Edhe pse gjyqtari Gjermeni ka pohuar se plagosja e tij nuk kishte të bënte me një ngjarje të jashtme, por me një incident të ndodhur në garazhin e shtëpisë së tij, Prokuroria dhe Policia kanë ende dyshimet e tyre, ndaj për këtë arsye janë drejtuar në shtëpinë e z. Gjermeni, aty në rrugën e Elbasanit pranë Ambasadës Amerikane, ku do të bëjnë edhe verifikimet përkatëse, nëse përkon ose jo dëshmia e dhënë nga gjyqtari.