Bota

Ukraina: Veprimet e rusëve në Çernobil, kërcënim për miliona njerëz


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:01 - 28/03/22 |
Opi Nion

Zëvendës/kryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk ka akuzuar Rusinë për kryerjen e akteve “të papërgjegjshme” dhe potencialisht të rrezikshme rreth centralit bërthamor të Çernobilit.

Çernobili u mor nën kontroll nga forcat ruse që në ditët e para të pushtimit.

Vereshchuk akuzoi Rusinë për “militarizimin” e vendit dhe transportimin e armëve të vjetra dhe të keq  mirëmbajtura pranë tij, të cilat ajo tha se mund të dëmtojnë një anije kontrolli rreth reaktorit të saj të katërt të shkatërruar.

Zëvendës/kryeministrja akuzoi gjithashtu trupat ruse për pengimin e zjarrfikësve për të vënë nën kontroll një numër zjarresh në zonë.

“Në kontekstin e sigurisë bërthamore, veprimet e papërgjegjshme dhe joprofesionale të ushtarakëve rusë paraqesin një kërcënim shumë serioz jo vetëm për Ukrainën, por për qindra miliona evropianë,” tha ajo./Opinion.al

Pas