Pasditen e sotme 31-vjeçari Ilvi Meta i ka dhënë fund jetës duke u varur brenda qelisë në Komisariatin e Kavajës.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe babi i viktimës, Agim Meta, i cili akuzon policinë.
Agim Meta ka deklaruar për mediat se djalin e tij e kishin akuzuar për vjedhjen e një dere alumini.
“Polici qensh, Djalin e morën paradite e akuzuan për vjedhjen e një dere alumini. Nuk më kanë thënë asgjë, unë do ta gjej”, u shpreh babai i viktimës.