Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U ndal në Kiev, Moskë e Pekin! Çfarë kërkon të arrijë Viktor Orban?

2024/07/10 at 8:59 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
U ndal në Kiev, Moskë e Pekin! Çfarë kërkon të arrijë Viktor Orban?

Hungaria mori më 1 korrik 2024 presidencën e Këshillit Europian, që do ta mbajë për gjashtë muaj me radhë dhe kryeministri Viktor Orban para se të shkonte në Uashington qëndroi për vizita në Kiev, Moskë e më pas në Pekin, duke luajtur rolin e një lloj ndërmjetësuesi të vetëemëruar dhe stimuluesi të vetëshpallur të paqes.

Përmes një videoje të publikuar në “X” ditën e hënë, Orbani e vlerëson Kinën si fuqinë e vetme botërore “të angazhuar dukshëm për vendosjen e paqes” midis Rusisë dhe Ukrainës dhe kur tregon për takimin e tij me presidentin kinez, Xi Jinping, e portretizon veten si dikë që është në mision paqeje.

BE e kritikoi ashpër Orbanin pas takimit që bëri me presidentin rus Vladimir Putin, duke theksuar se ai “nuk është duke përfaqësuar BE në asnjë lloj mënyre.”

Zëvendëskancelari gjerman Robert Habeck tha se takimet e Orbanit duhen parë si çështje bilaterale dhe jo në kuadër të ndonjë angazhimi zyrtar për BE.

Sidoqoftë Orbani është duke dëshmuar edhe një herë se është enfant terrible në bllokun e 27 vendeve anëtare. Ekspertët thonë se përpjekjet e fundit të Orbanit janë pjesë e një plani afatgjatë për ta paraqitur veten si udhëheqës të së djathtës ekstreme të Europës, dhe se mbështet kandidatin republikan për president amerikan, Donald Trumpin, që të kthehet në pushtet.

Cilat janë synimet politike të Orbanit?

Nuk ka asgjë të re në mbështetjen e kryeministrit hungarez Orban për Rusinë ose koketërinë me Kinën. Dy vitet e fundit ai ka kundërshtuar vazhdimisht sanksionet e BE kundër Moskës dhe është munduar të bllokojë ndihmat për Ukrainën.

Dhe në një kohë kur BE është duke u përpjekur të zgjerojë tregtinë jo me Kinën por me vendet e tjera, dhe të ulë rrezikshmërinë e zinxhirëve kritikë të furnizimeve me lëndë të para, Budapesti ka përqafuar tregtinë me Pekinin, duke filluar këtë maj një partneritet strategjik gjithëpërfshirës.

Julien Hoez, këshilltar politik dhe ekspert në çështjet e BE-së, thotë se lojërat e fundit të Orbanit synojnë të rrisin mbështetjen që Hungaria i jep, pasi partia e tij Fidesz mori në zgjedhjet europiane mbajtur muajin e kaluar rezultatin më të keq zgjedhor të marrë ndonjëherë. Megjithëse partia e Orbanit dhe aleatët e saj morën 44 përqind të votave, ata humbën votat që shkuan për Peter Magyarin, një njeri që ka qenë i afërt me Orbanin, por që është kthyer në rival të fortë dhe shihet si kërcënim serioz.

Por kjo është vetëm një nga dëshirat që Orbani mbart me vete. Ai do po ashtu ta prezantojë veten si udhëheqës të së djathtës ekstreme të Europës, e cila është duke u zgjeruar dhe të krijojë kështu një ”aks joliberal” nga SHBA në Europë, thotë Hoez.

“Ai është duke u përpjekur ta prezantojë veten si udhëheqës të europianëve që janë skeptikë ndaj Europës, që janë më shumë të interesuar për të pasur marrëdhënie me Kinën ose Rusinë ose që nuk duan fare të përzihen me të tjerët dhe në përgjithësi tregojnë tendenca izolacioniste të të gjitha llojeve si ato që shihen në SHBA.”

Lojërat e Orbanit kanë tronditur Brukselin

Në takimin e radhës të përfaqësuesve të përhershëm të vendeve anëtare të BE-së, ata me siguri që do të diskutojnë rolin që duhet të luajë presidenca e radhës dhe nëse Hungaria mund të jetë një ndërmjetësues i besueshëm.

