Ish-kryeministri Sali Berisha po prezanton 6 kandidatët e zgjedhur ditën e djeshme nga Primaret.
6 kandidatët do të kandidojnë për 6 bashkitë që janë kryetar, në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
Pasi foli Berisha, fjalën e morën 6 kandidatët të cilët edhe u prezantuan.
Ai që tërhoqi vëmendjen ishte edhe prezantimi i Premtim Kryemadhit, i cili është kandidati që do të garoi për Bashkinë e Dibrës.
Ai tha se është me origjinë nga fisi i Monika Kryemadhit.
“Jam Premtim Kryemadhi nga fisi i Monika Kryemadhit”,-tha Premtim Kryemadhi./Opinion.al