Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Udhëtarët e kotësisë”, piktori Helidon Haliti hap në Shkodër ekspozitën më të madhe të tij

2024/04/07 at 5:03 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Udhëtarët e kotësisë”, piktori Helidon Haliti hap në Shkodër ekspozitën më të madhe të tij

Takimin e tij të parë me artdashësin shkodran, qytetin e shumë piktorëve të famshëm,”Mjeshtri i Madh” i pikturës, Helidon Haliti, e vlerësoi më ndryshe, duke çelur një nga ekspozitat më të mëdha të karrierës së tij.


Një ekspozitë  mjaft intriguese dhe e veçantë prezantohet këto ditë në Galerinë e Artit Shkodër nga datat 4-27 Prill  nga artisti  i mirënjohur Helidon Haliti .

Duke filluar që nga ftesa “NE EMËR TË POPULLIT”, jeni të ftuar … , dhe Kurator “POPULLI”, Helidoni befason,  sfidon   dhe teston audiencën . Artist në kuptimin e plotë të fjalës, kërkues i  palodhur , ekstravagand kokëfortë ,  ai tërheq , përmes vëmëndjes që i jep subjektit dhe personazheve të tij , ai krijon vlera të rralla artiske ,  të cilat të fusin në një univers që të befason .

Ekspozita vjen me 4 cikle që prezantohen në salla të veçanta:

Udhëtarët e kotësisë

Çapaculët

Shqipëria në akuarel

Udhëtarët e kotësisë , do të befasojë me kompozimet  dhe me një tematikë provokuese , ku publikut  i jepet  mundësia interpretuese . E gjitha në  një  gamë të rozës dhe së kuqes , ku personazhet preznatohen çuditshëm  në botën e tyre , ato deri diku kanë një qëndrim stoik , si pjesë e karakterit të secilit, janë nisur drejt një rrugëtimi  që nuk dihet si përfundon apo kur përfundon , diku me nota ironie apo me nota humori , artsiti luan ,ironizon ,  provokon , duke lënë të hapur një dialog apo një diskutim artistik . Eshtë një udhëtim ku dy kohë të ndryshme ndërthuren me njëra tjetrën , një udhëtim  në krijmtari, udhetim në filozofi e mendim, udhëtim në karaktere, me simbolikat e veta , ku artsiti bëhet pjesë e tij ,

Unik në kompozim dhe subjekt duke luajtur me çdo formë, ngjyrë, figurë , personazhe , dhe ky rrugëtim vazhdon …

Përshkruhet fund e krye nga lirizmi , duke  u bazuar në poezitë e të atit Faslli Halitit , Helidoni  i jep ngjyrë këtyre rrëfimeve , ai  krijon një kontekst të ri të guximshëm për motivet që ai përzgjedh.  Ngjyrat e gjalla përshkruajnë skena  lirike por dhe të tensionuara, ai fut erotiken si herë të parë në kompozimet e tij , figura e femrës nudo është kudo e pranishme ,  ajo jepet sensuale , joshëse , shpesh e fsheh shikim  dhe shpesh qëndron e pashqetësur nga vështrimet  dhe bëhet pjesë e lojës artistike  duke  krijuar  një energji të furishme që të tërheq rreth pikturës.

Helidoni është shume i ndjeshëm dhe nga  luftërat  në botë .

Tabllotë  përshkruhen me nota mjaft dramatike , te ftohta , të pikturara,  mjeshtërisht , kudo  është një pesonazh interesant , ai luan me simbolika , me një majmun  shpërthen  me një klithmë .,një dhimbje që mbin nga brënda dhe përhapet në hapësirë, një ulërimë shurdhuese , si për të thënë stop indiferencës  përpara një realiteti të tillë.,  një dash apo një dhi që merr formën  e një anijeje lufte, një qiell i  vrenjtur , si para një stuhie , dhe në plan të parë një figurë  femërore , e cila e ka humbur joshjen , tashmë ajo  mban tragjizmin  e situatës , e strukur në lakuriqësinë e saj ajo vajton , e kërrusur , e trishtuar  duke qënë pjesë  e asaj cfarë po ndodh.

Helidonit i ka interesuar shumë  fuqia imagjinare e detajeve., që lidhet aq ngushtë me faksimet, vargjet e të atit që  shoqërojnë gjithë tabllotë .

Çapaculët

Veprat e Helidonit është shumë bashkëkohore, ai i referohet tematikës në lirikë, por pa lënë pa prekur dhe probleme dhe shqetësimet e shumta sociale.

Çapaculët janë punime të mrekullueshme , që vijnë në dimensione më të vogla , të cilat marrin shkas  nga e përditshmja, nga ajo që ndeshim çdo ditë ,  njërzit që enden në hapësira shpesh të paorjentuar ,  me duar në xhepa , të lodhur , në kërkim të diçkaje  ose të asgjëje,  mbase dhe njerëz që vrasin kohën në bare , në dikutime të pavlera, pjesë e të përditshmes sonë. Artisti luan me ironinë , sarkazmën ,duke futur shpesh herë dhe vehten si pjesë e personazheve  të tij, por pa harruar  të fusë dhe miq , shokët , apo pjesë nga historitë që ai ka përjetuar , të cilat shpesh herë vijnë me nota humori.

Si një mjeshtër i ngjyrës dhe teknikës ai  luan bukur me  mjetet  shprehëse, fshirjet , lëvizje mjeshtërore ,  me një ekspresivitet të theksuar ,ku shpesh  fokusi kryesor është marrëdhënia midis formës, ngjyrës, personazheve dhe linjës., Helidoni luan shumë ne tabllonë e tij, ai dëfrehet kur punon , shpesh  gjen brenda sipërfaqes së telajos sugjerime të figurave –  kafshë ,nudove dhe personazheve te tij. Ky cikël i cili është i ndërtuar mbi karton apo fibër të përgatitur nga tavalozi , vijnë si një pjesë e çmuar që i jep ajër gjithë ekspzitës.

