Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mërziten mediat serbe: Pse Biden nuk e respektoi flamurin serb si atë të Kosovës

2016/08/18 at 12:50 AM
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mërziten mediat serbe: Pse Biden nuk e respektoi flamurin serb si atë të Kosovës

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, Joseph Biden, gjatë vizitës së fundit në Beograd, në pritjen ceremoniale para pallatit “Serbi”, në parakalimin para gardës kombëtare, nuk e ka parë fare flamurin serb.


Ky veprim i zëvendëspresidentit amerikan, ka ngjallur reagime të mëdha tek mediat serbe.

Udhëheqësit e protokollit në Ministrinë e Jashtme të Serbisë, në një deklaratë për shtyp kanë thënë se është obligim që pas himnit të flamurit, personalitetet e ndryshme pas kalimit nëpër tapetin e kuq para gardës ushtarake të Serbisë, të ndalen para flamurit serb dhe të përkulin kokën.

Në rastin e Biden-it, ai vetëm ka kaluar, ndërsa kryeministri i Serbisë është ndalur për të respektuar këtë flamur.

Në vizitën e parë të numrit dy të Amerikës, siç raportojnë mediat serbe, gjatë kohës kur Presidenti i vendit ishte Boris Tadiq, Biden kishte përshendetur flamurin serb, pasi ish kreu i Serbisë e kishte udhëzuar me dorë, transmeton lajmi.net

Në një tekst të mediumit serb “B92” paraqitet se si lider të tjerë botërorë, gjatë vizitës në Serbi, kanë përshëndetur flamurin serb. Bëhet fjalë për Kancelaren gjermane, Angela Merkel, Presidentin e Kinës Xi Jinping dhe atë rus Vladimir Putin.

Në disa tituj të mediave serbe është shkruar se si Biden gjatë vizitës në Kosovë ka bërë të kundërtën, pra e ka përshëndetur flamurin e Kosovës, por vetëm duke e vënë dorën në zemër. Por në rastin e arritjes së Biden-it në aeroportin e Prishtinës, garda ceremoniale FSK-së, mbante dy flamujt, atë të Kosovës dhe ShBA-së, gjë që nuk ka ndodhur në Serbi, pra aty ndodhej vetëm flamuri serb.

Në sqarimet e protokollit për pritje të presidentëve të huaj në SHBA, në disa raste, thuhet se kur një lider i një shteti tjetër viziton Shtëpinë e Bardhë në Uashington, përveç pjesës tjetër ceremoniale, aty vendosen edhe flamujt e dy shteteve, të atij nikoqir edhe të shtetit të mysafirit.

Raste të njëjta të protokollit të vizitave ndërshtetërore kanë edhe shumë shtete tjera. Në rastin e vizitës së liderëve botërorë në Serbi, prezenca e vetme e flamurit të shtetit nikoqir pa atë të mysafirit, ka gjasa Biden të mos ndalet për ta përshëndetur këtë simbol shtetëror.

Etiketa: BidenProtokolloserbi


Ju sugjerojmë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë
Aktualitet

Dita e 31-të e protestës në Tiranë

30 Qershor, 2026 8:24 pm
Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim
Aktualitet

Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim

30 Qershor, 2026 6:54 pm
Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…
Aktualitet

5 mijë lekë bonus për pensionistët, Rama: Pasqyrë e një vendi ku ekonomia rritet

30 Qershor, 2026 5:49 pm
Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve
Politikë

Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

30 Qershor, 2026 5:24 pm
Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët
Aktualitet

Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët

30 Qershor, 2026 5:21 pm
Berisha: Jam këtu për të kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Ramës
Kryesore

Tensione në protestën para parlamentit, Berisha: Egërsi shtazore

30 Qershor, 2026 3:51 pm
Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Rama poston mesazhin e qytetarit: As mos e ço nëpër mend të dorëhiqesh

30 Qershor, 2026 2:59 pm
Rama: Do bëjmë çmos që investimet e huaja të shtohen
Kryesore

Rama: Do bëjmë çmos që investimet e huaja të shtohen

30 Qershor, 2026 2:52 pm
Protesta para Kuvendit/ Disa të shoqëruar, mes tyre Dritan Goxhaj
Aktualitet

Protesta para Kuvendit/ Disa të shoqëruar, mes tyre Dritan Goxhaj

30 Qershor, 2026 1:48 pm
Qytetarët godasin me vezë makinat e ministrave, përplasje fizike me Policinë
Aktualitet

Qytetarët godasin me vezë makinat e ministrave, përplasje fizike me Policinë

30 Qershor, 2026 12:22 pm
Para
Historia/ E rrëmbyen në rrugë dhe e detyruan të prostituonte në sy të fëmijëve

Historia/ E rrëmbyen në rrugë dhe e detyruan të prostituonte në sy të fëmijëve

Fotolajm/ Bie në shinat e metrosë, ja heroi që e shpëtoi nga vdekja e sigurtë

Fotolajm/ Bie në shinat e metrosë, ja heroi që e shpëtoi nga vdekja e sigurtë

“Zogu” i Tunës ka një të dashur të ri, ja kush është …

"Zogu" i Tunës ka një të dashur të ri, ja kush është ...

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë
30 Qershor, 2026

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën po vijon të shkaktojë pasoja edhe në Itali. Sipas të...

Lexo më shumë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë
30 Qershor, 2026

Këtë të martë po mbahet dita e 31-të e tubimit në Tiranë. Protesta nisi që në mëngjes, ku disa qytetarë...

Lexo më shumë

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako
30 Qershor, 2026

Në verën e vitit 2022, Mykhailo Tkach, gazetar investigativ i së përditshmes Ukrainska Pravda, udhëtoi në jug të Francës. Ai...

Lexo më shumë

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit
30 Qershor, 2026

Azilkërkuesit në Britaninë e Madhe mund të detyrohen t’i kthejnë shtetit deri në 10 mijë paund, për shpenzimet e akomodimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}