Pasi u miratuan ditën e djeshme në Kuvend, këtë të martë u betuan përpara Presidentit të Republikës anëtarët e rinj të Këshillit të Ministrave.
Adea Pirdeni u betua si Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Blendi Gonxhja, si Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Ervin Mete, Ministër i Financave.
Presidenti i Republikës, u dorëzoi ministrave dekretin përkatës të emërimit duke i uruar suksese në detyrën e tyre.