Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U rrit në varfëri, shkelmonte me çorape të mbështjella, kush ishte Pele

2022/12/29 at 9:22 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
U rrit në varfëri, shkelmonte me çorape të mbështjella, kush ishte Pele

Pele, mbreti brazilian i futbollit ka ndërruar jetë të enjten në moshën 48-vjeçare. Shumë njerëz e konsiderojnë atë si një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit. Aftësia dhe shpejtësia elektrizuese e Pele bënin që ai të kishte një saktësi të jashtëzakonshme para portës.

Një hero kombëtar në Brazil, vendin e tij  të lindjes, ai u bë shumë shpejt një ikonë sportive globale. Por jo vetëm kaq, edhe jashtë fushës, Pele njihet për fushatën e palodhur që bëri për të përmirësuar kushtet për njerëzit më të privuar në shoqëri.

Edson Arantes do Nascimento lindi më 23 tetor 1940 në Tres Coracoes, një qytet në Brazilin juglindor. Certifikata e tij e lindjes thotë se ai ka lindur më 21 tetor, por Pele këmbënguli se kjo ishte e pasaktë: “Në Brazil ne nuk jemi aq të shqetësuar për saktësinë”.

Ai u rrit në varfëri në qytetin Bauru dhe kontribuoi në të ardhurat e familjes duke gjetur punë me kohë të pjesshme në kafenetë lokale. Babai i tij e mësoi të luante futboll, por familja nuk mund të përballonte blerjen e një topi dhe kështu Pele shpesh shkelmonte një çorape të mbështjellë nëpër rrugë. Pikërisht në shkollë ai u pagëzua për herë të parë nga miqtë e tij me emrin që do e njihte e gjithë bota Pele.

Ai filloi të luante për një numër skuadrash amatore lokale që kur ishte në adoleshencë. Futbolli sapo kishte filluar të bëhej i popullarizuar në zonë dhe Pele e shijoi ndryshimin e lojës.

Në vitin 1956, trajneri i tij, Waldemar de Brito, e çoi në qytetin port të Santos për ta provuar për Santos FC, një ekip profesionist. Ai bëri debutimin e tij ndërkombëtar kundër Argjentinës në Maracana, ku Brazili humbi 2-1. Goli i tyre u shënua Pele asokohe 16-vjeç, duke e bërë atë lojtarin më të ri që ka shënuar në një debutim ndërkombëtar.

Shpresat e tij për të luajtur për Brazilin në Kupën e Botës 1958 dukej se ishin shuar kur ai pësoi një dëmtim në gju. Por shokët e tij të skuadrës i bënë presion drejtuesve për ta përzgjedhur dhe ai bëri debutimin e tij në Kupën e Botës kundër BRSS. Në mënyrë të pashmangshme, ai u bë lojtari më i ri që ka shënuar një gol në Kupën e Botës.

Pele ndihmoi Santos të fitonte kompeticionin e ligës më të mirë të Sao Paulos në 1958 dhe ai e përfundoi sezonin si golashënuesi më i mirë. Në vitin 1962, pati një fitore të famshme kundër kampionëve evropianë Benfica.

Sidoqoftë, një zhgënim për të ishte Kupa e Botës 1962, kur një dëmtim në një lojë të hershme e la Pele jashtë fushës për pjesën tjetër të turneut. Kjo nuk i ndaloi klubet e pasura, duke përfshirë Manchester United dhe Real Madrid, që të përpiqeshin për të nënshkruar me njeriun që tashmë shpallej si futbollisti më i madh në botë. E alarmuar nga mendimi që ylli i tyre të shkonte jashtë shtetit, qeveria braziliane e shpalli Pele një “thesar kombëtar” për të parandaluar transferimin e tij.

Kupa e Botës 1966 ishte një zhgënjim për Pelen dhe Brazilin. Pele u bë objektiv dhe pësoi shumë faulle, veçanërisht në ndeshjet kundër Portugalisë dhe Bullgarisë. Në fund të karrierës së tij, ai shënoi katër gola në atë që do të ishte paraqitja e tij e fundit në një Kupë Botërore, si pjesë e një skuadre braziliane që konsiderohet si ekipi më i madh në histori.

Momenti më i famshëm erdhi në ndeshjen në grup kundër Anglisë. Goditja e tij me kokë dukej e destinuar për rrjetë. Fitorja 4-1 e Brazilit ndaj Italisë në finale i siguroi atyre trofeun, për të tretën herë. Pele, natyrisht, kishte shënuar. Ndeshja e tij e fundit për Brazilin erdhi më 18 korrik 1971 kundër Jugosllavisë në Rio, dhe ai u tërhoq nga futbolli i klubeve braziliane në 1974. Dy vjet më vonë ai nënshkroi për New York Cosmos, duke ngritur dukshëm profilin e futbollit në Shtetet e Bashkuara.

Pele u martua me Rosemeri dos Reis Cholbi në vitin 1966 dhe çifti kishte dy vajza dhe një djalë. Ata u divorcuan në vitin 1982, pasi Pele u lidh me modelen dhe yllin e filmit Xuxa. Ai u martua për herë të dytë me këngëtaren Assiria Lemos Seixas. Çifti kishte binjakë, por më vonë u ndanë.Në vitin 2016, ai u martua me Marcia Cibele Aoki, një biznesmene japoneze-braziliane, të cilën e takoi për herë të parë në vitin 1980. Kishte pretendime se fëmijë të tjerë kishin lindur si rezultat i lidhjeve, por ylli me vendosmëri refuzoi t’i pranonte ata.

