Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ukrainasit në kufi hartojnë plane në rast lufte me Rusinë

2022/02/13 at 8:49 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ukrainasit në kufi hartojnë plane në rast lufte me Rusinë

Ndërsa vazhdojnë përpjekjet për të qetësuar tensionet midis Moskës dhe Kievit, banorët ukrainas që jetojnë përgjatë kufirit po planifikojnë se çfarë do të bëjnë nëse Rusia e pushton Ukrainën. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Olena Adamenko bisedoi me banorët e rajonit Sumy të Ukrainës verilindore lidhur me përgatitjet që po bëjnë.


40-vjeçarja Yulia VitkOvska është infermiere dhe rezerviste me forcat e mbrojtjes territoriale në Ukrainën verilindore. Në një bisedë me Zërin e Amerikës ajo thotë se po përgatitet në rast lufte.

“Jemi rreth 50 kilometra larg kufirit me Rusinë. Një goditje e plotë me raketa të montuara në kamionin e tipit “BM-21 Grad” dhe qyteti Sumy kthehet në gërmadhë. Në një situatë të tillë nuk mund të presim që dikush të vijë dhe të na shpëtojë. Po bëj plane për të larguar familjen në rast lufte. Nëna ime e moshuar është e sëmurë dhe djalin e kam në shkollë. Do të sigurohem që ata të largohen por unë do qëndroj, nuk dua të largohem nga shtëpia ime që dikush tjetër të jetojë këtu.”

Aktivisti Andriy Bukin thotë se ajo nuk është e vetme.

“Dy të tretat e miqve të mi, mos më shumë, do të mbrojnë rajonin tonë Sumy dhe qytetin, të inkuadruar në organizata zyrtare ose vullnetare. Nëse shfaqen trupa ruse, si në Krime në vitin 2014, çështja do të ishte mprehtë.”

Ekipi i gazetarëve të Zërit të Amerikës u ndal në qytetin Kostyantynivka – një nga rreth 30 qytetet që formojnë rajonin Sumy pranë kufirit rus.

“Në anën tjetër mund të shihni Rusinë. Kopshtet me zarzavate të banorëve shtrihen deri në kufi”.

Mykola ToriAnyk është kryetar i Komunitetit të Bashkuar Territorial Khotyn, i cili përfshin 10 fshatra. Deri tani, thotë ai, nuk ka pasur shumë lëvizje.

“Ndonjëherë shohim avionë të vegjël, ndoshta forca kufitare. Ka raste kur shohim avionët tanë dhe ata rusë. Por situata ka qenë e qetë.”

Megjithatë njerëzit kanë ankth.

“Njerëzit nuk po largohen, dhe tensioni është i dukshëm. Dikur banorët bisedonin për karburantin, rritjen e çmimeve të ushqimeve, politikën. Por sot, kur njerëzit takohen në një dyqan apo kudo tjetër, ata pyesin: ‘A keni dëgjuar gjë? A do të ketë luftë apo jo?’ ”

Zyrtarët lokalë thonë se ka zëra për shtimin e numrit të forcave ushtarake në rajonin Sumy. Zëri i Amerikës bisedoi me përfaqësuesin e Administratës Shtetërore të Rajonit Sumy, Dmytro Zhyvytskyi.

“Po diskutojmë me Mini strinë e Mbrojtjes që të vendosim këtu një ose dy brigada të tjera. Gjatë shkurtit Forcat e Mbrojtjes së Territorit do të zhvillojnë manovra të plota ushtarake.”

Por rezervistja Julia Vitkovska thotë se ata nuk janë të përgatitur aq sa duhet.

“Nuk shoh reagimin e duhur nga strukturat përgjegjëse në një kohë kaq të vështirë. Është e pamundur të mësosh me një ose dy stërvitje!”

Rezervistja Vitkovska thotë se bashkë me disa nga miqtë e saj po planifikon të fillojë kurse të mbrojtjes civile, ndërsa vazhdojnë përgatitjet për një të ardhme të pasigurtë.



Ju sugjerojmë

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…
Kryesore

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…

27 Korrik, 2026 10:57 pm
Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
Aktualitet

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

27 Korrik, 2026 6:12 pm
Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
Kryesore

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

27 Korrik, 2026 3:10 pm
Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
Kryesore

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

27 Korrik, 2026 11:43 am
Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
Aktualitet

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

27 Korrik, 2026 10:41 am
I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Para
Feja dhe gjuha dy “fronte të tjera lufte” mes Moskës e Kievit

Feja dhe gjuha dy "fronte të tjera lufte" mes Moskës e Kievit

Po e pasuron pandemia industrinë farmaceutike?

Po e pasuron pandemia industrinë farmaceutike?

Të burgosurve iu gjenden pajisje komunikimi në Rrogozhinë

Të burgosurve iu gjenden pajisje komunikimi në Rrogozhinë
















TE FUNDIT

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…
27 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi deputeti Agron Shehaj mori një dokument të klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-të. Në një...

Lexo më shumë

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
27 Korrik, 2026

Në media janë publikuar pamjet e momentit kur Agron Shehaj, merr kopjen e marrëveshjes konfidenciale për huanë prej 302 milionë...

Lexo më shumë

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
27 Korrik, 2026

“Sa më pranë Bashkimit Evropian, aq më të forta bëhen edhe përpjekjet për të penguar këtë rrugëtim.” – Për kryeministrin...

Lexo më shumë

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
27 Korrik, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Edi Rama “një kredi të qeverisë së SHBA për qëllime mbrojtje do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}