Shqipëria në akuarel

Dhe nuk kishte si të mungonte akaureli , dhe prekja magjike e Helidonit, I njohur si mjeshtri I Akuarelit .

Ai vjen si një rrugëtim i artistit  nëpër Shqipëri , si një  Edwart Lear por i kohëve moderne , që ka udhëtuar në çdo cep të Shqipërisë dhe do vijojë ta bëjë duke e pikturuar atë.

Pejsazhet e Helidonit vijnë plot ajër, freski , delikatesë, të mbushin me oksigjen e bukuri . Mjeshtri i madh Haliti prezantohet i plotë , si mjeshtër i vërtetë , vjen me magjinë e tij në një qytet magjik , vjen me një art të madh, në një qytet që është djepi i artit , prezantohet me kulturë e modestinë  që e karakterizon në një qytet që është vatra e kulturës , dhe Shkodra do e mirëpresë ashtu siç ajo di , se Shkodra e do të bukurën dhe vlerën. Një rrugëtim i bukur në Shkodrën loce .



Ju sugjerojmë

Gjyshja ‘i përvishet’ punës në 3 të mëngjesit, u hedh lavatriçen mbesave jetime
Aktualitet

Gjyshja ‘i përvishet’ punës në 3 të mëngjesit, u hedh lavatriçen mbesave jetime

2 Qershor, 2025 9:28 pm
Xhaxhai u heq ujin dhe dritat mbesave jetime, gjykata u jep urdhër mbrojtjeje
Aktualitet

Xhaxhai u heq ujin dhe dritat mbesave jetime, gjykata u jep urdhër mbrojtjeje

2 Qershor, 2025 9:16 pm
Bill Gates do të dhurojë 99% të pasurisë së tij për Afrikën
Bota

Bill Gates do të dhurojë 99% të pasurisë së tij për Afrikën

2 Qershor, 2025 9:04 pm
PD humbëse në zgjedhjet parlamentare, Igli Cara: Shqipëria po shkon drejt shuarjes
Politikë

PD humbëse në zgjedhjet parlamentare, Igli Cara: Shqipëria po shkon drejt shuarjes

2 Qershor, 2025 8:54 pm
Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit, profesori italian tenton vetëvrasjen
Bota

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit, profesori italian tenton vetëvrasjen

2 Qershor, 2025 8:36 pm
PD kërkoi hetim, KQZ: Nuk janë shënuar fletët që s’janë përdorur për shkak…
Politikë

PD kërkoi hetim, KQZ: Nuk janë shënuar fletët që s’janë përdorur për shkak…

2 Qershor, 2025 8:23 pm
Annalena Baerbock zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
Bota

Annalena Baerbock zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

2 Qershor, 2025 7:56 pm
Vota e diasporës, KQZ: DHL shkeli kontratën
Aktualitet

Vota e diasporës, KQZ: DHL shkeli kontratën

2 Qershor, 2025 7:41 pm
Britania pezullon bisedimet tregtare me Izraelin pas ofensivës së re në Gazë
Bota

Britania zgjeron flotën nënujore, ja plani për ndërtimin e 12 nëndetëseve të reja

2 Qershor, 2025 7:30 pm
Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria…
-Jetë dhe Stil

Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria…

2 Qershor, 2025 7:12 pm
Para
Izraeli: Të gatshëm të përballemi me çdo skenar kërcënues iranian

Izraeli: Të gatshëm të përballemi me çdo skenar kërcënues iranian

“Jeni grabitqarë”, Bill dhe Hillary Clinton sulmohen nga protestuesit në Manhatan

"Jeni grabitqarë", Bill dhe Hillary Clinton sulmohen nga protestuesit në Manhatan

Lavrov viziton Kinën, bisedime për luftën në Ukrainë

Lavrov viziton Kinën, bisedime për luftën në Ukrainë
















TE FUNDIT

Gjyshja ‘i përvishet’ punës në 3 të mëngjesit, u hedh lavatriçen mbesave jetime

Gjyshja ‘i përvishet’ punës në 3 të mëngjesit, u hedh lavatriçen mbesave jetime
2 Qershor, 2025

Emisioni “Stop” në Tv Klan ka rikthyer në vëmendje rastin e dy vajzave jetime, Senada dhe Serena Mullaymerit. Gjyshja dhe...

Lexo më shumë

Xhaxhai u heq ujin dhe dritat mbesave jetime, gjykata u jep urdhër mbrojtjeje

Xhaxhai u heq ujin dhe dritat mbesave jetime, gjykata u jep urdhër mbrojtjeje
2 Qershor, 2025

Në shkurt të këtij viti, emisioni ”Stop” në Tv Klan problemin e dy vajzave, Senada dhe Serena Mullaymeri, 17 dhe...

Lexo më shumë

Bill Gates do të dhurojë 99% të pasurisë së tij për Afrikën

Bill Gates do të dhurojë 99% të pasurisë së tij për Afrikën
2 Qershor, 2025

Bill Gates është zotuar se pjesa më e madhe e pasurisë së tij, që tani vlen 200 miliardë dollarë, do...

Lexo më shumë

PD humbëse në zgjedhjet parlamentare, Igli Cara: Shqipëria po shkon drejt shuarjes

PD humbëse në zgjedhjet parlamentare, Igli Cara: Shqipëria po shkon drejt shuarjes
2 Qershor, 2025

Teksa Partia Demokratike nuk pranon zgjedhjet parlamentare të 11 majit dhe kërkon përsëritjen e tyre, deputeti Igli Cara, e jo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com