Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ukraina menjëherë në NATO, a është e mundur kjo?

2024/12/04 at 8:37 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ukraina menjëherë në NATO, a është e mundur kjo?

Ukraina do të hyjë menjëherë në NATO – me pjesën, që nuk është pushtuar nga Rusia.


Në këtë mënyrë duhet të gjendet rruga drejt bisedimeve të paqes. Por a është kjo e mundur?

Neni 5 është thelbi i Marrëveshjes së NATO-s. Ai përcakton detyrimin për mbështetje në rast vetëmbrojtjeje, në rast se një vend i NATO-s sulmohet. Se çfarë mbështeje jepet, këtë e vendos secili anëtar vet.


“Ne do të mbrojmë çdo centimertër të territorit të NATO-s”,
është shprehur vazhdimisht presidenti në largim i SHBA-së, Joe Biden që pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. Nën këtë ombrellë mbrojtjeje dëshiron të futet Ukraina. NATO e ka premtuar vazhdimisht afrimin e Ukrainës në aleancë, por pa përmendur asnjëherë një datë. Dikur ky shtet duhet të shpërblehet me anëtarësim për luftën mbrojtëse kundrejt Rusisë.

Mbrojtje e NATO-s për një pjesë të Ukrainës?

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyj ka propozuar tani, që pjesa e Ukrainës, që është e papushtuar të pranohet në NATO. Territoret e pushtuara nga Rusia në lindje dhe gadishulli i Krimesë i aneksuar përkundër së drejtës ndërkombëtare (rreth 27 përqind e Ukrainës) fillimisht nuk duhet të përfshihen në ombrellën mbrojtëse të aleancës. Zelensky do të ndalojë një depërtim të mëtejshëm të trupave ruse dhe të mundësojë bisedimet me kreun e Rusisë Vladimir Putin për një armëpushim.

Teknikisht në territorin e Ukrainës mund të rregullohej vetëm një vlefshmëri e pjesshme e Marrëveshjes së NATO-s. Dokumenti i antarësimit për Ukrainën, që do të duhej të ratifikohej nga 32 vendet anëtare të NATO-s, mund të formulohet konform. Qysh tani në nenin 14 të Marrëveshjes së NATO-s janë përfshirë protokolle shtesë lidhur me çështje të tjera.

Në nenin 6 të marrëveshjes përshkruhet territori i NATO-s. P.sh. disa ishuj në Karaibe ose në Paqësor, që i përkasin Francës ose Britanisë së Madhe, nuk janë territor i NATO-s. Gjatë periudhës që Gjermania de facto ishte e ndarë në dy shtete RFGJ dhe RDGJ, Marrëveshja e NATO-s vlente vetëm për pjesën perëndimore, pra Republikën Federale të Gjermanisë. Ndërsa Republika Demokratike e Gjermanisë ishte anëtare e Traktatit të të Varshavës, aelanca ushtarake e Bashkimit Sovjetik.

Shumë vende anëtare të NATO-s nuk janë dakord

Çështja është më shumë, nëse partnerët e NATO-s, në radhë të parë anëtari më i rëndësishëm SHBA-ja, kanë vullnetin, që ta pranojnë Ukrainën si anëtare. Rreziku për t’u përfshirë në konflikt ushtarak, në rast të një sulmi të mëtejshëm të Rusisë, është shumë i madh, tërheqin vëmendjen ndër të tjerë politikanë gjermanë të sigurisë. Kancelari Olaf Scholz gjatë vizitës në Ukrainë të hënën (02.12.2024) bëri të qartë, se nuk është dakord për një antarësim të menjëhershëm të Ukrainës në Aleancë.

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka një mendim tjetër. Ai pak pas largimit nga posti në tetor tha, se pranimi i shpejtë i pjesës më të madhe të Ukrainës në NATO mund të bëjë që të marrë fund shpejt lufta.

“Aty ku ka një dëshirië, ka dhe një rrugë për të gjetur një zgjidhje. Por na duhet të vendosim një kufi, që të përcaktojë, se ku mund të pretendohet neni 5, dhe që Ukraina duhet të kontrollojë të gjithë territorin deri tek ky kufi”, i tha Stoltenberg Financial Times në tetor. Edhe Franca, Polonia dhe shtetet Baltike mund ta pranojnë pjesërisht një anëtarësim të Ukrainës.

Faktori Trump i vështirë të kalkulohet

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyj vazhdimisht ka kërkuar në kuadër të “planit të tij të fitores” garanci sigurie nga NATO. Sipas vlerësimit të gjeneral-majorit gjerman Christian Freuding, drejtues i shtabit të planit dhe drejtimit të Bundeswehr-it (Ushtria Gjermane), Ukraina “ndodhet me shpatulla pas murit”.

Ndaj Zelenskyj mund ta përfytyrojë, që të heqë dorë përkohësisht nga rimarrja nën kontroll e territoreve të pushtuara nga Rusia. Kreu i Rusisë, Putini ndër të tjera ka kërkuar, që Ukraina të mos anëtarësohet në NATO, madje as pjesërisht. Se ç’qendrim do të mbajë administrata e re e SHBA-së nën presidentin Donald Trump është e paqartë.

