Një 87-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Tiranë, pasi është rrëzuar në banesën e tij.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 në rrugën “Llazi Miho” në Kombinat. I moshuari është identifikuar me iniciale N.S.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al