Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U mor peng nga kushëriri, dëshmia e vajzës: Më tha hajde se më është prishur kompjuteri

2016/08/18 at 12:30 AM
në Aktualitet, Kronikë
Kohë leximi: 2 min
A A
U mor peng nga kushëriri, dëshmia e vajzës: Më tha hajde se më është prishur kompjuteri

Vajza 11­-vjeçare që u mbajt peng dhe u kërcënua me jetë nga kushëriri i saj me probleme mendore, ka rrëfyer momentet e tmerrit. E mitura me inicialet Xh.K. është marrë në pyetje nga policia në prani të psikologes.


Ajo ka shpjeguar të gjithë dinamikën e ngjarjes, nga rrëmbimi brenda në banesën e saj nga 46­-vjeçari Arben Kabashi e deri në momentin që u shpëtua nga forcat e policisë. Vajza mësohet të ketë deklaruar se është kërcënuar me jetë në momentin që ka tentuar të largohej nga banesa e tij. Ajo ka pohuar se agresori mbante në duar një thikë, duke e kërcënuar se po të largohej, do ta qëllonte. “Ishte ora rreth 07:00. Babi dhe mami ishin në punë, ndërsa motra e madhe ndodhej në tualet. Unë ndodhesha në oborrin e shtëpisë. Ai (Arbeni) u afrua dhe më tha të vija te shtëpia e tij për të parë kompjuterin, pasi tha se nuk punonte mirë. I thashë ‘nuk mundem se kam punë, kam shtëpinë vetëm’.

Por ai u inatos shumë dhe më urdhëroi të shkoja urgjent ta shikoja çfarë kishte kompjuteri që nuk punonte. Kur u futa brenda, më tha ‘nuk ke për të dalë më jashtë, do rrish këtu sa të them unë’. Mbante një thikë në dorë dhe më kërcënonte se do të më vriste nëse tentoja të dilja nga shtëpia. Nuk më preku fare me dorë. Pas pak kohësh, dëgjuam se përjashta kishte ardhur policia. Në oborr ishin disa policë, disa flisnin me Arbenin, ndërsa të tjerët u futën dhe më morën me shpejtësi, duke më nxjerrë jashtë menjëherë. U tremba shumë, sepse Arbeni njihet si person problematik në zonën tonë”, ka pohuar ndër të tjera për policinë 11­ vjeçarja, në prani të psikologes. Sakaq, Arben Kabashi, i cili rrëmbeu kushërirën e tij të mitur, duke e mbajtur peng për afro dy orë në banesën e tij, ndodhet në dhomat e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë Durrës. Ai është diagnostikuar nga spitali psikiatrik i Elbasanit me skizofreni dhe banorët e fshatit Rrashbull, ku ndodhi ngjarja, kërkuan me ngulm dy ditë më parë të merreshin masa, pasi 46­ vjeçari mund të përbënte rrezik për ta apo për fëmijët e tyre. Mbi Kabashin rëndon akuza “heqje e paligjshme e lirisë”. Pritet të jepet masa e sigurisë, ndërsa do të vlerësohet nga trupi gjykues edhe fakti i gjendjes së shëndetit mendor të tij. Nuk përjashtohet mundësia që ai të çohet sërish te Psikiatriku./ Panorama.al Leonidha Musaj

Etiketa: Arben Kabashi


Ju sugjerojmë

I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Kronikë

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

21 Dhjetor, 2025 6:30 pm
Digjet banesa në Fier, dyshohet për zjarr të qëllimshëm
Aktualitet

Digjet banesa në Fier, dyshohet për zjarr të qëllimshëm

21 Dhjetor, 2025 6:26 pm
Lapaj i përgjigjet Viktor Zhustit për foton: Më the postoje pa problem…
Aktualitet

Lapaj i përgjigjet Viktor Zhustit për foton: Më the postoje pa problem…

21 Dhjetor, 2025 6:21 pm
Aktori Viktor Zhusti distancohet nga Lapaj: Ma përdori foton për miting
Aktualitet

Aktori Viktor Zhusti distancohet nga Lapaj: Ma përdori foton për miting

21 Dhjetor, 2025 5:38 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Plagosën dy persona në Kukës, shpallen në kërkim vëllezërit

21 Dhjetor, 2025 5:32 pm
Ambasada e SHBA: Mashtrimi për martesë, krim federal me dënime serioze
Aktualitet

Ambasada e SHBA: Mashtrimi për martesë, krim federal me dënime serioze

21 Dhjetor, 2025 4:41 pm
Hoqi nga kantina verën me vlerë miliona euro, në kërkim Eno Agasi
Kronikë

Hoqi nga kantina verën me vlerë miliona euro, në kërkim Eno Agasi

21 Dhjetor, 2025 12:17 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Armë në makinë, arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë

21 Dhjetor, 2025 9:47 am
Aksident në Bradashesh, katër persona të plagosur
Kronikë

Aksident në Bradashesh, katër persona të plagosur

20 Dhjetor, 2025 10:55 pm
Lapaj shfaqet brenda Komisariatit të Policisë pas protestës: Më proceduan penalisht!
Aktualitet

Lapaj shfaqet brenda Komisariatit të Policisë pas protestës: Më proceduan penalisht!

20 Dhjetor, 2025 7:39 pm
Para
Fotolajm/ Ish-drejtuesi i Top Gear pushime në Shqipëri

Fotolajm/ Ish-drejtuesi i Top Gear pushime në Shqipëri

Mërziten mediat serbe: Pse Biden nuk e respektoi flamurin serb si atë të Kosovës

Mërziten mediat serbe: Pse Biden nuk e respektoi flamurin serb si atë të Kosovës

Historia/ E rrëmbyen në rrugë dhe e detyruan të prostituonte në sy të fëmijëve

Historia/ E rrëmbyen në rrugë dhe e detyruan të prostituonte në sy të fëmijëve

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Kremlini: Pak gjasa për një marrëveshje paqeje në Ukrainë gjatë Krishtlindjes

Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
21 Dhjetor, 2025

Një zyrtar i lartë i Kremlinit ka minimizuar shanset për një përparim të madh në bisedimet e paqes në Ukrainë,...

Lexo më shumë

SHBA do të ndërmarrë masa më të rrepta për emigracionin e paligjshëm në 2026-ën

Trump: SHBA do të godasë ISIS-in pas vrasjes së tre amerikanëve në Siri
21 Dhjetor, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po përgatitet për një goditje më agresive ndaj emigracionit në vitin 2026 me miliarda dollarë fonde të...

Lexo më shumë

Berisha: Shishe vere me vlerë miliona euro zhduken nga vinoteka e Agasit

“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
21 Dhjetor, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha, reagoi duke e denoncuar si një vjedhje të rëndë shtetërore. Përmes një postimi në Facebook,...

Lexo më shumë

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
21 Dhjetor, 2025

Një 45-vjeçar është gjetur i plagosur me thikë në sektorin Hekurudha të lagjes 13 në Durrës mbrëmjen e sotme. 45-vjeçari...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com