Personi në foto, është ekonomisti Selman Mihana, 70-vjeçari që u vra në fabrikën e inerteve në Kurbin.
Ai ishte në zyrën që ndodhet pranë oborrit të firmës së inerteve bashkë me pronarin Ardian Gjeloshi kur nga jashtë godinës nisën të qëllonin me automatik. Për pasojë nga plumbat u vra i moshuari, dhe u plagos pronari i tij, Ardian Gjeloshi.
Sipas informacioneve autorët kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi, mbi 15 plumba në drejtim të firmës së inerteve.
Ndërkaq, mësohet se shënjestër e sulmit ka qenë pronari i firmës Ardian Gjeloshi.