Ekspertët thonë se BE nuk ka çfarë të bëjë tjetër për ta dënuar Orbanin. Një opsion bërthamor që do të kufizonte të drejtat e Hungarisë në bazë të Ligjit 7 të Marrëveshjes së Bashkimit Europian është duke u pëshpëritur shpesh, por nuk mendohet se do të përdoret kësaj here.

Ndërkohë në përgjigje të postimit të lartpërmendur Orbanit në X, i biri i Trumpit, Donald Trump junior, e vlerësoi udhëheqësin hungarez si nxitës të paqes „siç është im atë”.

Hapin tjetër Orbani e hedh në Uashington. Tani po hamendësohet nëse ai do të takohet me Trumpin gjatë qëndrimit në SHBA, apo thjesht do të marrë pjesë në samitin e NATO-s për nder të 75-vjetorit të krijimit të aleancës./DW

Ju sugjerojmë

Ish-ambasadori Daum zbulon vështirësitë e shqiptarëve:Qeveria ndaloi shitjen e bukës
-U tha në Opinion

Ish-ambasadori Daum zbulon vështirësitë e shqiptarëve:Qeveria ndaloi shitjen e bukës

14 Korrik, 2025 10:57 pm
Hapi dyert e ambasadës për shqiptarët, Daum: Bëra mëkatin më të madh…
-U tha në Opinion

Hapi dyert e ambasadës për shqiptarët, Daum: Bëra mëkatin më të madh…

14 Korrik, 2025 10:44 pm
Intervista e fundit, ish-ambasadori Daum përshkruan Shqipërinë e viteve ’87
-U tha në Opinion

Intervista e fundit, ish-ambasadori Daum përshkruan Shqipërinë e viteve ’87

14 Korrik, 2025 10:32 pm
Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë
Aktualitet

Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

14 Korrik, 2025 10:05 pm
Virusi i hepatitit A, në mostrat e frutave të ngrira të malit nga Serbia në Gjermani
Aktualitet

Virusi i hepatitit A, në mostrat e frutave të ngrira të malit nga Serbia në Gjermani

14 Korrik, 2025 9:40 pm
Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!
Kryesore

Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!

14 Korrik, 2025 9:29 pm
Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në
Bota

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

14 Korrik, 2025 8:59 pm
Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë
Bota

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë

14 Korrik, 2025 8:33 pm
Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë
Rajoni

Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë

14 Korrik, 2025 8:09 pm
Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative
Aktualitet

Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative

14 Korrik, 2025 7:40 pm
Para
Personalitete të drejtësisë amerikane takojnë Dumanin dhe prokurorët e SPAK: U diskutua për pavarësinë e gjyqësorit

Personalitete të drejtësisë amerikane takojnë Dumanin dhe prokurorët e SPAK: U diskutua për pavarësinë e gjyqësorit

Zjarret në Dropull e Finiq, Peleshi: Sot u aktivizuan dy avionë “Canadair”

Zjarret në Dropull e Finiq, Peleshi: Sot u aktivizuan dy avionë “Canadair”

Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare për Putin, Zelensky: Vendim historik

Zelensky: Ukrainës i nevojiten më shumë avionë F-16

TE FUNDIT

Ish-ambasadori Daum zbulon vështirësitë e shqiptarëve:Qeveria ndaloi shitjen e bukës

Ish-ambasadori Daum zbulon vështirësitë e shqiptarëve:Qeveria ndaloi shitjen e bukës
14 Korrik, 2025

Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum, në intervistën me gazetarin, Blendi Fevziu, në “Opinion” ka risjellë në kujtesën e gjithë...

Lexo më shumë

Hapi dyert e ambasadës për shqiptarët, Daum: Bëra mëkatin më të madh…

Hapi dyert e ambasadës për shqiptarët, Daum: Bëra mëkatin më të madh…
14 Korrik, 2025

Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum, në intervistën për gazetarin Blendi Fevziu, në “Opinion” ka treguar momentet kur shumë shqiptarë vendosën të...

Lexo më shumë

Intervista e fundit, ish-ambasadori Daum përshkruan Shqipërinë e viteve ’87

Intervista e fundit, ish-ambasadori Daum përshkruan Shqipërinë e viteve ’87
14 Korrik, 2025

Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum, u nda nga jeta dy ditë më parë, 12 korrik, gjatë një vizite në...

Lexo më shumë

Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë
14 Korrik, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-ish-Metalurgjik. Sipas burimeve, një automjet ka përplasur një person,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com