TIRANE- Dhjetëra punonjës të Ujësjellës-Kanalizimeve janë duke protestuar para Bashkisë së Tiranës. Ata thonë se kanë shkarkuar padrejtësisht nga puna. Theksojnë se në Dhjetor 2015 plot 600 punonjës të Ujësjellësit të Tiranës u shkarkuan nga detyra pa motivacion.
Një prej protestuesve thotë se shkarkimet janë politike dhe i bën thirrje Erion Veliajt të mbajë përgjegjësi për dhjetëra njerëz që ka nxjerrë në rrugë padrejtësisht. Ndërsa një tjetër thotë se ata që janë punësuar janë militantë të PS, duke përmendur edhe emrat e Gramoz Rucit dhe Koco Kokëdhimës se kanë futur njerëzit e tyre në UKT.
Protestuesit kërkojnë të takojnë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Veliaj.