Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ukraina dhe Spanja nënshkruajnë marrëveshje për sigurinë në vlerë 1 miliard euro

2024/05/27 at 8:43 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ukraina dhe Spanja nënshkruajnë marrëveshje për sigurinë në vlerë 1 miliard euro

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, e kanë nënshkruar të hënën një marrëveshje dypalëshe për sigurinë, sipas të cilës Madridi do t’i ofrojë Kievit ndihmë ushtarake në vlerë 1 miliard euro këtë vit.

Lajmi u bë i ditur gjatë një konference të përbashkët për media mes dy liderëve në Madrid, ku Zelensky mbërriti të hënën për bisedime me Sanchezin dhe Mbretin Felipe VI të Spanjës.

Para vizitës së tij, gazeta spanjolle El Pais raportoi se Madridi synon t’i dërgojë Ukrainës raketa për kundërajrorin Patriot dhe tanke Leopard, në kuadër të një pakoje të ndihmës ushtarake.

“Për periudhën deri në vitin 2027, Ukraina do t’i pranojë 5 miliardë euro nga Spanja përmes Fondit Evropian për Paqe”, tha Zelensky në konferencë për shtyp.

Marrëveshja dypalëshe për sigurinë është e 10-ta që Ukraina e nënshkruan me aleatët e vet perëndimorë, pas atyre me Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Francën, Danimarkën, Kanadanë, Italinë, Holandën, Finlandën dhe Letoninë.

Zyra e Zelenskyt tha se është duke u punuar gjithashtu për marrëveshje dypalëshe për sigurinë me Shtetet e Bashkuara, Japoninë, Rumaninë, Norvegjinë, Greqinë dhe Bashkimin Evropian.

Zelensky ishte detyruar ta shtynte vizitën në Spanjë në vende të tjerë në fillim të këtij muaji, pasi trupat ruse e nisën një ofensivë në rajonin e Harkivit.

Së paku 14 njerëz u vranë nga bombardimet ruse në një qendër tregtare në Harkiv në fundjavë. Dhjetëra të tjerë u plagosën nga sulmi i 25 majit, i cili goditi një qendër tregtare të mbushur me vizitorë.

Më shumë se 14.000 persona janë zhvendosur ditëve të fundit nga rajoni lindor ukrainas i Harkivit, ku Rusia më 10 maj nisi një ofensivë tokësore, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë më 21 maj.

Rusia ka nisur pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022./REL

Ju sugjerojmë

Përfundon procesi i numërimit të votave për kandidatët në tre qarqe
Aktualitet

Përfundon procesi i numërimit të votave për kandidatët në tre qarqe

14 Maj, 2025 10:47 am
Lezhë/Vende të sigurta në Kuvend Gjekmarkaj,Hoti, Manja!Kush futet nga lista e hapur
Kryesore

Lezhë/Vende të sigurta në Kuvend Gjekmarkaj,Hoti, Manja!Kush futet nga lista e hapur

14 Maj, 2025 10:43 am
I akuzuar për vrasjen e tre grave, Dan Hutra dënohet me burgim të përjetshëm
Aktualitet

I akuzuar për vrasjen e tre grave, Dan Hutra dënohet me burgim të përjetshëm

14 Maj, 2025 10:35 am
Orban uron Ramën: Fitore bindëse! Mezi pres të të shoh në Samitin në Tiranë
Aktualitet

Orban uron Ramën: Fitore bindëse! Mezi pres të të shoh në Samitin në Tiranë

14 Maj, 2025 10:26 am
Tërmet 6.1 ballë pranë Kretës, autoritetet greke paralajmërojnë banorët
Rajoni

Tërmet 6.1 ballë pranë Kretës, autoritetet greke paralajmërojnë banorët

14 Maj, 2025 10:12 am
Media greke jehonë performacës së Shkodra Elektronike: Zjerm,trend në rrjete sociale
Kryesore

Media greke jehonë performacës së Shkodra Elektronike: Zjerm,trend në rrjete sociale

14 Maj, 2025 10:05 am
Pas heqjes së sanksioneve, Trump takohet me Presidentin e përkohshëm të Sirisë
Bota

Pas heqjes së sanksioneve, Trump takohet me Presidentin e përkohshëm të Sirisë

14 Maj, 2025 9:58 am
Netanyahu planifikon ofensivë të re në Rripin e Gazës
Bota

Netanyahu planifikon ofensivë të re në Rripin e Gazës

14 Maj, 2025 9:48 am
Emigrimi masiv/ Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE në raport me popullsinë
Aktualitet

Emigrimi masiv/ Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE në raport me popullsinë

14 Maj, 2025 9:44 am
Çfarë pritet nga bisedimet e propozuara në Turqi për luftën e Rusisë kundër Ukrainës
Bota

Çfarë pritet nga bisedimet e propozuara në Turqi për luftën e Rusisë kundër Ukrainës

14 Maj, 2025 9:37 am
Para
Armand Duka: Futbollistët e Kombëtares janë të gjithë intelektualë

Armand Duka: Futbollistët e Kombëtares janë të gjithë intelektualë

Berisha në ‘arrest shtëpie’, Meta: Përndjekje politike dhe minim i opozitarizmit!

Miratimi i Pr.Rezolutës, Meta: Ramaforma i ka vendosur nën kontroll absolut institucionet e drejtësisë

Bashkimi Evropian dhe Izraeli, “luftë fjalësh” në prag të njohjes së shtetit palestinez nga Spanja dhe Irlanda

Bashkimi Evropian dhe Izraeli, "luftë fjalësh" në prag të njohjes së shtetit palestinez nga Spanja dhe Irlanda

TE FUNDIT

Përfundon procesi i numërimit të votave për kandidatët në tre qarqe

Përfundon procesi i numërimit të votave për kandidatët në tre qarqe
14 Maj, 2025

Teksa mbrëmjen e djeshme u mbyll numërimi në të gjithë qarqet sa i përket votave për subjektet politike, tashmë vijon...

Lexo më shumë

Lezhë/Vende të sigurta në Kuvend Gjekmarkaj,Hoti, Manja!Kush futet nga lista e hapur

Lezhë/Vende të sigurta në Kuvend Gjekmarkaj,Hoti, Manja!Kush futet nga lista e hapur
14 Maj, 2025

Në qarkun e Lezhës, deri më tani raportohet të jenë numëruar 109 kuti nga 245 në total lidhur me votat...

Lexo më shumë

I akuzuar për vrasjen e tre grave, Dan Hutra dënohet me burgim të përjetshëm

I akuzuar për vrasjen e tre grave, Dan Hutra dënohet me burgim të përjetshëm
14 Maj, 2025

Gjykata Penale e Tiranës ka dënuar me burg përjetë Dan Hutrën, autorin e vrasjes së 3 grave. Mësohet se Hutra...

Lexo më shumë

Orban uron Ramën: Fitore bindëse! Mezi pres të të shoh në Samitin në Tiranë

Orban uron Ramën: Fitore bindëse! Mezi pres të të shoh në Samitin në Tiranë
14 Maj, 2025

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka uruar Edi Ramën për fitoren e zgjedhjeve parlamentare, në mandatin e 4-të qeverisës. Përmes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com