit” janë mbështetur veçanërisht nga kreu i opozitës, Lulzim Basha dhe deputetët e opozitës.

Etiketa: autori i tragjediseBasharamat'i vendose gishtin kokes


Ju sugjerojmë

Të bllokuar nga dëbora në Bjeshkën e Javorrit, gjenden personat që kërkuan ndihmë
Aktualitet

Të bllokuar nga dëbora në Bjeshkën e Javorrit, gjenden personat që kërkuan ndihmë

3 Tetor, 2025 10:35 pm
Auto-Skicë
Kronikë

Vritet 65-vjeçari në Lezhë

3 Tetor, 2025 9:21 pm
Zgjedhjet e pjesshme, PS konfirmon kandidatin në Mat
Politikë

Zgjedhjet e pjesshme, PS konfirmon kandidatin në Mat

3 Tetor, 2025 7:55 pm
Përplasje për drejtimin e Bashkisë? Veliaj reagon nga qelia: Me Ramën kam vetëm mall të takohem
Politikë

Rama mbledh strukturat e PS: Veliajn nuk e shkarkoi qeveria, por këshilli bashkiak

3 Tetor, 2025 6:44 pm
Zgjedhjet në Tiranë/ PS nis punën në terren, vendos drejtuesit e njësive
Kryesore

Zgjedhjet në Tiranë/ PS nis punën në terren, vendos drejtuesit e njësive

3 Tetor, 2025 6:42 pm
Zgjedhjet në Tiranë/ Rama mbledh strukturat e Partisë Socialiste, u ndan “porositë”
Kryesore

Zgjedhjet në Tiranë/ Rama mbledh strukturat e Partisë Socialiste, u ndan “porositë”

3 Tetor, 2025 5:53 pm
Ndeshja Tirana-Partizani, rrugët që bllokohen
Aktualitet

Ndeshja Tirana-Partizani, rrugët që bllokohen

3 Tetor, 2025 4:24 pm
Celibashi: Votimi elektronik vetëm në njësinë 10 në Tiranë
Aktualitet

Celibashi: Votimi elektronik vetëm në njësinë 10 në Tiranë

3 Tetor, 2025 1:35 pm
Ndërtimet/ Rama prezanton masat e reja: Çdo leje duhet të jetë e lidhur me personin
Kryesore

Ndërtimet/ Rama prezanton masat e reja: Çdo leje duhet të jetë e lidhur me personin

3 Tetor, 2025 12:31 pm
Ndërtimet, Rama: Listë e zezë për shkelësit, për 5 vite s’do mund të marrin leje
Kryesore

Ndërtimet, Rama: Listë e zezë për shkelësit, për 5 vite s’do mund të marrin leje

3 Tetor, 2025 12:10 pm
Para
‘Unaza e Re’/ Segmenti 5 herë më i kushtueshëm se segmentet e tjerë

'Unaza e Re'/ Segmenti 5 herë më i kushtueshëm se segmentet e tjerë

Gaz Paja ka një urim të veçantë për kolegun e tij

Gaz Paja tërheq vëmendjen me të dashurën superseksi

Gazi helmoi 8 punëtoret e rrobaqepsisë, merret në pyetje pronari italian

Gazi helmoi 8 punëtoret e rrobaqepsisë, merret në pyetje pronari italian
















TE FUNDIT

Të bllokuar nga dëbora në Bjeshkën e Javorrit, gjenden personat që kërkuan ndihmë

Të bllokuar nga dëbora në Bjeshkën e Javorrit, gjenden personat që kërkuan ndihmë
3 Tetor, 2025

Persona të bllokuar nga reshjet e dëborës në zonën e Bjeshkës së Javorrit, Njësia Administrative Fierze, ndodhen në gjendje të...

Lexo më shumë

Aksident në rrugën Kakavijë-Gjirokastër, humb jetën një person

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
3 Tetor, 2025

Aksident me pasojë vdekje në aksin Gjirokastër-Kakavijë. Pasagjeri i linjës së udhëtarëve Gjirokastër-Janinë ka vdekur në vend pas një aksidenti...

Lexo më shumë

Vritet 65-vjeçari në Lezhë

Auto-Skicë
3 Tetor, 2025

Personi që u gjet i pajetë pranë hidrovorit të Tales në Lezhë, rezulton të jetë vrarë me armë zjarri. Policia...

Lexo më shumë

Serbia publikon listën e të grumbulluarve për ndeshjen ndaj Shqipërisë

Serbia publikon listën e të grumbulluarve për ndeshjen ndaj Shqipërisë
3 Tetor, 2025

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç, ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet ndaj Shqipërisë dhe Andorrës. Bie në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com