Aktualitet

Berisha koalicion me LSI, PD: Ish-kryeministri ka vetëm një garë, të dëmtojë PD



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:44 - 31/01/22 |
Opi Nion

Vetëm pak minuta pasi ish-kryeministri, Sali Berisha njoftoi koalicionin me LSI ka ardhur reagimi i Partisë Demokratike. Në një status në rrjetet sociale PD shkruan se Sali Berisha ka vetëm një garë, atë për të dëmtuar Partinë Demokratike.

PD thotë se koalicioni non grata nuk do ta mbajë Shqipërinë në vendnumëro pasi hallet e Berishës, Ramës dhe Metës, nuk janë hallet shqiptarëve.

“Sali Berisha ka vetëm një garë, atë për të dëmtuar Partinë Demokratike. Koalicioni non grata nuk do ta mbajë Shqipërinë në vendnumëro, hallet e Berishës, Ramës dhe Metës, nuk janë hallet shqiptarëve.  Zgjedh Ramën, mban Berishën dhe Metën.

Zgjedh Berishën dhe Metën, mban Ramën”, shkruan PD/Opinion.al

Pas