Një person u qëllua me armë zjarri sot në fshatin Bruz të Krujës. Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Agron Asllan, rreth 40-vjeç.
Fillimisht i plagosuri u transportua me një fuoristradë nga familjarë të tij, deri tek ambulanca e zonës.
Bëhet me dije se 450-vjeçari ka marrë një plumb në krahë dhe është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranës.
Dyshohet se autori është një bashkëfshatar dhe ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.