Avokati i Ilir Beqarajt dhe Edison Haxhiut, të cilët u lanë në burg pasi dyshohet se janë autorë të vrasjes së Gentian Bejtjës, ka folur për mediat dhe ka thënë se asnjëri prej tyre nuk ka lidhje me ngjarjen.
Ai u shpreh se Prokuroria ka pamjet filmike të Golfit, por nuk e provon dot se nëse është i njëjti me atë që është parë pranë vendngjarjes, në natën e krimit.
“Asnjëri nuk ka lidhje me ngjarjen që ka ndodhur. Provat e prokurorisë janë pamjet filmike të një automjeti, i ngjashëm me atë që u pa në vendngjarje, por nëse është i njëjti, nuk e provojnë dot.
Edhe praninë e Ilir Beqarajt nuk arrin të provojë prokuroria. Ai ka qenë në shtëpi”, tha avokati mbrojtës.