Wall Street Journal njofton duke iu referuar burimeve nga qarqet e presidentit të ardhshëm, se Trump mund të dojë që antarësimin e Ukrainës “ta shtyjë për 20 vjet”. Është e paqartë, se si do ta arrijë ai fundin e luftës ruse kundër Ukrainë, sikurse ka deklaruar.

Rutte: Më shumë armë, më pak diskutime

Në takimin aktual të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel, Sekretari i ri i Përgjithshëm i aleancës, Mark Rutte, tha se Ukraina nuk ka nevojë për diskutime mbi rrugët drejt armëpushimit, por për më shumë armëdhe më shumë mbrojtje raketore.

“Ukraina nuk ka nevojë vazhdimisht për ide të reja për një proces paqeje, por ne duhet të garantojmë, që Ukraina të ketë atë që i nevojitet për të pasur një pozicion të fortë”, tha Rutte. Ukraina mund të negociojë me agresoren Rusi duke u nisur nga një pozicion i fortë./DW



Ju sugjerojmë

Berisha reagon për protestën: Shqiptarët i organizuan Ramës funeralin e tij politik
Kryesore

Berisha reagon për protestën: Shqiptarët i organizuan Ramës funeralin e tij politik

5 Korrik, 2026 4:01 pm
Gjyqi/ Dy protestues mbeten në arrest shtëpie, lirohen 19 të tjerët
Kronikë

Gjyqi/ Dy protestues mbeten në arrest shtëpie, lirohen 19 të tjerët

5 Korrik, 2026 3:10 pm
Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Drizë të Fierit
Aktualitet

Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Drizë të Fierit

5 Korrik, 2026 1:37 pm
Të shtëna me armë gjatë festimeve të 4 korrikut në Bruklin, tetë të plagosur
Bota

Të shtëna me armë gjatë festimeve të 4 korrikut në Bruklin, tetë të plagosur

5 Korrik, 2026 1:11 pm
Gjyqi për qytetarët e arrestuar, protestuesi me epilepsi shfaq probleme shëndetësore
Kronikë

Gjyqi për qytetarët e arrestuar, protestuesi me epilepsi shfaq probleme shëndetësore

5 Korrik, 2026 12:07 pm
Lufta në Ukrainë, Putin i telefonon Trump
Bota

Lufta në Ukrainë, Putin i telefonon Trump

5 Korrik, 2026 12:00 pm
Rama: Po ti o hoxhë, për llogari të kujt je futur në protestë
Kryesore

“Po i dëgjojmë protestuesit”, Rama për tubimet: Dialogu po pengohet nga…

5 Korrik, 2026 11:54 am
Zvërneci, Rama: “Siguresa” për të shqetësuarit është Komisioni Europian
Aktualitet

Zvërneci, Rama: “Siguresa” për të shqetësuarit është Komisioni Europian

5 Korrik, 2026 10:32 am
Protestuesit e arrestuar dalin sot në gjyq, nis protesta para Gjykatës së Tiranës
Aktualitet

Protestuesit e arrestuar dalin sot në gjyq, nis protesta para Gjykatës së Tiranës

5 Korrik, 2026 10:18 am
Zvërneci, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner
Kryesore

“Asnjë ndërtim në Porto Palermo”, Rama: Projekt i sajuar me Chat GPT

5 Korrik, 2026 8:54 am
Para
SHBA përshëndet vendimin e Seulit për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme

SHBA përshëndet vendimin e Seulit për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme

Theu masën e “arrestit në shtëpi”, vihet në pranga 42-vjeçari në Fier

Arrestohet “skifteri” në Tiranë, kishte vjedhur 16 herë në biznese të ndryshme

Lojtarët kryesorë në luftën civile në Siri

Lojtarët kryesorë në luftën civile në Siri
















TE FUNDIT

Berisha reagon për protestën: Shqiptarët i organizuan Ramës funeralin e tij politik

Berisha reagon për protestën: Shqiptarët i organizuan Ramës funeralin e tij politik
5 Korrik, 2026

Dje shqiptarët përsëritën 20 shkurtin e vitit 1990 dhe me simbolizma organizuan funeralin politik të Edi Ramës”. Kështu u shpreh...

Lexo më shumë

Gjyqi/ Dy protestues mbeten në arrest shtëpie, lirohen 19 të tjerët

Gjyqi/ Dy protestues mbeten në arrest shtëpie, lirohen 19 të tjerët
5 Korrik, 2026

Është mbyllur seanca gjyqësore në Gjykatën e Tiranës për 21 protestuesit e arrestuar pas tensioneve së të së enjtes para...

Lexo më shumë

Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Drizë të Fierit

Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Drizë të Fierit
5 Korrik, 2026

Një sipërfaqe me ullishte është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Drizë, në Bashkinë Fier. Pas njoftimit nga banorët,...

Lexo më shumë

Të shtëna me armë gjatë festimeve të 4 korrikut në Bruklin, tetë të plagosur

Të shtëna me armë gjatë festimeve të 4 korrikut në Bruklin, tetë të plagosur
5 Korrik, 2026

Të paktën tetë persona, përfshirë katër fëmijë, janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Coney Island të Bruklinit,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}