UEFA ka nisur një hetim për katër lojtarë të Real Madrid. Vinicius Junior, Kylian Mbappe, Antonio Rudiger dhe Dani Ceballos, akuzohen për gjeste të pahijshme në ndeshjen ndaj Atletico Madrid në Ligën e Kampioneve.
UEFA ka njoftuar nisjen e hetimeve për futbollistët, ndërsa ende nuk ka një vendim.
Rudiger akuzohet për veprime provokuese dhe kërcënuese, ndërsa Mbappe për një gjest të pahijshëm, duke prekur organet gjenitale.
Po ashtu, për Vinicius pretendohet se ka pasur përplasje me tifozët rivalë. Në rast se akuzat konfirmohen, lojtarët rrezikojnë dënime, të cilat mund të jenë edhe pezullime për ndeshjet e ardhshme.