Sport

UEFA merr vendimin, shtyhet finalja e Ligës së Kampionëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:13 - 23/03/20 |
Al Do

Ndeshjet finale të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës janë shtyrë për shkak të shpërthimit të koronavirusit. Vendimin e ka bërë të ditur vetë, Federata Evropiane e Futbollit (UEFA).

Finalet në këto liga ishte planifikuar të mbaheshin në muajin maj.

Ende nuk është e ditur ndonjë datë se kur do të zhvillohen këto ndeshje.

Futbolli europian ka mbyllur gjithashtu dyert si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Disa ekipe janë izoluar në karantinë pasi pjesëtarë të stafit të tyre ose lojtarë janë konfirmuar pozitiv për COVID-19. /Opinion.al

Pas