Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë deklaruar se po shohin shenja që Rusia po fillon ofensivën e saj të re në Ukrainën lindore.
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka deklaruar se përpjekjet kryesore të Rusisë tani janë të përqendruara në vendosjen e kontrollit të plotë të rajoneve Donetsk dhe Luhansk me intensifikimin e veprimeve ushtarake në Kharkiv.
Në postim thuhet po ashtu se lufta për Mariupolin vazhdon dhe ushtria ruse po fokusohet në marrjen e kontrollit të plotë të zonës.
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura shton se Rusia vazhdon të shkelë rregullat e së Drejtës Ndërkombëtare Humanitare dhe po bllokon iniciativat për evakuimin e civilëve nga vendbanimet e pushtuara.