Sot do të mbahen zgjedhjet e parakohshme në Ukrainë
Pasi u shpall president pak kohë më parë, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky shpërndau parlamentin dhe shpalli zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Nga shumë analistë kjo u pa si një lëvizje nga presidenti për të rritur fuqinë e tij tek ligjvënësi. Ish-komediani fitoi zgjedhjet presidenciale në maj me 73.22 % të votave dhe tashmë kërkon shumicën në parlament.
Sipas sondazheve partia e tij “Shërbyesit e Popullit” pritet të marrë 49.5 % të votave.
Platforma Pro-Ruse e Opozitës për Jetë llogaritet të marrë rreth 10.5 % të votave ndërsa partia Solidariteti Evropian e ish-presidentit Petro Poroshenko 7.7 %.
Gjithashtu edhe Partia “Atdheu” e ish-kryeministres Yuliya Timoshenko dhe partia “Zëri” e solistit të grupit të rockut Okean Elzi, Svyatoslav Vakarchuk pritet të kalojnë pragun zgjedhor prej 5 %.
Ndërkohë bëhet e ditur se partia e Zelensky-t për formimin e qeverisë mund të bëjë koalicion me partinë Vakarchuk ose me partinë e ish-kryeministres Timoshenko.
Përsa i përket rajonit të Krimesë e cila është në kontrollin e Rusisë dhe në rajonin e Donbas nuk do të hapen qendra votimi në 26 zona.
Sipas informacioneve të fundit të njoftuara nga Komiteti Qendror i Zgjedhjeve të Ukrainës, në zgjedhje do të garojnë 2.746 kandidatë nga lista e 22 partive politike. Ndërsa për listën e 199 rajoneve zgjedhore, do të garojnë 3.085 kandidatë, edhe si partiake dhe të pavarur. /Opinion.al