Në shtator 2021, atij iu hoq një tumor nga zorra e trashë dhe iu nënshtrua kimioterapisë për më shumë se një vit.

Por ai i trajtoi sfidat me humor të mirë. Ai falënderoi gjithashtu organizatorët në Kupën e Botës në Katar, ku një ndërtesë u ndriçua me fjalët: “Shërohu shpejt, Pele”.

Ju sugjerojmë

VIDEO/Lionel Messi “lë nam”, provon penalltinë me “Panenka” dhe e gabon
Sport

VIDEO/Lionel Messi “lë nam”, provon penalltinë me “Panenka” dhe e gabon

14 Shtator, 2025 2:16 pm
Elon Musk zbulon drogën që përdor: Më ndihmon të largoj depresionin
Bota

Britani/ Protesta kundër emigracionit, Musk: Të shpërndahet parlamenti

14 Shtator, 2025 1:31 pm
Polonia “sulmon” Hungarinë: Po shantazhoni BE me Ukrainën, e keni kaluar kufirin
Bota

Polonia “sulmon” Hungarinë: Po shantazhoni BE me Ukrainën, e keni kaluar kufirin

14 Shtator, 2025 12:56 pm
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri pëson infarkt në Voskopojë
Aktualitet

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri pëson infarkt në Voskopojë

14 Shtator, 2025 12:44 pm
Tentativë vrasje dhe trafik droge, arrestohen tre shqiptarë në Selanik
Rajoni

Tentativë vrasje dhe trafik droge, arrestohen tre shqiptarë në Selanik

14 Shtator, 2025 12:08 pm
“Duam vendin tonë përsëri”, protesta kundër emigrantëve në Londër
Bota

“Duam vendin tonë përsëri”, protesta kundër emigrantëve në Londër

14 Shtator, 2025 12:02 pm
Sot protestë në Hagë, qytetarë e veteranë kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së
Kryesore

Sot protestë në Hagë, qytetarë e veteranë kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

14 Shtator, 2025 11:43 am
Policia godet firmat piramidale online, 6 të arrestuar dhe 2 në kërkim
Kronikë

Policia godet firmat piramidale online, 6 të arrestuar dhe 2 në kërkim

14 Shtator, 2025 11:27 am
Policia holandeze ndalon shqiptarët të mblidhen para Gjykatës Speciale
Aktualitet

Policia holandeze ndalon shqiptarët të mblidhen para Gjykatës Speciale

14 Shtator, 2025 11:24 am
Vrasësi i Charlie Kirk jetonte me partneren transgjinore, shkatë me miqtë pas krimit
Bota

Vrasësi i Charlie Kirk jetonte me partneren transgjinore, shkatë me miqtë pas krimit

14 Shtator, 2025 11:01 am
Para
Ndarja nga jeta e Pele, Messi poston foton: U prehsh në paqe

Ndarja nga jeta e Pele, Messi poston foton: U prehsh në paqe

Vajza e Jakup Krasniqit flet për fëmijërinë gjatë luftës: Iknim nga një fshat në tjetrin

Vajza e Jakup Krasniqit flet për fëmijërinë gjatë luftës: Iknim nga një fshat në tjetrin

Vrojtuesi i plazhit tregon si shpëtoi nga mbytja 3 anëtarë të së njëjtës familjeje

Vrojtuesi i plazhit tregon si shpëtoi nga mbytja 3 anëtarë të së njëjtës familjeje

TE FUNDIT

VIDEO/Lionel Messi “lë nam”, provon penalltinë me “Panenka” dhe e gabon

VIDEO/Lionel Messi “lë nam”, provon penalltinë me “Panenka” dhe e gabon
14 Shtator, 2025

Për raundin e 30-të në MLS amerikane të futbollit, Charlote mposhti 3-0 në shtëpi Inter Miamin e Lionel Messit. Ky i fundit...

Lexo më shumë

Britani/ Protesta kundër emigracionit, Musk: Të shpërndahet parlamenti

Elon Musk zbulon drogën që përdor: Më ndihmon të largoj depresionin
14 Shtator, 2025

Më shumë se 110.000 vetë iu përgjigjën thirrjes së ekstremistit të djathtë Tommy Robinson për të protestuar kundër emigracionit në Britaninë e...

Lexo më shumë

Polonia “sulmon” Hungarinë: Po shantazhoni BE me Ukrainën, e keni kaluar kufirin

Polonia “sulmon” Hungarinë: Po shantazhoni BE me Ukrainën, e keni kaluar kufirin
14 Shtator, 2025

Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslaw Sikorski, kritikoi ashpër Hungarinë, duke e akuzuar për shantazh kundrejt Bashkimit Evropian në procesin...

Lexo më shumë

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri pëson infarkt në Voskopojë

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri pëson infarkt në Voskopojë
14 Shtator, 2025

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, ka pësuar një infarkt gjatë qëndrimit të tij në Voskopojë. Sipas informacioneve, gjendja...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com